Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
11/17/2017 3:46:38 PM

Kontrolli i Lartë i Shtetit zhvillon vizitë studimore në Zyrën Kombëtare të Auditimit

Në datat 8 dhe 9 nëntor 2017 një grup prej 12 auditorësh të Kontrollit të Lartë të Shqipërisë, kanë zhvilluar vizitë studimore në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Vizita është zhvilluar në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të dyja institucioneve dhe për qëllim kishte njohjen më për së afërmi me bazën ligjore dhe funksionimin e ZKA-së, marrëdhëniet me Parlamentin si dhe mënyrën dhe praktikat e auditimit që nga faza e planifikimit e deri te zbatimi i rekomandimeve. Gjatë kësaj vizite janë mbajtur takime ku  pjesëmarrësit nga të dyja institucionet kanë zhvilluar diskutime interaktive mbi bazën e argumenteve profesionale duke  shpalosur shembuj dhe praktika konkrete të hasura gjatë punës audituese.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Mbahet takimi i EUROSAI për  “Cilësinë e Ajrit” në Gjykatën Evropian të Auditorëve në Luksemburg

Mbahet takimi i EUROSAI për “Cilësinë e Ajrit” në Gjykatën Evropian të Auditorëve në Luksemburg

Me datë 8 dhe 9 Nëntor 2017, në Luxemburg, Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës e përfaqësuar nga auditorët e performancës Drilon Shala dhe Labinot Sadiku mori pjesë në takimin e auditimit të përbashkët evropian “Cilësia e Ajrit” i iniciuar nga EUROSAI dhe i udhëhequr nga Institucioni Suprem i Auditimit (SAI) i Holandës dhe Polonisë. Takimi është  mbajtur në premisat e Gjykatës Evropiane të Auditorëve dhe pjesëmarrës ishin SAI i Polonisë, Holandës, Shqipërisë, Kosovës, Bullgarisë, Estonisë, Hungarisë, Izraelit, Maqedonisë, Moldavisë, Rumanisë, Sllovakisë, Spanjës dhe Zvicrës. Shtet pjesëmarrës në rolin e vëzhguesit ishte edhe SAI i Çekisë. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte vlerësimi i masave të ndërmarra nga shtetet pjesëmarrëse për të adresuar problemin e ndotjes së ajrit. Me fokus janë diskutuar çështjet që kanë të bëjnë me kornizën legjislative, institucionale si dhe monitorimin, zbatimin dhe raportimin e gjendjes së cilësisë së ajrit. Po ashtu, janë diskutuar çështje, si: Analiza kosto – përfitim e politikave mjedisore dhe veçanërisht të cilësisë së ajrit, përzgjedhja e lokacioneve në të cilat janë vendosur stacionet e monitorimit të cilësisë së ajrit, si dhe afatet dhe struktura që çdo SAI do të ndjek për të përgatitur raportin e auditimit të cilat më pastaj do të integrohen në raportin e përbashkët të këtij auditimi. Raportet individuale të auditimit ashtu si edhe “Raporti i Përbashkët” do të theksojnë rëndësinë e problemit të ndotjes së ajrit dhe do i sigurojnë vendimmarrësve një burim të përdorshëm se si ta bëjnë më efektiv sistemin për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Rekomandimet nga auditimi i përbashkët i “Cilësisë së ajrit” do t’i adresohen edhe disa institucioneve të rëndësishme si Komisionit Evropian, Agjencisë Evropiane të Mjedisit etj. Duke e ditur rëndësinë që cilësia e ajrit ka për shëndetin publik, Zyra Kombëtare e Auditimit mbetet e përkushtuar që të përkrah auditimet e kësaj fushe me qëllim që të rris llogaridhënien dhe transparencën lidhur me programet qeveritare në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe mjedisit në Kosovë.
Lexo më shumë
Marrëveshjet për Shërbimet e Veçanta dhe Kontratat e Punës për Detyra Specifike

Marrëveshjet për Shërbimet e Veçanta dhe Kontratat e Punës për Detyra Specifike

Zyra e Kombëtare e Auditimit  ka publikuar raportin e auditimit të pajtueshmërisë dhe performancës “Marrëveshjet për Shërbime të Veçanta  dhe Kontrata Pune për Detyra Specifike. Përmes këtij auditimi, ne synojmë të promovojmë transparencën dhe rrisim llogaridhënien tek autoritetet përgjegjëse lidhur me menaxhimin e Marrëveshjeve për Shërbime të Veçanta/ Kontratave për Punë Specifike dhe t? ofrojmë rekomandime për përmirësim. Organet e administratës publike për kryer punët në mënyrë më efektive në drejtim të përmbushjes së objektivave institucionale dhe kërkesave të qytetarëve përveç numrit të lejuar të punonjësve, mund të angazhojnë edhe zyrtarë tjerë me Marrëveshje për Shërbime të Veçanta /Kontrata Pune për Detyra Specifike. Angazhimi i zyrtarëve duhet të bëhet në bazë të një planifikimi të mirëfilltë të nevojave si dhe monitorimit të rezultateve. Raporti përmban informata mjaft të rëndësishme për të cilat duhet diskutuar, dhe Zyra Kombëtare e Auditimit ka identifikuar mangësi dhe ka nxjerrë këto konkluzione të përgjithshme: Ministritë dhe Komunat e audituara kishin angazhuar punonjës me Marrëveshje për Shërbime të Veçanta /Kontrata Pune për Detyra Specifike pa ndonjë planifikim të mirëfilltë dhe monitorim lidhur me performancën e tyre. Raportimi për stafin e angazhuar me nuk ishte i plotë dhe i saktë. Angazhimi i punonjësve me marrëveshje/kontrata në 2016 ishte rritur krahasuar me vitin 2015, e me këtë janë rritur edhe kostot e financimit të këtyre marrëveshjeve. Për vitet 2015/2016 vetëm nga institucionet e audituara për këtë lloj marrëveshje janë shpenzuar 3,903,597€. Krahasuar me vitin 2015, shpenzimet për këtë lloj angazhimi në 2016 në nivelin qendror ishin rritur për 55%, ndërsa në nivelin lokal ishin rritur për 76%. Me gjithë zhvillimet në drejtim të një menaxhimi më të mirë të burimeve njerëzore ngecjet janë evidente në zbatimin e Marrëveshje/kontrata pune për detyra specifike. Mos vlerësimi i nevojave, mos planifikimi dhe mos zbatimi i kërkesave ligjore gjatë lidhjes së marrëveshjeve të tilla nuk e kanë siguruar administratën publike që angazhimet e tilla kanë përmirësuar performancën dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët. Ministria e Administratës Publike nuk kishte hartuar legjislacionin sekondar/procedurat për këtë lloj angazhimi. Në mungesë të këtyre procedurave, Organizatat buxhetore kanë lidhur marrëveshje për shërbime të veçanta pa ndonjë kriter apo procedurë unike e cila do të siguronte se menaxhimi i tyre është bërë në pajtim me parimin e transparencës, barazisë dhe konkurrencës. Angazhimi përmes marrëveshjeve në shumicën e rasteve nuk është bërë në pajtueshmëri me kërkesat ligjore. Shumica e të angazhuarve ishin për mbulimin e pozitave të rregullta dhe për shërbimet/punët të cilat duhej t’i kontraktoheshin përmes procedurave të prokurimit e jo për punë  apo detyra specifike. Raportin e plotë mund ta lexoni në ueb faqen tonë: www.zka-rks.org
Lexo më shumë