Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
7/1/2009 10:22:28 AM

PËR INFORMIM TUAJIN

Të nderuar Zonja/Zotërinj,

Siç mund edhe ta dini Auditori i Përgjithshëm është në proces të finalizimit të sezonit të auditimit 2008/09.

Brenda tri javëve të ardhshme ne do të publikojmë raportet tona  mbi Pasqyrat Financiare Vjetore të shpenzuesve buxhetor dhe menaxhimin e tyre të ekzekutimit të buxhetit gjatë vitit 2008.

24 raporte të Auditimit të Rregullsisë dhe përpos këtyre edhe 2 Raporte të Auditimit të Performancës do të prezantohen.

Gjatë javës së kaluar ne veç se kemi publikuar një raport të auditimit të Rregullsisë për Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe një raport të auditimit të performances, të fokusuar në efikasitet dhe besueshmëri të sistemit për pensione tek personat me aftësi të kufizuar për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Të gjitha raportet mund të gjinden në ueb-faqen e ZAP-së www.ks-gov.net/oag .

Për më shumë informata mos hezitoni të na kontaktoni:

Ilire Daija,

Tel: 044 157 022

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Konferenca mbi Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike

Konferenca mbi Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Z. Lage Olofsson ka marrë pjesë në Konferencën e mbajtur në Bruksel 28-29 Shtator 2009 për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike. Drejtorati i Përgjithshëm për Buxhet ka organizuar konferencë për të vlerësuar çasjen e Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike përgjatë dhjetë viteve të fundit dhe më në veçanti përvojat e përfituara në Shtetet e reja Anëtare si bazë për zhvillim të mëtutjeshëm të koncepteve dhe çasjeve.

 

Lexo më shumë
Takim njoftues i Auditorit të Përgjithshëm Z.Lage Olofsson me Presidentin e Kosovës Z.Fatmir Sejdiu

Takim njoftues i Auditorit të Përgjithshëm Z.Lage Olofsson me Presidentin e Kosovës Z.Fatmir Sejdiu

“Është interes yni nacional që institucionet e vendit të forcohen dhe të punojnë duke e respektuar me përpikëri kushtetutshmërinë dhe ligjin”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi që pati sot me Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës, z. Lage Olofsson.



Duke e cilësuar të rëndësisë së veçantë punën e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, President Sejdiu vlerësoi se pavarësia dhe objektiviteti duhet të jenë moto e punës së këtij institucioni.

Ndërkaq, z. Olofsson tha se ndihej i nderuar që kishte mundësinë për t'i ndihmuar Kosovës dhe popullit të saj për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe transparente.

“E di që detyra ime është një sfidë mjaft e madhe, por unë dhe ekipi im jemi të vendosur ta përmbyllim me sukses misionin tonë”, pohoi z. Olofsson.

 

Lexo më shumë