Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
2/28/2018 3:55:22 PM

Auditori i Përgjithshëm mori pjesë në konferencën e Institutit GAP “Efektet e Ligjit për faljen e borxheve"

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, mori pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti GAP, me rastin e publikimit të Analizës “ Efektet e ligjit për faljen e borxheve”. Z. Osmani, në fjalën e tij, ka vlerësuar raportin e publikuar nga Instituti GAP, si një analizë të rëndësishme  dhe që ofron mjaft informata për publikun e gjerë por edhe për të gjithë akterët të cilët ligji për faljen e borxheve i bën përgjegjës për implementimin e tij. Auditori i Përgjithshëm, më tutje ka theksuar se auditimet nga Zyra Kombëtare e Auditimit kanë nxjerrë që menaxhimi i obligimeve që dalin nga ky ligj ka qenë i pa qëndrueshëm, pasi dështimi kryesor është bërë në zbatimin e nenit 5 të ligjit, ku kërkohet nga të gjitha ndërmarrjet publike dhe institucionet shtetërore të krijojnë listat e personave që do të mund të përfitonin nga ky ligj. Sipas, z. Osmani vetëm ATK dhe Dogana kanë përpiluar listat e tyre. Me qëllim të përmirësimit të transparencës dhe mbledhjes së detyrimeve, si dhe për të rritur përgjegjësinë e konsumatorëve, Instituti GAP në këtë raport nxjerr rekomandime adresuar  për Ministrinë e Financave, Zyrën Kombëtare të Auditimit, dhe Qeverinë e Kosovës. Lidhur me këtë, Auditori i Përgjithshëm, theksoi se do ta marrë në shqyrtim që në planin e punës 2018/2019 të përfshijë edhe auditimin e performancës për implementimin e ligjit për faljen e borxheve. Në këtë konferencë morën pjesë edhe zëvendësministri i Financave, z. Fatmir Gashi, drejtori i Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, z. Raif Preteni, dhe përfaqësues të ndërmarrjeve publike, komunave dhe institucioneve të tjera publike.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditori i Përgjithshëm mori pjesë në Konferencën Vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë

Auditori i Përgjithshëm mori pjesë në Konferencën Vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë

Me 15 shkurt 2018, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, mori pjesë në Konferencën Vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë, ku është prezantuar veprimtaria e Institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2017, të arriturat, sfidat dhe ndikimin që auditimet kanë pasur në përmirësimin e menaxhimit të fondeve publike. Auditori i Përgjithshëm, në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, ka uruar homologun e tij për të arriturat  e KLSH-së gjatë vitit 2017, cilësinë në auditim dhe ndikimin në forcimin e llogaridhënies dhe transparencës së institucioneve publike. Z. Osmani tha – “Misioni i institucioneve supreme të auditimit dhe puna e auditorëve është sa fisnike aq edhe sfiduese. Zbatimi i standardeve ndërkombëtare në fushën e auditimit dhe kontabilitetit kërkon përpjekje dhe angazhim të vazhdueshëm profesional si nga institucionet audituese ashtu edhe nga entitetet e audituara. Prandaj, ne mund ta shpallim të suksesshëm misionin tonë, vetëm atëherë kur arrijmë që integritetin dhe kredibilitetin e institucioneve tona ta bartim efektivisht edhe tek administrata publike” Ai, ka shprehur falënderimin e tij për Kryetarin Leskaj për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me dy institucioneve duke theksuar se një praktikë e tillë duhet tu shërbejë si shembull mekanizmave tjerë institucionalë të dy vendeve tona. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, Rektorja e Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, Kseanela Sotirofski, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm i Zyrës Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë Naser Ademi, Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave Anastas Angjeli, dhe përfaqësues nga komuniteti ndërkombëtar në Shqipëri, shoqëris civile dhe mediat.  
Lexo më shumë
Dy auditore të Zyrës Kombëtare të Auditimit përfitojnë nga përvoja amerikane në auditim

Dy auditore të Zyrës Kombëtare të Auditimit përfitojnë nga përvoja amerikane në auditim

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Shkëlqesinë e tij, Greg Delawie dhe Drejtorin e Përgjithshëm të USAID në Kosovë, James Hope. Z. Osmani e ka informuar Ambasadorin Delawie, mbi mandatin, aktivitetet audituese dhe objektivat strategjike të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të qeverisjes së mirë dhe rritjes së llogaridhënies në institucionet publike të Kosovës. Ai ka theksuar se raportet e auditimit janë mjaft cilësore dhe ofrojnë informata dhe rekomandime të mjaftueshme për Kuvendin e Kosovës, Qeverinë dhe të gjitha organizatat buxhetore për menaxhimin e shëndoshë të parasë publike dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarët. Auditori i Përgjithshëm e ka falënderuar Ambasadorin Delawie për ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi i kanë dhënë institucioneve të Kosovës, veçanërisht mbështetjen dhe partneritetin me Zyrën Kombëtare të Auditimit përmes projekteve të USAID në trajnimin e stafit për detektimin e aktiviteteve të mashtrimit dhe korrupsionit dhe rritjen e efektivitetit dhe transparencës në nivelin lokal. Po ashtu, z. Osmani, ka vlerësuar lart përkrahjen e USAID dhe angazhimin e tyre që për herë të parë dy auditore të ZKA, Donjeta Dreshaj dhe  Laureta Matoshi do të përfitojnë nga programi i punës praktike profesionale në Institucionin Suprem të Auditimit të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërsa, ambasadori Delawie, theksoi se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqizimin dhe zhvillimin profesional të të rinjve në Kosovë dhe në veçanti do të angazhohet në mbështetjen e institucioneve të cilat kanë një rol të rëndësishëm në parandalimin e korrupsionit dhe dekurajojnë praktika jo të mira në administratën publike. Ai ka uruar dy auditoret, duke ju dëshiruar që të sjellin në shtëpi praktikat më të mira të menaxhimit të financave publike në SHBA.
Lexo më shumë