Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
2/16/2018 2:20:57 PM

Auditori i Përgjithshëm mori pjesë në Konferencën Vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë

Me 15 shkurt 2018, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, mori pjesë në Konferencën Vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë, ku është prezantuar veprimtaria e Institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2017, të arriturat, sfidat dhe ndikimin që auditimet kanë pasur në përmirësimin e menaxhimit të fondeve publike. Auditori i Përgjithshëm, në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, ka uruar homologun e tij për të arriturat  e KLSH-së gjatë vitit 2017, cilësinë në auditim dhe ndikimin në forcimin e llogaridhënies dhe transparencës së institucioneve publike. Z. Osmani tha – “Misioni i institucioneve supreme të auditimit dhe puna e auditorëve është sa fisnike aq edhe sfiduese. Zbatimi i standardeve ndërkombëtare në fushën e auditimit dhe kontabilitetit kërkon përpjekje dhe angazhim të vazhdueshëm profesional si nga institucionet audituese ashtu edhe nga entitetet e audituara. Prandaj, ne mund ta shpallim të suksesshëm misionin tonë, vetëm atëherë kur arrijmë që integritetin dhe kredibilitetin e institucioneve tona ta bartim efektivisht edhe tek administrata publike” Ai, ka shprehur falënderimin e tij për Kryetarin Leskaj për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me dy institucioneve duke theksuar se një praktikë e tillë duhet tu shërbejë si shembull mekanizmave tjerë institucionalë të dy vendeve tona. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, Rektorja e Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, Kseanela Sotirofski, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm i Zyrës Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë Naser Ademi, Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave Anastas Angjeli, dhe përfaqësues nga komuniteti ndërkombëtar në Shqipëri, shoqëris civile dhe mediat.  

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit vizitë zyrtare në Zyrën e Auditimit të Polonisë

Delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit vizitë zyrtare në Zyrën e Auditimit të Polonisë

Në datat 13 – 14 shkurt 2018, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës ka zhvilluar vizitë zyrtare në Zyrën Supreme të Auditimit të Polonisë. Gjatë qëndrimit në Varshavë, z. Osmani ka takuar Presidentin e Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë, z. Krzysztof Kwiatkowski, Zëvendës Presidentin e kësaj Zyre, z. Wojciech Kutyla si dhe zyrtarë të tjerë. Qëllimi i vizitës ishte fuqizimi dhe bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy institucioneve dhe  aktivitetet konkrete në kuadër të realizimit të Projektit të Binjakëzimit në mes të Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, mbështetur nga Zyra e BE-së në Kosovë. Projekti ka dy komponentë kryesore që përqendrohen në qasjen dhe metodologjinë e auditimit të Ndërmarrjeve Publike, të zhvilluara dhe me mbështetje të Divizionit për Menaxhimin e Cilësisë në Auditim dhe atij të auditimit të Ndërmarrjeve Publike. Përveç kësaj bashkëbiseduesit u pajtuan që bashkëpunimi në fusha të ndryshme të auditimit të forcohet më tutje me qëllim të shkëmbimit të informatave, përvojave dhe praktikave të mira në interes të ngritjes së nivelit të cilësisë së auditimit të jashtëm në të dyja vendet.
Lexo më shumë
Auditori i Përgjithshëm mori pjesë në konferencën e Institutit GAP “Efektet e Ligjit për faljen e borxheve"

Auditori i Përgjithshëm mori pjesë në konferencën e Institutit GAP “Efektet e Ligjit për faljen e borxheve"

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, mori pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti GAP, me rastin e publikimit të Analizës “ Efektet e ligjit për faljen e borxheve”. Z. Osmani, në fjalën e tij, ka vlerësuar raportin e publikuar nga Instituti GAP, si një analizë të rëndësishme  dhe që ofron mjaft informata për publikun e gjerë por edhe për të gjithë akterët të cilët ligji për faljen e borxheve i bën përgjegjës për implementimin e tij. Auditori i Përgjithshëm, më tutje ka theksuar se auditimet nga Zyra Kombëtare e Auditimit kanë nxjerrë që menaxhimi i obligimeve që dalin nga ky ligj ka qenë i pa qëndrueshëm, pasi dështimi kryesor është bërë në zbatimin e nenit 5 të ligjit, ku kërkohet nga të gjitha ndërmarrjet publike dhe institucionet shtetërore të krijojnë listat e personave që do të mund të përfitonin nga ky ligj. Sipas, z. Osmani vetëm ATK dhe Dogana kanë përpiluar listat e tyre. Me qëllim të përmirësimit të transparencës dhe mbledhjes së detyrimeve, si dhe për të rritur përgjegjësinë e konsumatorëve, Instituti GAP në këtë raport nxjerr rekomandime adresuar  për Ministrinë e Financave, Zyrën Kombëtare të Auditimit, dhe Qeverinë e Kosovës. Lidhur me këtë, Auditori i Përgjithshëm, theksoi se do ta marrë në shqyrtim që në planin e punës 2018/2019 të përfshijë edhe auditimin e performancës për implementimin e ligjit për faljen e borxheve. Në këtë konferencë morën pjesë edhe zëvendësministri i Financave, z. Fatmir Gashi, drejtori i Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, z. Raif Preteni, dhe përfaqësues të ndërmarrjeve publike, komunave dhe institucioneve të tjera publike.
Lexo më shumë