Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
4/11/2018 8:15:08 AM

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës dhe homologët e tij priten nga Kryetari i Parlamentit të Kuvajtit

Gjatë qëndrimit në Kuvajt, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës z. Besnik Osmani, dhe udhëheqësit e institucioneve supreme të auditimit pjesëmarrës në Konferencën “Auditimi mbi bazën e rrezikut”, janë pritur nga Kryetari i Parlamentit të Kuvajtit  z. Marzouq Al-Ghanim, si dhe nga anëtarët e Komisionit parlamentar për çështje financiare dhe ekonomike të Parlamentit të Kuvajtit. Temë qendrore e këtyre takimeve ka qenë bashkëpunimi në mes të parlamenteve dhe institucioneve supreme të audimit, si dhe për rëndësinë që ka auditimi i jashtëm në menaxhimin e mirë të fondeve publike nga institucionet e shtetit. Një theks i veçantë gjatë takimit u vu sidomos tek roli i Parlamentit në zbatimin e rekomandimeve të auditimit nga ana e subjekteve të audituara dhe ndikimi në rritjen e transparencës dhe sigurimin e qytetarëve që paratë e taksapaguesve po përdoren në mënyrë të drejtë dhe të përgjegjshme. Sot delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës i udhëhequr nga Auditori i Përgjithshëm z. Besnik Osmani do të realizojë vizitë bilaterale në Mbretërinë e Arabisë Saudite ku do t’i takojë udhëheqësit e lartë të Byrosë së Përgjithshme të Auditimit të këtij vendi.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton në Konferencën Shkencore  “Auditimi mbi Bazën e Rrezikut” në Kuvajt

Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton në Konferencën Shkencore “Auditimi mbi Bazën e Rrezikut” në Kuvajt

Delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit, në mesin e shumë vendeve tjera, po merr pjesë në Konferencën Shkencore me temën “Auditimi mbi bazën e rrezikut” që është organizim i përbashkët i Byrosë Shtetërore të Auditimit  të Kuvajtit dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë. Në këtë konferencë janë prezantuar përvojat dhe praktikat më të mira të institucioneve supreme të auditimit lidhur me auditimin mbi bazën e rrezikut, rrezikun institucional dhe menaxhimin e të dhënave masive dixhitale (Big data). Në një takim të vecantë mes Auditorit të Përgjitshëm të Kuvajtit z. Adel Abdulaziz Al-Sarawi dhe Auditorit të Përgjitshëm të Kosovës, z. Besnik Osmani, dy krerët e institucioneve janë dakorduar për format konkrete të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e auditimit, sidomos në përparimin e auditimeve të përformancës, përdorimit të të dhënave masive për qëllimet e auditimit sikurse edhe auditimet e sektorit bankar. Z. Ilir Salihu, Zëvendës i Auditorit të Përgjitshëm dhe Liridona Berisha, Auditore, në emër të Zyrës Kombëtare të Auditimit kanë prezentuar dy analiza lidhur me sfidat dhe teknikat e auditimit mbi bazën e rrezikut si dhe gjendjen reale mbi rreziqet me të cilat përballen institucionet supreme të auditimit – rasti i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Gjatë kësaj Konference janë prezentuar përvojat e institucioneve supreme të auditimit të vendeve pjesëmarrëse si dhe të institucioneve tjera nga Kuvajti. Konferenca pritet të nxjerr një numër të rekomandimeve dhe produktet e prezentuara do të botohen me qëllim të promovimit të auditimit dhe përdorimit të gjerë edhe nga institucionet tjera supreme të auditimit.
Lexo më shumë
Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës fillon bashkëpunimin me Byronë e Përgjithshme të Auditimit të Mbretërisë së Arabisë Saudite

Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës fillon bashkëpunimin me Byronë e Përgjithshme të Auditimit të Mbretërisë së Arabisë Saudite

Sot delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës i udhëhequr nga Auditori i Përgjithshëm z. Besnik Osmani ka zhvilluar një vizitë bilaterale në Byronë e Përgjithshme të Auditimit të Mbretërisë së Arabisë Saudite. Në këtë takim, z. Osmani është pritur nga kreu i këtij institucioni dhe zyrtarë tjerë të lartë, ku është biseduar për vendosjen e bashkëpunimit reciprok në mes të dy institucioneve supreme të auditimit. Të dy krerët e institucioneve gjatë takimit kanë biseduar edhe për  koordinimin dhe angazhimin e përbashkët për aktivitetet ndërkombëtare me interes të dyanshëm sipas kornizës së planifikuar në kuadër të INTOSAI. Në këtë takim z. Osmani shoqërohej nga z. Ilir Salihu zëvendës auditor i përgjithshëm dhe z. Vahid Haxhiu, sekretar i dytë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Riad.  
Lexo më shumë