Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
4/12/2018 12:24:15 PM

Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës fillon bashkëpunimin me Byronë e Përgjithshme të Auditimit të Mbretërisë së Arabisë Saudite

Sot delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës i udhëhequr nga Auditori i Përgjithshëm z. Besnik Osmani ka zhvilluar një vizitë bilaterale në Byronë e Përgjithshme të Auditimit të Mbretërisë së Arabisë Saudite. Në këtë takim, z. Osmani është pritur nga kreu i këtij institucioni dhe zyrtarë tjerë të lartë, ku është biseduar për vendosjen e bashkëpunimit reciprok në mes të dy institucioneve supreme të auditimit. Të dy krerët e institucioneve gjatë takimit kanë biseduar edhe për  koordinimin dhe angazhimin e përbashkët për aktivitetet ndërkombëtare me interes të dyanshëm sipas kornizës së planifikuar në kuadër të INTOSAI. Në këtë takim z. Osmani shoqërohej nga z. Ilir Salihu zëvendës auditor i përgjithshëm dhe z. Vahid Haxhiu, sekretar i dytë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Riad.  

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës dhe homologët e tij priten nga Kryetari i Parlamentit të Kuvajtit

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës dhe homologët e tij priten nga Kryetari i Parlamentit të Kuvajtit

Gjatë qëndrimit në Kuvajt, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës z. Besnik Osmani, dhe udhëheqësit e institucioneve supreme të auditimit pjesëmarrës në Konferencën “Auditimi mbi bazën e rrezikut”, janë pritur nga Kryetari i Parlamentit të Kuvajtit  z. Marzouq Al-Ghanim, si dhe nga anëtarët e Komisionit parlamentar për çështje financiare dhe ekonomike të Parlamentit të Kuvajtit. Temë qendrore e këtyre takimeve ka qenë bashkëpunimi në mes të parlamenteve dhe institucioneve supreme të audimit, si dhe për rëndësinë që ka auditimi i jashtëm në menaxhimin e mirë të fondeve publike nga institucionet e shtetit. Një theks i veçantë gjatë takimit u vu sidomos tek roli i Parlamentit në zbatimin e rekomandimeve të auditimit nga ana e subjekteve të audituara dhe ndikimi në rritjen e transparencës dhe sigurimin e qytetarëve që paratë e taksapaguesve po përdoren në mënyrë të drejtë dhe të përgjegjshme. Sot delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës i udhëhequr nga Auditori i Përgjithshëm z. Besnik Osmani do të realizojë vizitë bilaterale në Mbretërinë e Arabisë Saudite ku do t’i takojë udhëheqësit e lartë të Byrosë së Përgjithshme të Auditimit të këtij vendi.
Lexo më shumë
Sqarim nga Zyra Kombëtare e Auditimit

Sqarim nga Zyra Kombëtare e Auditimit

Zyra Kombëtare e Auditimit dëshiron të sqarojë për opinionin e gjerë se lidhur me informacionin e publikuar në portalin lajmi.net, me datë 18 prill 2018, në artikullin “Ekskluzive: Kallëzim penal për rastin e diplomatëve kosovarë që iu ka skaduar mandati (Emrat)”, nuk ka bërë asnjë kallëzim penal sikurse thuhet në artikull. Zyra Kombëtare e Auditimit është në fazën finale të auditimit për vitin financiar 2017 për të gjitha organizatat buxhetore, përfshirë Ministrinë e Punëve të Jashtme. Asnjë informatë lidhur me këtë auditim nuk është shpalosur ende. Sipas standardeve ndërkombëtare për auditim në sektorin publik, Zyra Kombëtare e Auditimit nuk do të jap asnjë koment para se raportet e auditimit të jenë finale dhe të publikohen në uebfaqen tonë. Zyra Kombëtare e Auditimit shpreh konsideratën e saj për bashkëpunimin korrekt të mediave dhe për hapësirën mediale që ato ndajnë për prezantimin e punës së ZKA-së. Në interes të informimit sa më të saktë dhe të drejtë të publikut, jemi gjithmonë të gatshëm të sqarojmë çështjet që lidhen me punën audituese dhe aktivitetin e institucionit tonë.
Lexo më shumë