Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
4/19/2018 1:49:10 PM

Sqarim nga Zyra Kombëtare e Auditimit

Zyra Kombëtare e Auditimit dëshiron të sqarojë për opinionin e gjerë se lidhur me informacionin e publikuar në portalin lajmi.net, me datë 18 prill 2018, në artikullin “Ekskluzive: Kallëzim penal për rastin e diplomatëve kosovarë që iu ka skaduar mandati (Emrat)”, nuk ka bërë asnjë kallëzim penal sikurse thuhet në artikull. Zyra Kombëtare e Auditimit është në fazën finale të auditimit për vitin financiar 2017 për të gjitha organizatat buxhetore, përfshirë Ministrinë e Punëve të Jashtme. Asnjë informatë lidhur me këtë auditim nuk është shpalosur ende. Sipas standardeve ndërkombëtare për auditim në sektorin publik, Zyra Kombëtare e Auditimit nuk do të jap asnjë koment para se raportet e auditimit të jenë finale dhe të publikohen në uebfaqen tonë. Zyra Kombëtare e Auditimit shpreh konsideratën e saj për bashkëpunimin korrekt të mediave dhe për hapësirën mediale që ato ndajnë për prezantimin e punës së ZKA-së. Në interes të informimit sa më të saktë dhe të drejtë të publikut, jemi gjithmonë të gatshëm të sqarojmë çështjet që lidhen me punën audituese dhe aktivitetin e institucionit tonë.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës fillon bashkëpunimin me Byronë e Përgjithshme të Auditimit të Mbretërisë së Arabisë Saudite

Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës fillon bashkëpunimin me Byronë e Përgjithshme të Auditimit të Mbretërisë së Arabisë Saudite

Sot delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës i udhëhequr nga Auditori i Përgjithshëm z. Besnik Osmani ka zhvilluar një vizitë bilaterale në Byronë e Përgjithshme të Auditimit të Mbretërisë së Arabisë Saudite. Në këtë takim, z. Osmani është pritur nga kreu i këtij institucioni dhe zyrtarë tjerë të lartë, ku është biseduar për vendosjen e bashkëpunimit reciprok në mes të dy institucioneve supreme të auditimit. Të dy krerët e institucioneve gjatë takimit kanë biseduar edhe për  koordinimin dhe angazhimin e përbashkët për aktivitetet ndërkombëtare me interes të dyanshëm sipas kornizës së planifikuar në kuadër të INTOSAI. Në këtë takim z. Osmani shoqërohej nga z. Ilir Salihu zëvendës auditor i përgjithshëm dhe z. Vahid Haxhiu, sekretar i dytë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Riad.  
Lexo më shumë
Zyra Kombëtare e Auditimit intensifikon bashkëpunimin ndërkombëtar

Zyra Kombëtare e Auditimit intensifikon bashkëpunimin ndërkombëtar

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, z. Besnik Osmani, ka pritur për vizitë zyrtare dy ditore z. Seyit Ahmet Bas, President i Organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI) dhe Institucionit Suprem të Auditimit të Turqisë, me bashkëpunëtorë. Gjatë takimit bilateral është biseduar për forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve supreme të auditimit që u formalizua me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit nga krerët e dy institucioneve. Me këtë rast z. Osmani theksoi se objektivat kryesore të bashkëpunimit janë zbatimi i plotë i standardeve ndërkombëtare të auditimit në sektorin publik dhe praktikave të mira ndërkombëtare dhe shkëmbimi i përvojave në ngritjen e kapaciteteve institucionale, avancimin e metodologjisë dhe procedurave të auditimit të jashtëm. Nga ana e tij z. Ahmet Bas, ka siguruar Auditorin e Përgjithshëm për përkrahjen profesionale, në aspektin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përkrahjen për Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës në integrimin në organizmat rajonale dhe ndërkombëtare të institucioneve supreme të auditimit.  
Lexo më shumë