Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
5/4/2018 9:57:49 AM

Vlera për para në prokurimet e centralizuara, pjesa e parë

Agjencia Qendrore e Prokurimit rrezikon të humbë 2.6 milion euro Edhe pse Agjencia Qendrore e Prokurimit është themeluar për të kursyer paratë e buxhetit të Kosovës përmes blerjeve me shumicë, raporti i fundit i Zyrës Kombëtare të Auditimit tregon se ekziston rreziku që furnitorët të paguhen pa dorëzuar mallra. Gjithashtu në disa raste çmimet e AQP-së ishin më të larta se çmimet individuale të institucioneve publike. Agjencia Qendrore e Prokurimit ka disa kontrata përfshirë kontratën për letër, goma dhe material zyrtar. Bazuar në informatat që merr nga institucionet publike (Ministritë, Komunat,  etj.), AQP kontrakton sasinë dhe çmimin e kontratës. Raporti i performancës tregon se AQP nuk kishte pasur informata të mjaftueshme për të marrë vendim lidhur me sasinë e nevojshme të kontratës. Në fakt vendimi është marrë duke u bazuar në informatat e ofruara nga 80 për qind e këtyre institucioneve, pjesa tjetër ishte vendosur me hamendje. Raporti ka gjetur raste të mallrave që kushtojnë më shtrenjtë kur blihen nga AQP se sa nga institucionet në mënyrë individuale. Raporti tregon se në shumicën e rasteve AQP-ja nuk i kishte analizuar kontratat individuale të institucioneve për të parë çmimet me të cilat ato furnizoheshin. Prandaj, për shembull në rastin e letrës, edhe Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës edhe Dogana kishin paguar çmime më të ulëta para se të përfshiheshin në kontratë të centralizuar ndërsa në rastin e karburanteve së paku katër entitete kishin çmime më të ulëta se AQP-ja. Meqë kontratat nuk ishin monitoruar si duhet dhe nuk kishte pasur masa parandaluese, furnitorët mund të kërkojnë kompensim prej 2.6 milion eurosh për mallrat që janë kontraktuar por nuk janë porositur. Raportimi i rrallë dhe analizimi edhe më i rrallë i këtyre raporteve ka rezultuar me mungesë të informatave lidhur me progresin e kontratave dhe ka çuar në mungesë të masave korrigjuese. Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani tha: “Është e papranueshme humbja e parave përmes prokurimit të centralizuar. AQP duhet urgjent të ndërmerr masa korrigjuese.” Rëndësia e kësaj çështjeje ka bërë që Auditori i Përgjithshëm të vendosë të kryej një auditim të dytë të këtyre kontratave kur ato të implementohen. Auditimi i ka vlerësuar 8 nga 15 kontratat apo 56% të vlerës së kontraktuar nga AQP gjatë viteve 2015 dhe 2016. Raportin e plotë mund ta lexoni në: www.zka-rks.org

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Prezantimi i raporti “Efektiviteti i sistemit informativ të tatimit në pronë”

Prezantimi i raporti “Efektiviteti i sistemit informativ të tatimit në pronë”

Njoftim për publikun   Zyra Kombëtare e Auditimit, më 8 maj 2018 (e martë) nga ora 13:00-15:00 do ta bëjë prezantimin e raportit të auditimit të performancës “Efektiviteti i sistemit informativ të tatimit në pronë”. Ky prezantimi do të mbahet në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”. Në këtë prezantim të ftuar janë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike, përfaqësues të Ministrisë së Financave, përfaqësues të komunave të Kosovës, përfaqësues nga projekti SIDA, Demos, shoqëria civile, mediat, organizatat ndërkombëtare, si dhe do të jetë i hapur për publikun.  
Lexo më shumë
Projekt plani strategjik tre vjeçar i Zyrës Kombëtare të Auditimit diskutohet me partnerët nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë

Projekt plani strategjik tre vjeçar i Zyrës Kombëtare të Auditimit diskutohet me partnerët nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë

Në datat 24 – 26 prill 2018, një grup i menaxhmentit të lartë të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës kanë qëndruar në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë me qëllim të diskutimit të hollësishëm të projektit të Planit strategjik tre vjeçar të ZKA-së. Në takimet e zhvilluara me ekspertë nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë është biseduar për qasjen strategjike të ZKA-së, indikatorët e performancës dhe mënyrën  e komunikimit dhe koordinimit me akterët e brendshëm dhe të jashtëm në zbatimin e planit. Përvoja dhe ekspertiza e ofruar nga partnerët suedezë ishte mjaft e vlefshme për të avancuar më tutje dokumentin dhe për të vendosur objektiva të matshme dhe të arritshme. Në kuadër të kësaj vizite janë zhvilluar edhe takime të ndara që lidhen me realizimin e aktiviteteve të planifikuara në kuadër të projektit të bashkëpunimit. Këto takime kishin të bënin me komponentin e projektit për auditimet e performancës dhe menaxhimin e burimeve njerëzore.  
Lexo më shumë