Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
10/20/2008 3:17:29 PM

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës përfaqëson Kosovën në Konferencën e EURORAI-it

Përfaqësues të Zyrës se Auditorit të Përgjithshëm me datë; 16 dhe 17 tetor 2008 morën pjesë në Seminarin “Subvencionet publike” i cili u mbajt në qytetin Insbruk të Austrisë. Seminari është organizuar nga Organizata Evropiane e Institucioneve Regjionale të Auditimit (EURORAI).
Pjesëmarrja në këtë Seminar është bërë me ftesë të kësaj organizate.
Në ditën e parë të pjesëmarrjes me datë; 16.10.2008 vizita e përfaqësuesve u karakterizua me një darkë solemne, ku për qellim ishte njohja dhe shkëmbimi i bashkëpunimit me përfaqësues të Zyrave të tjera si motër.
Me datë; 17.10.2008 u zhvillua Seminari “Subvencionet publike” duke u karakterizuar me një pjesëmarrje të ngjeshur të vendeve të rajonit.Në këtë Seminar prezantuan me ligjërimet e tyre përfaqësues nga Zyrat e Austrisë, Katalonisë, Anglisë, Polonisë, Islandës dhe Holandës.
Në takim u theksua rëndësia e auditimit të Subvencioneve publike, metodat e auditimit, standardet dhe elemente të tjera të rëndësishme qe lidhën me këtë kategori financiare.

 
Kosova është anëtare e EURORAI-t qe nga data: 19 tetor 2004 dhe ka zhvilluar kontakte dhe ka marrë pjesë në takime të ndryshme në vazhdimësi.
Megjithatë e veçanta e kësaj pjesëmarrje dhe impresionuese ishte fakti se, Kosova edhe në fushën e auditimit për herë të parë u përfaqësua në cilësinë e Shtetit të Kosovës, duke u identifikuar me Simbolin shtetëror të sajë.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Vizitë zyrtare e delegacionit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit në Shqipëri

Vizitë zyrtare e delegacionit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit në Shqipëri

Nga datat 3-7 Dhjetor 2008, një delegacion i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës zhvilloi për herë të parë një vizitë zyrtare pranë institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit ne Shqipëri .

Delegacioni kryesohej nga z .Qerkin Morina, zëvendës Auditor i Përgjithshëm si edhe nga një numër drejtuesish të departamenteve të ZAP-it.


Gjatë takimit të zhvilluar me Kryetarin e KLSH-së, z. Robert Çeku, u theksua dëshira dhe vullneti i përbashkët që marrëdhëniet dypalëshe të intensifikohen akoma më shumë në të ardhmen. Në këtë kuadër z.Çeku, ofroi përkrahjen dhe mbështetjen te plotë institucionale si dhe asistencën teknike e ligjore që KLSH i ofron Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm në të gjitha strukturat evropiane dhe ndërkombëtare të auditimit .

Gjatë ditëve të qëndrimit në Tiranë, delegacioni i ZAP-it u njohë më nga afër me çështje të fushave të ndryshme të kontrollit si dhe morën një informacion të detajuar mbi organizimin dhe funksionimin struktural të Institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Gjate kësaj vizite, stafi drejtues i KLSH-së mundësoi një trajnim më të detajua ku nga ekspertët më të mirë u prezantuan një varg temash që konsistuan në :

1.Prezantimin e procesit të Kontrollit të Performancës, , ku me mjaft interes për ishte shkëmbimi i mendimeve dhe ideve mbi temat e rezultateve të zbulimeve të gjetura, konkluzioneve dhe rekomandimeve të dhëna për subjektet nga vetë enti auditues.

2.Prezantimin Financiar, ku ekspertët nga KLSH-ja gjatë fjalës së tyre u fokusuan dhe analizuan çështjet e planifikimit të auditimit, vlerësimin e riskut si dhe konkluzionet dhe rekomandimet, të cilat i bashkëngjiten çdo kontrolli të ushtruar dhe që shërbejnë si bazë e punës së çdo kontrollori.

Delegacioni ynë i kryesuar nga Z.Morina, pasi shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për pritjen vëllazërore, shprehu kërkesën dhe nevojën për të intensifikuar dhe koordinuar akoma më tej kontaktet dhe marrëdhëniet e përbashkëta mes dy institucioneve si në fushat e legjislacionit ashtu edhe ato të auditimit financiar e të performancës, si dhe shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmesën e ofruar nga kolegët e KLSH-së.

 

Lexo më shumë
U emërua Zëvendës Auditori i Përgjithshëm

U emërua Zëvendës Auditori i Përgjithshëm

Auditori i Përgjithshëm sot ka emëruar Artan Venharin në pozitën e Zëvendës Auditorit të Përgjithshëm. Z. Venhari do të marrë pozitën që nga 3 shtatori 2012.
Z. Venhari ka një përvojë të gjerë duke punuar në lidhje me qeverisjen e mirë në sektorin publik. Ai aktualisht punon në KIPRED, Institutin Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, nxitjen dhe konsolidimin e demokracisë dhe vlerave demokratike në Kosovë dhe rajon përmes kërkimeve të pavarura, zhvillim të kapaciteteve dhe ndërtim të institucioneve.
Z. Venhari, përveç përgjegjësive si Zëvendës, do të ketë një rol të veçantë në zhvillimin tonë të mëtutjeshëm të auditimit të performancës.

 

Lexo më shumë