Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
5/28/2018 6:58:07 AM

Auditori i Përgjithshëm rekomandon rishikimin e kornizës ligjore për udhëtimet zyrtare

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, në një shkresë dërguar Kryeministrit Ramush Haradinaj, ka kërkuar vëmendje për trajtimin me prioritet nga ana e Qeverisë të Udhëzimit Administrativ 2004/2007 për Udhëtimet Zyrtare (Udhëzuesi) i miratuar nga Ministria e Shërbimeve Publike në vitin 2004, i cili ende është në fuqi. Paqartësitë dhe mungesat e identifikuara në kornizën ekzistuese ligjore kanë ndikuar në aplikimin jo konsistent të tij nga organizatat buxhetore. Auditori i Përgjithshëm, në shkresën e tij, thekson se gjatë punës audituese është vërejtur se Udhëzuesi nuk i përgjigjet kërkesave të kohës dhe si i tillë nuk kontribuon në menaxhimin e rregullt, të shëndoshë dhe të mirëfilltë të parasë publike. Duke marrë në konsideratë këto çështje Auditori i Përgjithshëm ka rekomanduar që të rishikohet e tërë korniza ligjore që ka të bëjë me shpenzimet për udhëtimet zyrtare dhe të azhurnohet për të përmbushur kërkesat e kuadrit të ri ligjor dhe institucional të Republikës së Kosovës. Auditori i Përgjithshëm ka theksuar se me qëllim të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, ZKA do të ofrojë rekomandime specifike lidhur me përmirësimin e qeverisjes, me qëllim të rritjes së besueshmërisë në shpenzimin e fondeve publike.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

USAID partner me Zyrën Kombëtare të Auditimit për zbulimin e mashtrimit

USAID partner me Zyrën Kombëtare të Auditimit për zbulimin e mashtrimit

Sot, Drejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë, Xhejms Houp, dhe Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi (MiM) për forcimin e përpjekjeve të përbashkëta në luftimin e korrupsionit në prokurimin publik në Kosovë. MiM përcakton parimet udhëheqëse të bashkëpunimit ndërmjet Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) dhe USAID-it, përmes aktivitetit Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (USAID TEAM) në Kosovë. Me këtë rast Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, tha “Për mua si Auditor i Përgjithshëm, është shumë e rëndësishme ngritja e kapaciteteve tona në identifikimin dhe raportimin e dukurive negative siç janë mashtrimi dhe korrupsioni, atëherë kur gjatë auditimit vërejmë se ka elemente të tilla” Ndërsa, Drejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë Xhejms Houp theksoi “USAID-i është i përkushtuar që të ndihmojë ZKA-në dhe Qeverinë e Kosovës në zbulimin dhe luftimin e korrupsionit në prokurimin publik, duke garantuar një cilësi më të mirë të shërbimeve për qytetarët.” Shumë shpesh në Kosovë, qytetarët, organizata të shoqërisë civile dhe sektori privat raportojnë se fondet publike keqorientohen, duke rrezikuar cilësinë e shërbimeve publike, dëmtuar besimin e qytetarëve dhe dekurajuar investimet e huaja. Një sistem efektiv i prokurimit përfshinë mekanizma që kujdesen për fondet publike dhe që minimizojnë humbjen e të hyrave përmes kontrollit të mashtrimit, humbjes dhe abuzimit. Adresimi i këtyre dobësive në sistem është shumë me rëndësi për Kosovën. Aktiviteti i USAID-it për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse në mënyrë të veçantë do të mbështesë ZKA-në në përpjekjet e saj për të ndërtuar kapacitetet për zbulimin e mashtrimit dhe për të forcuar mekanizmat tjerë për minimizimin e humbjes së të hyrave, duke siguruar kështu shërbime më të mira për qytetarët. Gjithashtu, përmirësimet në prokurimin publik rrisin kënaqshmërinë e qytetarëve me punën e qeverisë dhe forcojnë besimin në mes të qeverisë dhe qytetarëve.
Lexo më shumë
Ftesë për Media

Ftesë për Media

Të nderuara media,   Ju ftojmë të ndiqni pritjen e organizuar nga Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, me rastin e shënimit të Një Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Grupi i fëmijëve nga Shkolla e Mesme e Ulët “ Hasan Prishtina” do të priten në:   Zyrën Kombëtare e Auditimit, Rr Musine Kokalari, 87 Salla 306, nga ora 11:00 – 12:00   Që nxënësit të kuptojnë më mirë auditimin, ky takim do të zhvillohet përmes lojës dhe shembujve, ndërsa do të marrin pjesë edhe aktorë të njohur kosovarë. Ju mirëpresim!        
Lexo më shumë