Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
5/31/2018 6:04:38 AM

Ftesë për Media

Të nderuara media,   Ju ftojmë të ndiqni pritjen e organizuar nga Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, me rastin e shënimit të Një Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Grupi i fëmijëve nga Shkolla e Mesme e Ulët “ Hasan Prishtina” do të priten në:   Zyrën Kombëtare e Auditimit, Rr Musine Kokalari, 87 Salla 306, nga ora 11:00 – 12:00   Që nxënësit të kuptojnë më mirë auditimin, ky takim do të zhvillohet përmes lojës dhe shembujve, ndërsa do të marrin pjesë edhe aktorë të njohur kosovarë. Ju mirëpresim!        

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditori i Përgjithshëm  rekomandon rishikimin e kornizës ligjore për udhëtimet zyrtare

Auditori i Përgjithshëm rekomandon rishikimin e kornizës ligjore për udhëtimet zyrtare

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, në një shkresë dërguar Kryeministrit Ramush Haradinaj, ka kërkuar vëmendje për trajtimin me prioritet nga ana e Qeverisë të Udhëzimit Administrativ 2004/2007 për Udhëtimet Zyrtare (Udhëzuesi) i miratuar nga Ministria e Shërbimeve Publike në vitin 2004, i cili ende është në fuqi. Paqartësitë dhe mungesat e identifikuara në kornizën ekzistuese ligjore kanë ndikuar në aplikimin jo konsistent të tij nga organizatat buxhetore. Auditori i Përgjithshëm, në shkresën e tij, thekson se gjatë punës audituese është vërejtur se Udhëzuesi nuk i përgjigjet kërkesave të kohës dhe si i tillë nuk kontribuon në menaxhimin e rregullt, të shëndoshë dhe të mirëfilltë të parasë publike. Duke marrë në konsideratë këto çështje Auditori i Përgjithshëm ka rekomanduar që të rishikohet e tërë korniza ligjore që ka të bëjë me shpenzimet për udhëtimet zyrtare dhe të azhurnohet për të përmbushur kërkesat e kuadrit të ri ligjor dhe institucional të Republikës së Kosovës. Auditori i Përgjithshëm ka theksuar se me qëllim të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, ZKA do të ofrojë rekomandime specifike lidhur me përmirësimin e qeverisjes, me qëllim të rritjes së besueshmërisë në shpenzimin e fondeve publike.
Lexo më shumë
Nxënësit për festën e fëmijëvë mësojnë për rëndësinë e auditimit

Nxënësit për festën e fëmijëvë mësojnë për rëndësinë e auditimit

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, me rastin e shënimit të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ka pritur për vizitë në Zyrën Kombëtare të Auditimit, një grup nxënësish nga Shkolla e Mesme e Ulët “ Hasan Prishtina”, të Prishtinës. Me këtë rast, z. Osmani  me bashkëpunëtorë kanë bashkëbiseduar me fëmijët si dhe u janë përgjigjur pyetjeve të tyre. Po ashtu, janë zhvilluar lojëra dhe janë prezantuar shembuj për nxënësit në mënyrë që ata të kuptojnë rolin dhe rëndësinë e auditimit. Mësimit përmes festimit, i janë bashkuar edhe aktorët e njohur Jeton Zogjani dhe Edi Kastrati. Aktivitete të ngjajshme me qëllim të promovimi të rëndësisë së veprimtarisë audituese do të organizohen në vazhdimësi në mënyrë që të senzibilizohet publiku për nevojën e përmirësimeve në administratën publike.
Lexo më shumë