Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
6/1/2018 1:18:22 PM

Nxënësit për festën e fëmijëvë mësojnë për rëndësinë e auditimit

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, me rastin e shënimit të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ka pritur për vizitë në Zyrën Kombëtare të Auditimit, një grup nxënësish nga Shkolla e Mesme e Ulët “ Hasan Prishtina”, të Prishtinës. Me këtë rast, z. Osmani  me bashkëpunëtorë kanë bashkëbiseduar me fëmijët si dhe u janë përgjigjur pyetjeve të tyre. Po ashtu, janë zhvilluar lojëra dhe janë prezantuar shembuj për nxënësit në mënyrë që ata të kuptojnë rolin dhe rëndësinë e auditimit. Mësimit përmes festimit, i janë bashkuar edhe aktorët e njohur Jeton Zogjani dhe Edi Kastrati. Aktivitete të ngjajshme me qëllim të promovimi të rëndësisë së veprimtarisë audituese do të organizohen në vazhdimësi në mënyrë që të senzibilizohet publiku për nevojën e përmirësimeve në administratën publike.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Ftesë për Media

Ftesë për Media

Të nderuara media,   Ju ftojmë të ndiqni pritjen e organizuar nga Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, me rastin e shënimit të Një Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Grupi i fëmijëve nga Shkolla e Mesme e Ulët “ Hasan Prishtina” do të priten në:   Zyrën Kombëtare e Auditimit, Rr Musine Kokalari, 87 Salla 306, nga ora 11:00 – 12:00   Që nxënësit të kuptojnë më mirë auditimin, ky takim do të zhvillohet përmes lojës dhe shembujve, ndërsa do të marrin pjesë edhe aktorë të njohur kosovarë. Ju mirëpresim!        
Lexo më shumë
Qeveria hyn në huamarrje për financimin e projekteve të paplanifikuara mirë

Qeveria hyn në huamarrje për financimin e projekteve të paplanifikuara mirë

Zyra Kombëtare e Auditimit, për herë të parë ka nxjerrë një raport auditimi për menaxhimin e borxheve publike.  Qeveria në periudhën kohore 2009 - 2017 ka respektuar në tërësi limitin e lejuar për marrjen e borxheve publike dhe  niveli i borxhit nuk paraqet ndonjë kërcënim për stabilitetin financiar të shtetit. Borxhi publik është përdorur  për financimin e deficitit të buxhetit dhe  financimin e projekteve investuese të cilat vlerësohen të jenë me interes kombëtar. Borxhi ndërkombëtar dhe  i brendshëm,  ka një trend të rritjes  ku në vitin 2009 borxhi i përgjithshëm ishte 6.12% e BPV, ndërsa në vitin 2017 është rritur në 16.63%. Derisa cilësia menaxhuese me borxhet publike është vlerësuar shumë e mirë,  shqetësuese është  aftësia e dobët e organizatave zbatuese të projekteve në shfrytëzimin me kohë të këtyre fondeve. Në mungesë të përgatitjeve të duhura për fillimin e ekzekutimit të projekteve, 295,809,378 euro janë mjete të cilat nuk janë tërhequr/shpenzuar sipas marrëveshjeve të arritura me institucionet financiare ndërkombëtare, edhe pse kanë qenë në dispozicion për t’u përdorur. Si pasojë e mospërputhjes së dinamikës kohore në mes të alokimit të kredive dhe realizimit të projekteve, vlera e paguar e tarifave të zotimit për mjetet e kredive të pa tërhequra nga huamarrësit arrin kuotën prej 890,000€. Është vërejtur se nga 6 projekte kapitale të planifikuara në Ligjin e buxhetit sipas viteve 2014, 2015, 2016 dhe 2017 dhe projeksioneve dy vjeçare të përfshira edhe në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, realizimi është shumë i ulët ndërsa në 3 prej tyre vlera e realizimit apo tërheqjes së kredive është 0%. Vonesat e tilla janë rezultat i një studimi të dobët të fizibilitetit të projekteve, si dhe mangësitë në krijimin e parakushteve të nevojshme për eliminimin e të gjitha pengesave infrastrukturore dhe ligjore në realizimin e këtyre projekteve, për çka Qeveria duhet të ketë një mbikëqyrje të shtuar. Në anën tjetër, trendi i rritjes së borxheve të brendshme, e sidomos shtimi i përdorimit të fletë obligacioneve dhe zvogëlimi i bonove të thesarit, ndikon në rritjen e normave të interesit (kostos së borxhit). Auditori i Përgjithshëm ka rekomanduar Qeverinë  që para se të filloj procesi i huamarrjeve, të bëhen analiza dhe planifikime të hollësishme që fondet e huamarrjes të shfrytëzohen me kohë, në mënyrë efikase, efektive dhe ekonomike, derisa për borxhin aktual Qeveria duhet të ketë një mbikëqyrje të shtuar në mënyrë që të rritet dinamika e përdorimit të fondeve në dispozicion. Raportin e plotë mund ta lexoni këtu.
Lexo më shumë