Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
7/12/2012 9:50:46 AM

Konferenca e katërt vjetore e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm

Me 10 dhe 11 korrik ZAP mbajti Konferencën e Katërt Vjetore në Pejë. Kjo konferencë tashmë është shndërruar në traditë ku së bashku me partnerët dhe miqtë po përcillen arritjet e zyrës vit pas viti.
Objektiva e kësaj konference ka qenë që së bashku të festojmë sukseset tona, identifikojmë anët e forta dhe dobësitë si dhe të menduarit se si mund të përmirësohemi.

Kësaj ngjarje iu bashkuan edhe mysafirët  nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të Shqipërisë kryesuar nga kryetari Bujar Leskaj, anëtarë të Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike nga Kuvendi i Kosovës, partnerët tanë nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë si dhe përfaqësues nga KIPRED.

Auditori i Përgjithshëm z. Lage Olofsson, në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve tha “ZAP ka një staf i cili po rritet, ka entuziazëm për punë dhe po profesionalizohet çdo ditë; partnerë shumë të mirë  me të cilët kemi punuar një kohë të gjatë dhe ata e kuptojnë se ata janë këtu që të na ndihmojnë.  Por jemi ne ata që e drejtojmë reformën, jemi ne ata që duhet ta bëjmë punën, dhe ne duhet të jemi përgjegjës sepse e ardhmja është në duart tona. Progresi është evident dhe nuk ka asnjë arsye që Kosova mos të meritoj standardet dhe praktikat e mira evropiane.  Ne duhet të vazhdojmë rrugën që kemi nisur për t’u bërë një Institucion Suprem i Auditimit që performon mirë. Nuk ka asnjë arsye që të kthehemi prapa dhe marrim një rrugë tjetër. Ajo se çka nevojitet në këtë zyrë për të shkuar tutje janë: Menaxhim korporativ më i fortë; kuriozitet më i madh dhe përkushtimi duhet të jetë më mirë i shpërndarë. Fokusi, Ndryshimi dhe mobilizimi i resurseve janë parakushtet kryesore”.

Z. Armend Zemaj, anëtarë i Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike në Kuvendin e Kosovës, në emër të KMFP shprehi përkrahjen për ZAP por edhe pritshmëritë nga ana e komisionit duke vënë një theks të veçantë tek zhvillimi i auditimeve të performancës dhe përcjellja e rekomandimeve.

Armend Zemaj-KMFP, Fjoralba Kokonozi-Sylaj, Lage Olofsson – ZAP dhe Bujar Leskaj – KLSH 

Në ditën e dytë të konferencës Kryetari i KLSH-së Z. Bujar Leskaj, mbajti një fjalim para të pranishmëve ku paraqiti situatën aktuale dhe zhvillimin e Institucionit Suprem të Auditimit të Shqipërisë si dhe punët në proces.
Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë e përfaqësuar nga z. Fredrik Friberg shpalosi asistencën që do t’i ipet institucionit tonë gjatë sezonit të ardhshëm të auditimit.
 Në sesionet punuese të organizuara në grupe, ZAP shpalosi të arriturat dhe sfidat gjatë sezonit të auditimit 2011/12 përgaditjet për sezonin e ri, si dhe pritshmëritë në të ardhmen. Kolegët tanë nga Shqipëria u bashkuan me grupet punuese dhe kjo shërbeu edhe për shkëmbimin e pervojave nga të dyja anët. 


Grup punues gjatë konferencës

Katër nga anëtarët e delegacionit nga Shqipëria po vazhdojnë qëndrimin e tyre në Prishtinë për të marrë pjesë edhe në trajnimet e organizuara nga ZAP.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

U emërua Zëvendës Auditori i Përgjithshëm

U emërua Zëvendës Auditori i Përgjithshëm

Auditori i Përgjithshëm sot ka emëruar Artan Venharin në pozitën e Zëvendës Auditorit të Përgjithshëm. Z. Venhari do të marrë pozitën që nga 3 shtatori 2012.
Z. Venhari ka një përvojë të gjerë duke punuar në lidhje me qeverisjen e mirë në sektorin publik. Ai aktualisht punon në KIPRED, Institutin Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, nxitjen dhe konsolidimin e demokracisë dhe vlerave demokratike në Kosovë dhe rajon përmes kërkimeve të pavarura, zhvillim të kapaciteteve dhe ndërtim të institucioneve.
Z. Venhari, përveç përgjegjësive si Zëvendës, do të ketë një rol të veçantë në zhvillimin tonë të mëtutjeshëm të auditimit të performancës.

 

Lexo më shumë
Raporti Vjetor i Performancës për vitin 2011

Raporti Vjetor i Performancës për vitin 2011

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka publikuar Raportin Vjetor të Performancës për vitin 2011.  Ky raport shpalos mënyrën se si Auditori i Përgjithshëm ka shfrytëzuar burimet e besuara dhe është një tregues i rezultateve që ZAP ka arritur gjatë vitit 2011. Në raport vërehet se ZAP po bën një rritje cilësore nga viti në vit. 

Këtë konstatim kanë dhënë edhe anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike në dy mbledhje të mbajtura kur u shqyrtua Raporti Vjetor i Performancës së ZAP-së për vitin 2011 dhe Raporti i Auditorit të Pavarur për Pasqyrat Vjetore Financiare të ZAP-së, dhe Letra për Menaxhmentin. Auditori i jashtëm i ka konsideruar pasqyrat vjetore financiare si të prezantuara drejtë në të gjitha aspektet materiale. 

Anëtarët e KMFP-së e konsiderojnë ZAP-in një institucion të nivelit të lartë dhe janë të kënaqur me punën që kjo Zyrë po bën dhe informacionin e dhënë në raport. Disa gabime të vogla në ekzekutimin e buxhetit u diskutuan gjithashtu. Ata parashohin që ne të vazhdojmë edhe me tutje me zhvillimet pozimet.  

Raporti është publikuar në faqen elektronike të ZAP-it www.oag-rks.org dhe është i hapur për komentet tuaja. 

 

Lexo më shumë