Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
11/26/2018 12:35:56 PM

Komuna e Gjilanit zotohet për zbatimin e plotë të rekomandimeve të auditimit

Sot në Kuvendin Komunal në Gjilan është mbajtur debati rreth nivelit të zbatimit të rekomandimeve të auditimit të jashtëm nga Komuna e Gjilanit, i organizuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN). Të pranishëm në këtë debat ishin kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, zv/Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Ilir Salihu, këshilltarët komunal të Gjilanit dhe qytetarë e përfaqësues të shoqërisë civile nga kjo komunë. Deabatit të sotëm i ka paraprirë analiza e raporteve të auditimit të jashtëm për katër vitet e fundit për Komunën e Gjilanit, të cilën e ka prezantuar, z. Visar Prebreza, redaktor i gazetës “Jeta në Kosovë”. Ndërsa, Kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, theksoi se rekomandimet e dhëna nga Auditori janë të mirëseardhura dhe se janë duke punuar për adresimin e të gjitha çështjeve që janë ngritur në raportet e auditimit deri në zbatimin e plotë të të gjitha rekomandimeve. Z. Haziri u shpreh se disa prej rekomandimeve kërkojnë më shumë kohë për t’u adresuar dhe në disa sektorë mungesa e burimeve njerëzore ka shkaktuar vonesa në realizimin e projekteve komunale. Zv/Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Ilir Salihu ka theksuar rëndësinë e zbatimit të rekomandimeve të auditimit për përmirësimin e qeverisjes dhe menaxhimin më të mirë të parasë publike. Ai ka përgëzuar BIRN për këtë ndërmarrje dhe ka vlerësuar se debate të tilla janë të dobishme për rritjen e transparencës dhe senzibilizimin e udhëheqjes komunale për adresimin e rekomandimeve të auditimit.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Kërkohet përkushtim më i madh nga udhëheqja komunale e Prizrenit për zbatimin e rekomandimeve të auditimit

Kërkohet përkushtim më i madh nga udhëheqja komunale e Prizrenit për zbatimin e rekomandimeve të auditimit

Sot në Kuvendin Komunal në Prizren është mbajtur debati rreth nivelit të zbatimit të rekomandimeve të auditimit të jashtëm nga komuna e Prizrenit, i organizuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN). Të pranishëm në këtë debat ishin kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskuka, zv/Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z.Ilir Salihu, këshilltarët komunal të Prizrenit dhe qytetarë e përfaqësues të shoqërisë civile nga komuna e Prizrenit. Qëllimi i debatit ishte diskutimi i gjetjeve të prezantuara në raportin e auditimit për këtë komunë, si dhe vlerësimi se sa është duke i zbatuar Komuna e Prizrenit rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm. Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskuka, tha se gjetjet e auditimit i kanë ndihmuar kësaj komune sidomos në menaxhimin dhe planifikimin e buxhetit. Ai shtoi se komuna e Prizrenit ka rritur angazhimin dhe ka ndërmarrë masa konkrete për zbatimin e të gjitha rekomandimeve të auditimit. Zv/Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z.Ilir Salihu ka theksuar rëndësinë e zbatimit të rekomandimeve të auditimit për përmirësimin e qeverisjes dhe menaxhimin më të mirë të parasë publike. Ai ka shtuar që është me interes të posaçëm për komunën e Prizrenit që të shmangen keqklasifikimet në pasqyrat financiare, të punohet në verifikimin, vlerësimin dhe regjistrimin e pasurisë komunale dhe të adresohet çështja e inkasimit të borgjeve ndaj komunës si dhe pagesës së obligimeve të papaguara të cilat kanë shënuar rritje gjatë vitit 2017. Debatit të sotëm i ka paraprirë analiza e raporteve të auditimit të jashtëm për katër vitet e fundit për Komunën e Prizrenit, të cilën e ka prezantuar z. Kreshnik Gashi, autor i emisionit “Drejtësia në Kosovë”. Debati rreth zbatimit të rekomandimeve të auditimit do të vazhdoj javën që vjen në Komunën e Gjilanit.
Lexo më shumë
Zyra Kombëtare e Auditimit dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit shkëmbejnë përvojat në auditimin e sektorit publik

Zyra Kombëtare e Auditimit dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit shkëmbejnë përvojat në auditimin e sektorit publik

Në datat 22-23 nëntor, një grup auditorësh nga Zyra Kombëtare e Auditimit kanë zhvilluar vizitë studimore në Kontrollin e Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë. Gjatë vizitës dy ditore  janë zhvilluar punime me fokus në metodologjinë e auditimit, manualin e auditimit të TI-së, udhëzime dhe praktika në zbulimin e korrupsionit dhe mashtrimit financiar në auditim.  Poashtu, janë shkëmbyer përvoja në auditimin e shoqërive publike dhe investimet e huaja, zhvillimi profesional si dhe rëndësia e sistemeve të kontrolleve të brendshme. Në fillim të këtij muaji, auditorët e KLSh-së, vizituar Zyrën Kombëtare të Auditimit, me c’rast shkëmbyen përvojat, praktikat dhe sfidat e auditimit në këto institucione. Këto vizita u zhvilluan në kuadër të  Marrëveshjes bilaterale të bashkëpunimit ndërmjet Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Marrëveshjet e tilla, ofrojnë mundësi që të shkëmbehen pikëpamjet, metodat dhe përvojat e punës me vendet e tjera me qëllim të ngritjes së mëtejme të kapaciteteve profesionale në fusha të ndryshme.
Lexo më shumë