Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
9/17/2012 3:46:18 PM

“Raporti Vjetor i Auditimit” i Auditorit të Përgjithshëm

Auditori i Përgjithshëm Lage Olofsson ka dorëzuar Raportin e tij Vjetor të Auditimit (RVA) për Vitin Financiar 2011 në Kuvendin e Kosovës.
Ky Raport Vjetor i Auditimit është gjithëpërfshirës dhe një përmbledhje analitike e të gjeturave dhe rekomandimeve për Vitin Financiar (VF) 2011. Ky raport mbulon implementimin e buxhetit të Qeverisë të vitit 2011 dhe pasqyrave Vjetore Financiare të Buxhetit të Kosovës për atë periudhë.
ky raport i ndihmon Kuvendit që ta mban Qeverinë përgjegjëse për mënyrën se si BK gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu, ndihmon në adresimin e mangësive në sistemet e Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit në nivele të ndryshme të administratës publike.
“Pasqyrat Vjetore Financiare të Buxhetit të Republikës së Kosovës prezantojnë, në të gjitha aspektet materiale, një pamje të drejtë dhe të vërtetë të financave dhe gjendjes financiare për vitin fiskal 2011”. Në bazë të standardeve të njohura ndërkombëtarisht ky është një Opinion i Pakualifikuar i Auditimit në pajtim me SNISA 400.
Qeveria ka treguar progres në përmirësimin e sistemit të Menaxhimit të Financave Publike. Korniza ligjore e MFP-së është azhurnuar dhe bërë më e qartë. Zbatimi i kornizës ligjore ende le hapësirë për përmirësim. Fushat që kanë nevojë për zhvillim të mëtejshëm janë planifikimi operativ, raportimi i brendshëm menaxherial, raportimi i jashtëm për performancë,  kontrolli i brendshëm financiar, prokurimi dhe menaxhimi i investimeve kapitale.
Ky raport thekson se forcimi i mjedisit të përgjithshëm të kontrollit është i rëndësishëm, për të siguruar se paratë e tatimpaguesve përdorën në mënyrë më ekonomike dhe më me kujdes. Pavarësisht progresit të vërejtur në një numër organizatash, efikasiteti dhe aplikimi i qëndrueshëm i menaxhimit financiar ende mbetet një sfidë. Rekomandimet jepen në mënyrë sistematike duke i adresuar shkaqet dhe zgjidhjen e tyre.   
Auditori i Përgjithshëm deklaron se “Ky raport i paraqet sfidat kryesore të cilat ne të gjithë duhet t’i adresojmë në mënyrë që t’i shtyjmë përpara përmirësimet në sektorin publik. Është shpresë e imja se ju do ta gjeni raportin të dobishëm për identifikimin e fushave ku ne mund të punojmë së bashku në mënyrë që t’u shërbejmë më mirë qytetarëve të Kosovës”.
Ky raport tani, sikurse raportet individuale më herët, i publikuar në faqen e internetit të ZAP-it www.oag-rks.org, është i hapur për komentet tuaja.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Raporti Vjetor i Performancës për vitin 2011

Raporti Vjetor i Performancës për vitin 2011

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka publikuar Raportin Vjetor të Performancës për vitin 2011.  Ky raport shpalos mënyrën se si Auditori i Përgjithshëm ka shfrytëzuar burimet e besuara dhe është një tregues i rezultateve që ZAP ka arritur gjatë vitit 2011. Në raport vërehet se ZAP po bën një rritje cilësore nga viti në vit. 

Këtë konstatim kanë dhënë edhe anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike në dy mbledhje të mbajtura kur u shqyrtua Raporti Vjetor i Performancës së ZAP-së për vitin 2011 dhe Raporti i Auditorit të Pavarur për Pasqyrat Vjetore Financiare të ZAP-së, dhe Letra për Menaxhmentin. Auditori i jashtëm i ka konsideruar pasqyrat vjetore financiare si të prezantuara drejtë në të gjitha aspektet materiale. 

Anëtarët e KMFP-së e konsiderojnë ZAP-in një institucion të nivelit të lartë dhe janë të kënaqur me punën që kjo Zyrë po bën dhe informacionin e dhënë në raport. Disa gabime të vogla në ekzekutimin e buxhetit u diskutuan gjithashtu. Ata parashohin që ne të vazhdojmë edhe me tutje me zhvillimet pozimet.  

Raporti është publikuar në faqen elektronike të ZAP-it www.oag-rks.org dhe është i hapur për komentet tuaja. 

 

Lexo më shumë
Mbështetja e Mëtutjeshme për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës

Mbështetja e Mëtutjeshme për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës

 

Më 15 nëntor, prej orës 14.00 dhe 15.00 në Prishtinë, do të mbahet ngjarja për nisjen formale të Projektit të financuar nga BE-ja – Mbështetja e Mëtutjeshme për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës në Arritjen e Praktikave të Mira dhe Standardeve të BE-së. 

Qëllimi i përgjithshëm i projekti është mbështetja e ZAP-it në ndërtimin e një Zyreje Nacionale të Auditimit të Kosovës plotësisht funksionale, për t’i zhvilluar mëtej kapacitetet e saj për ofrimin e objektivave të qëndrueshme dhe për të siguruar që është e gatshme ta marrë vendin e saj në mesin e Institucioneve Supreme të Auditimit të Evropës. Prezantime do të bëjnë Auditori i Përgjithshëm - Lage Olofsson, Melvin Asin – Zëvendes Shef i Operacioneve të Zyrë së BE-së, Ali Sadriu – Kryesues i Komisionit për Mbikqyrjen e Financave Publike  dhe Udhëheqësi i Projektit - – David Goldsworthy nga Zyra Nacionale e Auditimit, Britani e Madhe. Kjo ngjarje do të përmblidhet nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Artan Venhari. 

Vendi dhe detajet tjera të ngjarjes do të publikohen në javën e ardhshme. 

 

 

Lexo më shumë