Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
11/1/2012 3:28:53 PM

Mbështetja e Mëtutjeshme për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës

 

Më 15 nëntor, prej orës 14.00 dhe 15.00 në Prishtinë, do të mbahet ngjarja për nisjen formale të Projektit të financuar nga BE-ja – Mbështetja e Mëtutjeshme për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës në Arritjen e Praktikave të Mira dhe Standardeve të BE-së. 

Qëllimi i përgjithshëm i projekti është mbështetja e ZAP-it në ndërtimin e një Zyreje Nacionale të Auditimit të Kosovës plotësisht funksionale, për t’i zhvilluar mëtej kapacitetet e saj për ofrimin e objektivave të qëndrueshme dhe për të siguruar që është e gatshme ta marrë vendin e saj në mesin e Institucioneve Supreme të Auditimit të Evropës. Prezantime do të bëjnë Auditori i Përgjithshëm - Lage Olofsson, Melvin Asin – Zëvendes Shef i Operacioneve të Zyrë së BE-së, Ali Sadriu – Kryesues i Komisionit për Mbikqyrjen e Financave Publike  dhe Udhëheqësi i Projektit - – David Goldsworthy nga Zyra Nacionale e Auditimit, Britani e Madhe. Kjo ngjarje do të përmblidhet nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Artan Venhari. 

Vendi dhe detajet tjera të ngjarjes do të publikohen në javën e ardhshme. 

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

“Raporti Vjetor i Auditimit” i Auditorit të Përgjithshëm

“Raporti Vjetor i Auditimit” i Auditorit të Përgjithshëm

Auditori i Përgjithshëm Lage Olofsson ka dorëzuar Raportin e tij Vjetor të Auditimit (RVA) për Vitin Financiar 2011 në Kuvendin e Kosovës.
Ky Raport Vjetor i Auditimit është gjithëpërfshirës dhe një përmbledhje analitike e të gjeturave dhe rekomandimeve për Vitin Financiar (VF) 2011. Ky raport mbulon implementimin e buxhetit të Qeverisë të vitit 2011 dhe pasqyrave Vjetore Financiare të Buxhetit të Kosovës për atë periudhë.
ky raport i ndihmon Kuvendit që ta mban Qeverinë përgjegjëse për mënyrën se si BK gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu, ndihmon në adresimin e mangësive në sistemet e Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit në nivele të ndryshme të administratës publike.
“Pasqyrat Vjetore Financiare të Buxhetit të Republikës së Kosovës prezantojnë, në të gjitha aspektet materiale, një pamje të drejtë dhe të vërtetë të financave dhe gjendjes financiare për vitin fiskal 2011”. Në bazë të standardeve të njohura ndërkombëtarisht ky është një Opinion i Pakualifikuar i Auditimit në pajtim me SNISA 400.
Qeveria ka treguar progres në përmirësimin e sistemit të Menaxhimit të Financave Publike. Korniza ligjore e MFP-së është azhurnuar dhe bërë më e qartë. Zbatimi i kornizës ligjore ende le hapësirë për përmirësim. Fushat që kanë nevojë për zhvillim të mëtejshëm janë planifikimi operativ, raportimi i brendshëm menaxherial, raportimi i jashtëm për performancë,  kontrolli i brendshëm financiar, prokurimi dhe menaxhimi i investimeve kapitale.
Ky raport thekson se forcimi i mjedisit të përgjithshëm të kontrollit është i rëndësishëm, për të siguruar se paratë e tatimpaguesve përdorën në mënyrë më ekonomike dhe më me kujdes. Pavarësisht progresit të vërejtur në një numër organizatash, efikasiteti dhe aplikimi i qëndrueshëm i menaxhimit financiar ende mbetet një sfidë. Rekomandimet jepen në mënyrë sistematike duke i adresuar shkaqet dhe zgjidhjen e tyre.   
Auditori i Përgjithshëm deklaron se “Ky raport i paraqet sfidat kryesore të cilat ne të gjithë duhet t’i adresojmë në mënyrë që t’i shtyjmë përpara përmirësimet në sektorin publik. Është shpresë e imja se ju do ta gjeni raportin të dobishëm për identifikimin e fushave ku ne mund të punojmë së bashku në mënyrë që t’u shërbejmë më mirë qytetarëve të Kosovës”.
Ky raport tani, sikurse raportet individuale më herët, i publikuar në faqen e internetit të ZAP-it www.oag-rks.org, është i hapur për komentet tuaja.

 

Lexo më shumë
Nga diskutimi në “Sallonin e së Martës”

Nga diskutimi në “Sallonin e së Martës”

 

Salloni i së Martës, 30 tetor 2012, u hap nga Auditori i Përgjithshëm, Lage Olofsson. Tema e diskutimit “Cilat janë pesë problemet që i kthehen Kosovës vazhdimisht në auditimet e saj” u diskutuar me të pranishmit që vinin nga mediat, shoqëria civile, ekspertë të ndryshëm. 

Auditori i Përgjithshëm, z. Olofsson ndër të tjera u shpreh se: “Përveç vështirësive më të cilat Kosova akoma përballet, gjatë 2-3 viteve të fundit është treguar progres në përmirësimin e cilësisë së informatave në pasqyra financiare. Por kur jemi tek praktika ekzistojnë ende mjaft mangësi të cilat edhe janë paraqitur në Raportin Vjetor të Auditimit 2011. Ne duhet të krijojmë një ambient më të mirë ku secili akter në shoqëri duhet të marrë mbi vete përgjegjësinë dhe të luaj rolin e vet në ndërtimin e demokracisë. Ne duhet të zgjedhim instrumentet e duhura që na qojnë drejt rezultateve, progresit dhe na ndihmojnë të ofrojmë më shumë vlerë për qytetarët.” tha Auditori i Përgjitshëm. 

Secili sallon përcillet me një editorial i cili publikohet në gazetën ‘Zëri’  të martën pasuese. Këtë radhë editoriali do të shkruhet nga Avni Zogiani, Drejtor Ekzekutiv në lëvizjen “Çohu”. 

 

 

Lexo më shumë