Salloni i së Martës, 30 tetor 2012, u hap nga Auditori i Përgjithshëm, Lage Olofsson. Tema e diskutimit “Cilat janë pesë problemet që i kthehen Kosovës vazhdimisht në auditimet e saj” u diskutuar me të pranishmit që vinin nga mediat, shoqëria civile, ekspertë të ndryshëm.
Auditori i Përgjithshëm, z. Olofsson ndër të tjera u shpreh se: “Përveç vështirësive më të cilat Kosova akoma përballet, gjatë 2-3 viteve të fundit është treguar progres në përmirësimin e cilësisë së informatave në pasqyra financiare. Por kur jemi tek praktika ekzistojnë ende mjaft mangësi të cilat edhe janë paraqitur në Raportin Vjetor të Auditimit 2011. Ne duhet të krijojmë një ambient më të mirë ku secili akter në shoqëri duhet të marrë mbi vete përgjegjësinë dhe të luaj rolin e vet në ndërtimin e demokracisë. Ne duhet të zgjedhim instrumentet e duhura që na qojnë drejt rezultateve, progresit dhe na ndihmojnë të ofrojmë më shumë vlerë për qytetarët.” tha Auditori i Përgjitshëm.
Secili sallon përcillet me një editorial i cili publikohet në gazetën ‘Zëri’ të martën pasuese. Këtë radhë editoriali do të shkruhet nga Avni Zogiani, Drejtor Ekzekutiv në lëvizjen “Çohu”.