Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
2/7/2019 6:10:34 PM

Ftesë për media

Të nderuara media,   Ju ftojmë të ndiqni nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës dhe Zyrës Shtetërore të Auditimit të Republikës së Maqedonisë. Marrëveshja ka për qëllim intensifikimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve supreme të auditimit të të dyja vendeve. Marrëveshja nënshkruhet me datë 8 shkurt 2019, ora 11:15, në ambientet e Zyrës Kombëtare e Auditimit, Rr.Ahmet Krasniqi, 210, Arbëri, Prishtinë. Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit z.Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës dhe z. Naser Ademi, U.d. Auditor i Përgjithshëm i Republikës së Maqedonisë, do të japin nga një deklaratë.   Ju mirëpresim!

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Vazhdon me sukses zbatimi i Programit për Menaxhim dhe Lidership në Zyrën Kombëtare të Auditimit

Vazhdon me sukses zbatimi i Programit për Menaxhim dhe Lidership në Zyrën Kombëtare të Auditimit

Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë përkrah Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës në zhvillimin e kapaciteteve të lidershipit Në datat 28-30 Janar 2019, udhëheqësit e ekipeve të auditimit morën pjesë në punëtorinë “Performanca në Ekip” që u mbajt në Prishtinë, aktivitet në kuadër të Programit për Menaxhim dhe Lidership. Synimi i kësaj punëtorie është të përmirësoj aftësitë dhe metodat institucionale dhe të forcoj më tej kapacitetet profesionale në Zyrën Kombëtare të Auditimit me fokus në rolin e udhëheqësit të ekipit të auditimit, aspekte të veçanta të lidershipit gjatë procesit të auditimit, si dhe fushat potenciale për zhvillim të performancës në ekip. Me qëllim që të ndihmojnë ekipet të performojnë më mirë, ekspertë nga Suedia  kanë prezantuar teknika dhe mësime të vlefshme të udhëheqjes dhe menaxhimit të proceseve të punës. Po ashtu, rëndësi e veçantë i është dhënë edhe vlerësimit të performancës në punë. Programi për Menaxhim dhe Lidership është aktivitet i vazhdueshëm në kuadër të Projektit të bashkëpunimit në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë dhe asaj të Kosovës, ndërsa kjo punëtori u mbajt sipas planit të aktiviteteve për vitin 2018-2019.
Lexo më shumë
Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës nënshkruan marrëveshje bilaterale të bashkëpunimit me Entin Shtetëror të Revizionit të Republikës së Maqedonisë

Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës nënshkruan marrëveshje bilaterale të bashkëpunimit me Entin Shtetëror të Revizionit të Republikës së Maqedonisë

Sot, në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës z. Besnik Osmani dhe Zëvendësi i Revizorit Kryesor Shtetërorë të Republikës së Maqedonisë z. Naser Ademi, kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale për bashkëpunim në mes të dy institucioneve përkatëse. Me këtë rast, Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani, u shpreh se bashkëpunimi në mes të dy institucioneve tona tani vetëm po formalizohet me nënshkrimin e marrëveshjes, derisa ka ekzistuar shumë më herët. “Kjo marrëveshje ka për qëllim intensifikimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve tona, prandaj, dua të shpreh gatishmërinë dhe dëshirën që të zhvillojmë një plan të aktiviteteve konkrete dhe me interes të përbashkët” shtoi z. Osmani. Në anën tjetër z. Naser Ademi, zëvendës i Revizorit Kryesor Shtetërorë të Republikës së Maqedonisë, tha se kjo marrëveshje është e mirë për shkak se fuqizohet fqinjësia dhe raportet e mira që janë në mes dy vendeve tona. Krerët e të dyja institucioneve deklaruan se janë të përkushtuar për angazhimin e institucioneve të tyre në përmbushjen e kësaj marrëveshje, me anë të së cilës synohet të promovohet bashkëpunimi institucional, përmes shkëmbimit të përvojave në fushën e metodologjisë së auditimit të jashtëm publik, përkrahjen në zhvillimin e softuerëve të auditimit,  trajnime profesionale, shkëmbim të informacionit dhe dokumentacionit mbi aktivitetet profesionale, organizimin e auditimeve paralele për tema me interes të përbashkët,  mbajtje të konsultimeve, hulumtimeve të përbashkëta, seminareve, konferencave e takimeve teknike.
Lexo më shumë