Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
2/8/2019 1:59:47 PM

Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës nënshkruan marrëveshje bilaterale të bashkëpunimit me Entin Shtetëror të Revizionit të Republikës së Maqedonisë

Sot, në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës z. Besnik Osmani dhe Zëvendësi i Revizorit Kryesor Shtetërorë të Republikës së Maqedonisë z. Naser Ademi, kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale për bashkëpunim në mes të dy institucioneve përkatëse. Me këtë rast, Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani, u shpreh se bashkëpunimi në mes të dy institucioneve tona tani vetëm po formalizohet me nënshkrimin e marrëveshjes, derisa ka ekzistuar shumë më herët. “Kjo marrëveshje ka për qëllim intensifikimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve tona, prandaj, dua të shpreh gatishmërinë dhe dëshirën që të zhvillojmë një plan të aktiviteteve konkrete dhe me interes të përbashkët” shtoi z. Osmani. Në anën tjetër z. Naser Ademi, zëvendës i Revizorit Kryesor Shtetërorë të Republikës së Maqedonisë, tha se kjo marrëveshje është e mirë për shkak se fuqizohet fqinjësia dhe raportet e mira që janë në mes dy vendeve tona. Krerët e të dyja institucioneve deklaruan se janë të përkushtuar për angazhimin e institucioneve të tyre në përmbushjen e kësaj marrëveshje, me anë të së cilës synohet të promovohet bashkëpunimi institucional, përmes shkëmbimit të përvojave në fushën e metodologjisë së auditimit të jashtëm publik, përkrahjen në zhvillimin e softuerëve të auditimit,  trajnime profesionale, shkëmbim të informacionit dhe dokumentacionit mbi aktivitetet profesionale, organizimin e auditimeve paralele për tema me interes të përbashkët,  mbajtje të konsultimeve, hulumtimeve të përbashkëta, seminareve, konferencave e takimeve teknike.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Ftesë për media

Ftesë për media

Të nderuara media,   Ju ftojmë të ndiqni nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës dhe Zyrës Shtetërore të Auditimit të Republikës së Maqedonisë. Marrëveshja ka për qëllim intensifikimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve supreme të auditimit të të dyja vendeve. Marrëveshja nënshkruhet me datë 8 shkurt 2019, ora 11:15, në ambientet e Zyrës Kombëtare e Auditimit, Rr.Ahmet Krasniqi, 210, Arbëri, Prishtinë. Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit z.Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës dhe z. Naser Ademi, U.d. Auditor i Përgjithshëm i Republikës së Maqedonisë, do të japin nga një deklaratë.   Ju mirëpresim!
Lexo më shumë
Zyra Kombëtare e Auditimit  rrit numrin e auditimeve të performancës për t’i nxitur institucionet publike t’i trajtojnë shqetësimet e qytetarëve

Zyra Kombëtare e Auditimit  rrit numrin e auditimeve të performancës për t’i nxitur institucionet publike t’i trajtojnë shqetësimet e qytetarëve

Auditimi i performances në sektorin publik është një faktor i rëndësishëm për të bërë ndryshimin në jetën e qytetarëve. Ky lloj auditimi i mban të fokusuar zyrtarët përgjegjës në sektorin publik për përdorimin e fondeve publike bazuar në parimin e ekonomisë, efikasitetit dhe efektivitetit. Me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe promovimit të standardeve më të larta për transparencë dhe llogaridhënie, Zyra Kombëtare e Auditimit, i ka dhënë fokus të veçantë auditimeve të performancës. Gjatë vitit 2018, janë publikuar 13 raporte të auditimit të performancës duke mbuluar fusha të rëndësishme si ekonomia dhe mirëqenia sociale, shëndetësia, arsimi, mjedisi, teknologjia informative dhe prokurimi publik. Në këto auditime janë dhënë 175 rekomandime relevante për palët përgjegjëse. Rekomandimet kanë për qëllim përmirësimin e mangësive apo problemeve të identifikuara nga auditimet dhe zbatimi i tyre do të ndikojë pozitivisht në menaxhimin efikas dhe efektiv të programeve qeveritare dhe arritjen e vlerës për paranë e shpenzuar. ZKA në përcaktimin e temave të auditimit të performances për vitin 2018 ka zhvilluar një dialog efektiv me palët e interesit si Kuvendin, përkatësisht komisionet parlamentare, shoqërinë civile dhe donatorët. Kjo është bërë me qëllim që t’iu përgjigjet në mënyrë adekuate pritjeve të palëve të interesit, shqetësimeve të qytetareve, si dhe rreziqeve të shfaqura ndaj mjediseve të ndryshme. Kjo ka ndikuar që të rritet numri i raporteve të auditimit të performancës të shqyrtuara në komisione parlamentare dhe të rritet llogaridhënia në sektorin publik. Auditimet e performancës të kryera nga Zyra Kombëtare e Auditimit janë shqyrtime të pavarura, objektive dhe të besueshme që vlerësojnë nëse sistemet, operacionet, programet dhe aktivitetet e institucioneve publike janë në përputhje me parimet e ekonomisë, efikasitetit, efektivitetit. Adresimi i rekomandimeve të auditimit ndihmon institucionet të përmirësojnë performancën e tyre, të jenë më transparente dhe të arrijnë rezultate më të mira. Raportet e performancës të kryera nga Zyra Kombëtare e Auditimit mund t’i gjeni të publikuara në faqen tonë të internetit http://www.zka-rks.org/publications/
Lexo më shumë