Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
3/1/2019 12:58:24 PM

Zyra Kombëtare e Auditimit dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit së shpejti me auditime të përbashkëta në fushën e teknologjisë së informacionit

Në datat 28 shkurt dhe 01 mars, një grup auditorësh nga Zyra Kombëtare e Auditimit nën udhëheqjen e Ndihmës Auditores së Përgjithshme znj.Vlora Spanca morën pjesë në një punëtori për Auditimet e Teknologjisë së Informacionit në Kontrollin e Lartë të Shtetit të Shqipërisë. Kjo vizitë i shërben thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional si dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e auditimit të teknologjisë së informacionit. Gjatë dy ditëve janë shkëmbyer përvojat në zbatimin e standardeve ndërkombëtare të auditimit publik dhe praktikave të mira në fushën e auditimit të sistemeve të teknologjisë informative. Po ashtu është diskutuar për shkëmbimin e informatave dhe materialeve relevante. Të dyja palët kanë prezantuar auditimet e kryera në fushën e teknologjisë së informacionit dhe janë shqyrtuar mundësitë për të realizuar auditime të përbashkëta në këtë fushë.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Ngritja e kapaciteteve profesionale të auditorëve të perfomancës, objektivë strategjike e Zyrës Kombëtare të Auditimit

Ngritja e kapaciteteve profesionale të auditorëve të perfomancës, objektivë strategjike e Zyrës Kombëtare të Auditimit

Siç ka të paraparë edhe me Planin Strategjik 2018 – 2021, Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës është duke zhvilluar një program trajnimi profesional për auditorët e performancës. Në realizimin e këtij programi Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë do të mbështesë ZKA-në në ofrimin e ekspertizës, njohurive dhe përvojës së tyre. Viteve të fundit, Zyra Kombëtare e Auditimit, i ka dhënë fokus të veçantë auditimeve të performancës si dhe zhvillimit dhe rritjes së kapaciteteve të auditorëve në këtë fushë. Auditimet e performancës vlerësohen si ekzaminim i pavarur dhe profesional i programeve, funksionit dhe operacioneve të një organizate buxhetore dhe kanë një ndikim të drejtpërdrejte në rritjen e përgjegjësisë dhe një menaxhimi më ekonomik, efikas dhe efektiv nga ana e institucioneve. Vendet e zhvilluara përherë e më shumë e kanë orientuar fokusin e tyre në auditimet e performancës për të rritur vlerën për paranë dhe menaxhimin e shëndoshë të parasë publike. Një trend i tillë po përcillet edhe nga ZKA e cila në tri vitet e fundit nga 5 raporte të auditimit të performancës të publikuara në vitin 2016, këtë numër e ka rritur në 13 në vitin 2018. Bazuar në Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISSAI 300, 3000 dhe 3100), ZKA po synon të forcoj edhe më tutje kapacitetet profesionale për auditorët e performancës, me qëllim që ata të kenë kompetencën e nevojshme profesionale për të kryer këtë lloj auditimi. Këtu përfshihen njohuritë lidhur me metodat kërkimore, metodat shkencore e sociale si dhe teknikat hulumtuese dhe vlerësuese, aftësitë personale analitike në shkrim dhe komunikim. Në këtë vit ka filluar të zbatohet programi i trajnimit profesional për të gjithë auditorët e perfomancës të punësuar në Zyrën Kombëtare të Auditimit, i cili përbëhet nga dy module. Në kuadër të modulit bazik janë parashikuar mësimet “e-learning”, si dhe njohuri për  standardet dhe manualet e auditimit të performancës. Ndërsa, në modulin e avancuar, do të përfshihen metodat dhe teknikat e parastudimit dhe studimit kryesor sipas parimit të 3E-ve, si dhe seminare për të zhvilluar detyra praktika dhe punë në grupe. Gjithashtu, ku do të përfshihen punë praktike në të gjitha fazat e auditimit konkret - nga parastudimi, ekzekutimi  deri në raportim, Programi i trajnimeve profesionale për auditimet e performances është hartuar në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë dhe pritet të përfundojë në fund të vitit 2019.  
Lexo më shumë
Zyra Kombëtare e Auditimit rrit portofolion me Auditimet e Teknologjisë së Informacionit

Zyra Kombëtare e Auditimit rrit portofolion me Auditimet e Teknologjisë së Informacionit

Teknologjia informative është bërë pjesë integrale e të gjitha sferave të jetës, duke qenë në qendër të vëmendjes së zhvillimit të saj. Aplikimi i kësaj teknologjie për kryerjen e shërbimeve dhe proceseve të përditshme, përfshirë edhe shërbimet në sektorin publik, ka ndikuar drejtpërsëdrejti në lehtësimin, avancimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ky zhvillim i teknologjisë së Informacionit, nxori në pah edhe domosdoshmërinë e Auditimit të TI-së. Auditimi i Teknologjisë së Informacionit është një ndër llojet më me interes të auditimeve që zhvillohet nga Institucionet Supreme të Auditimit në mbarë botën. Në këtë drejtim edhe ZKA është duke kryer auditime të sistemeve të TI-së, duke pasur parasysh parimet e përgjithshme të auditimit që rrjedhin nga Standardet Ndërkombëtare për Institucionet Supreme të Auditimit. Gjatë tri viteve të fundit, ZKA ka kryer pesë auditime të Teknologjisë së Informacionit përfshirë një Vlerësim të përgjithshëm të sistemeve të Teknologjisë Informative në të gjitha Institucionet e nivelit qendror dhe lokal të Republikës së Kosovës.  Në raportet e auditimit të TI-së të kryera nga ZKA, janë identifikuar mangësi të shumta në qeverisjen e teknologjisë informative, sigurisë së informacionit dhe kontrolle të dobëta në sistemet informative. Nga auditimet e kryera vërehet se përkundër investimeve në këto aplikacione, asnjëri nga to nuk e ka arritur objektivin e plotë për të cilin janë financuar. Edhe në planin Strategjik të ZKA-së 2018-2021 i është dhënë rëndësi e veçantë auditimeve të TI-së dhe është duke u punuar në ngritjen e kapaciteteve njerëzore e profesionale, zbatimin e standardeve profesionale si dhe shkëmbimit të përvojave me Institucionet Supreme të Auditimit në rajon dhe më gjerë. Bazuar në planin vjetor 2018-2019, ZKA ka të planifikuar të kryejë dy auditime të teknologjisë së Informacionit. Auditimi i TI-së nënkupton ekzaminimin e zbatimit të sistemeve të TI-së për të garantuar se ato përmbushin nevojat e subjektit, pa komprometuar sigurinë e të dhënave, privatësinë, koston dhe elemente të tjera kritike të veprimtarisë së subjektit të audituar. Raportet e TI-së të kryera nga Zyra Kombëtare e Auditimit mund t’i gjeni të publikuara në faqen tonë të internetit http://www.zka-rks.org/
Lexo më shumë