Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
4/16/2019 9:29:10 AM

Çekia zotohet për të ndihmuar zhvillimin e auditimit të jashtëm në Kosovë

Sot, në Pragë, është nënshkruar Marrëveshja për Bashkëpunim midis Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës dhe Zyrës Supreme të Auditimit të Republikës së Çekisë.

Në kuadër të vizitës në selinë e Zyrës Supreme të Auditimit të Çekisë, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani ka diskutuar me homologun e tij çek, Milosllav Kala për forcimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve supreme të auditimit, për zbatimin e standardeve ndërkombëtare të auditimit. Me këtë rast është nënshkruar Marrëveshja për bashkëpunim bilateral në fushën e auditimit. Marrëveshja përfshin fusha të rëndësishme të bashkëpunimit midis dy institucioneve dhe synon shkëmbimin e praktikave të mira audituese, veçmas në lidhje me metodologjinë dhe procedurat e auditimit të jashtëm të sektorit publik, aktivitetet profesionale për zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve institucionale e njerëzore, përmirësimin e komunikimit me palët e jashtme, etj.

Presidenti i Zyrës Supreme të Auditimit të Çekisë, Milosllav Kala, ka vlerësuar progresin e arritur në Kosovë, lidhur me aplikimin e auditimit sipas standardeve ndërkombëtare të institucioneve supreme të auditimit. Ai është zotuar që, përveç bashkëpunimit bilateral, të përkrah Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës për pjesëmarrje aktive në kuadër të projekteve dhe aktiviteteve të Organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI), veçmas kur Çekia të merr kryesimin e këtij institucioni të rëndësishëm në nivel evropian.

Gjatë qëndrimit në Çeki, delegacioni kosovar në përbërje të Arvita Zyferit, Ndihmëse e Auditorit të Përgjithshëm, Qëndresa Mulaj, Shefe e Kabinetit dhe Shkelqim Xhema, Drejtor i Auditimit, përveç që kanë prezantuar përvojat dhe rezultatet e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, në mënyrë aktive kanë marr pjesë në diskutimet e përbashkëta me homologët çek, lidhur me metodologjinë, parimet dhe mënyrat për përmirësimin e mëtejmë të raporteve të auditimit.

Në takim, vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe zbatimit të qëllimit të parë strategjik të EUROSAI-t që ka të bëj me ngritjen e kapaciteteve dhe përdorimit të dhënave për qëllimet e auditimit.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Zyra Kombëtare e Auditimit shkëmben përvojat me auditorët suedezë dhe palestinezë

Zyra Kombëtare e Auditimit shkëmben përvojat me auditorët suedezë dhe palestinezë

Në kuadër të vizitës në selinë e Zyres Kombëtare të Auditimit të Suedisë, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Ilir Salihu, është takuar me drejtuesit dhe personelin auditues të Institucionit Suprem të Auditimit të Suedisë, me të cilët ka diskutuar për modalitetet e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit bilateral, në kuadër të Marrëveshjes për Bashkëpunim ndër-institucional. Gjatë qëndrimit në Suedi, z. Salihu ka qenë i ftuar që të marrë pjesë në takimet e përbashkëta të personelit të Zyres Kombëtare të Auditimit të Suedisë me drejtuesit e Zyres Shtetërore të Auditimit të Palestinës dhe të prezantojë përvojat e Zyres Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, në lidhje me planifikimin strategjik, menaxhimin e ndryshimit dhe ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe njerëzore.
Lexo më shumë
Fuqizohet bashkëpunimi midis institucioneve supreme të auditimit të Kroacisë dhe të Kosovës

Fuqizohet bashkëpunimi midis institucioneve supreme të auditimit të Kroacisë dhe të Kosovës

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, ka pritur sot në takim pune Auditorin e Përgjithshëm të Republikës së Kroacisë z. Ivan Klešic dhe bashkëpunëtorët e tij. Temë qendrore e këtij takimi ishte intensifikimi i bashkëpunimit dhe përkrahjes së ndërsjellë me qëllim të forcimit të auditimit të jashtëm në të dyja vendet. Z. Osmani ka uruar z. Klešic për rizgjedhjen e tij në mandatin e dytë nga Parlamenti i Kroacisë dhe i ka informuar mysafirët lidhur me të arriturat, sfidat si dhe objektivat strategjike të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kroacisë z. Ivan Klešic, ka vlerësuar lartë punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe progresin e arritur në auditimin e jashtëm në Kosovë. Ai ka theksuar nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ndër-institucional, me qëllim të shkëmbimit të informatave dhe përvojave, në interes të avancimit të mëtejmë të auditimit të jashtëm dhe përmirësimit të menaxhimit të parasë publike. Krerët e të dyja institucioneve kanë nënvizuar përfitimet që mund të arrihen përmes një procesi të qëndrueshëm të bashkëpunimit bilateral. Në mbështetje të zhvillimit profesional, të dy palët janë pajtuar për një bashkëpunim të vazhdueshëm, koherent e konkret që do të realizohet përmes shkëmbimit të ekspertëve dhe shkëmbimit të përvojës audituese. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, delegacioni kroat do të zhvillojë takime me deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës si dhe me zyrtarë të lartë qeveritar.
Lexo më shumë