Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
4/24/2019 1:01:00 PM

Fuqizohet bashkëpunimi midis institucioneve supreme të auditimit të Kroacisë dhe të Kosovës

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, ka pritur sot në takim pune Auditorin e Përgjithshëm të Republikës së Kroacisë z. Ivan Klešic dhe bashkëpunëtorët e tij. Temë qendrore e këtij takimi ishte intensifikimi i bashkëpunimit dhe përkrahjes së ndërsjellë me qëllim të forcimit të auditimit të jashtëm në të dyja vendet. Z. Osmani ka uruar z. Klešic për rizgjedhjen e tij në mandatin e dytë nga Parlamenti i Kroacisë dhe i ka informuar mysafirët lidhur me të arriturat, sfidat si dhe objektivat strategjike të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kroacisë z. Ivan Klešic, ka vlerësuar lartë punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe progresin e arritur në auditimin e jashtëm në Kosovë. Ai ka theksuar nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ndër-institucional, me qëllim të shkëmbimit të informatave dhe përvojave, në interes të avancimit të mëtejmë të auditimit të jashtëm dhe përmirësimit të menaxhimit të parasë publike. Krerët e të dyja institucioneve kanë nënvizuar përfitimet që mund të arrihen përmes një procesi të qëndrueshëm të bashkëpunimit bilateral. Në mbështetje të zhvillimit profesional, të dy palët janë pajtuar për një bashkëpunim të vazhdueshëm, koherent e konkret që do të realizohet përmes shkëmbimit të ekspertëve dhe shkëmbimit të përvojës audituese. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, delegacioni kroat do të zhvillojë takime me deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës si dhe me zyrtarë të lartë qeveritar.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

30

30

Çekia zotohet për të ndihmuar zhvillimin e auditimit të jashtëm në Kosovë
Lexo më shumë
30

30

Njoftim për publikun: Prezantimi i raportit “Zhvillimi i Kapaciteteve në Procesin e Bërjes së Politikave dhe Koordinimit – Projekt i financuar nga Sida dhe zbatuar nga Zyra e Kryeministrit”
Lexo më shumë