Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
4/25/2019 1:32:39 PM

Njoftim për publikun: Prezantimi i raportit “Zhvillimi i Kapaciteteve në Procesin e Bërjes së Politikave dhe Koordinimit – Projekt i financuar nga Sida dhe zbatuar nga Zyra e Kryeministrit”

Zyra Kombëtare e Auditimit me datë 26 Prill 2019 (e premte), nga ora 9:45-12:00 do ta bëjë prezantimin e raportit të fundit të publikuar “Zhvillimi i Kapaciteteve në Procesin e Bërjes së Politikave dhe Koordinimit – Projekt i financuar nga Sida dhe zbatuar  nga Zyra e Kryeministrit”. Prezantimi i raportit të auditimit të performancës do të mbahet në sallën Orion në rrugën Rexhep Luci. Në këtë tryezë të ftuar janë përfaqësues të të gjitha Ministrive, Zyrës së Kryeministrit, projektit SIDA , shoqërisë civile, mediat, organizatat ndërkombëtare. Prezantimi ka karakter informues lidhur me  përmbajtjen, të gjeturat  dhe rekomandimet e dala nga ky auditim.  Diskutimi do të jetë i hapur për të gjithë pjesëmarrësit.  

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Fuqizohet bashkëpunimi midis institucioneve supreme të auditimit të Kroacisë dhe të Kosovës

Fuqizohet bashkëpunimi midis institucioneve supreme të auditimit të Kroacisë dhe të Kosovës

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, ka pritur sot në takim pune Auditorin e Përgjithshëm të Republikës së Kroacisë z. Ivan Klešic dhe bashkëpunëtorët e tij. Temë qendrore e këtij takimi ishte intensifikimi i bashkëpunimit dhe përkrahjes së ndërsjellë me qëllim të forcimit të auditimit të jashtëm në të dyja vendet. Z. Osmani ka uruar z. Klešic për rizgjedhjen e tij në mandatin e dytë nga Parlamenti i Kroacisë dhe i ka informuar mysafirët lidhur me të arriturat, sfidat si dhe objektivat strategjike të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kroacisë z. Ivan Klešic, ka vlerësuar lartë punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe progresin e arritur në auditimin e jashtëm në Kosovë. Ai ka theksuar nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ndër-institucional, me qëllim të shkëmbimit të informatave dhe përvojave, në interes të avancimit të mëtejmë të auditimit të jashtëm dhe përmirësimit të menaxhimit të parasë publike. Krerët e të dyja institucioneve kanë nënvizuar përfitimet që mund të arrihen përmes një procesi të qëndrueshëm të bashkëpunimit bilateral. Në mbështetje të zhvillimit profesional, të dy palët janë pajtuar për një bashkëpunim të vazhdueshëm, koherent e konkret që do të realizohet përmes shkëmbimit të ekspertëve dhe shkëmbimit të përvojës audituese. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, delegacioni kroat do të zhvillojë takime me deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës si dhe me zyrtarë të lartë qeveritar.
Lexo më shumë
Debati për shpenzimet e reprezentacionit merr vëmendjen e publikut

Debati për shpenzimet e reprezentacionit merr vëmendjen e publikut

Zyra Kombëtare e Auditimit, në raportet e auditimit, në mënyrë të vazhdueshme ka dhënë rekomandime sa i përket përdorimit ekonomik të fondeve publike për qëllimet e reprezentacionit. Këto rekomandime nuk po zbatohen në mënyrë efektive. Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani mori pjesë në debatin e organizuar nga BIRN me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Asociacionit të Komunave të Kosovës si dhe të organizatave të shoqërisë civile e mediave. Me këtë rast janë publikuar rezultatet e analizës së kryer nga BIRN për përdorimin e buxhetit për shpenzimet e pijeve dhe ushqimit si dhe të shpenzimeve të reprezentacionit. Auditori i Përgjithshëm, ka prezantuar aktivitetet e ndërmarra për auditimin e planifikimit dhe përdorimit të fondeve publike për qëllime të reprezentacionit. Z. Osmani ka nënvizuar se shpenzimet për ushqim dhe pije kanë kaluar pragun prej 5% të grupit të shpenzimeve për mallra e shërbime dhe se ky fenomen duhet të ndalet. Kjo pjesëmarrje në strukturën e buxhetit është e lartë dhe shkon në drejtim të kundërt me parimin e ekonomicitetit.  Komunat gjatë vitit 2018, në emër të drekave zyrtare brenda dhe jashtë vendit kanë shpenzuar, rreth 3,5 milionë euro për ushqim dhe pije, ndërsa gjysmën e kësaj vlere e ka shpenzuar vetëm Komuna e Prishtinës. Gjatë prezantimit, Auditori i Përgjithshëm, ka nënvizuar se është po aq e rëndësishme që për përdorimin e këtyre  fondeve të sigurohen kode adekuate, në mënyrë që të zbardhen dhe raportohen saktësisht qëllimet e furnizimit me pije dhe ushqim. Për të diferencuar përmbushjen e kompetencave të komunave në raport me shpenzimet tjera të reprezentacionit si dhe që të sigurohet vlera për para furnizimi me këto mallra e shërbime duhet të bëhet përmes një procesi transparent dhe konkurrues. Përfaqësuesit e BIRN kanë prezantuar rezultatet e hulumtimit dhe kanë potencuar mosgatishmërinë për qasje në dokumentet zyrtare nga shumë institucione të cilat kanë arritur t’i kenë në dispozicion vetëm pas vendimeve përfundimtare të gjykatës. Hulumtimi ka rezultuar që dokumentacioni lidhur me këtë shpenzime është shumë i varfër dhe nuk shpalos informacion për qëllimet e përdorimit të këtyre fondeve. Debati ka vazhduar nga përfaqësuesit komunal dhe në fokus ka pasur rritjen e transparencës por kanë nënvizuar edhe nevojën për këto kategori të shpenzimeve pasi secila nga komunat kanë aktivitet e tyre jubilare të cilat ndikojnë në rritjen e këtyre shpenzimeve. Përfaqësues të shoqërisë civile kanë shprehur nevojën e shpalosjes së informacioneve para publikut për më shumë informata për përmbajtën e këtyre shpenzimeve dhe ndalimin e përdorimit të tyre për artikuj të luksit.
Lexo më shumë