Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
4/26/2019 3:03:27 PM

Intensifikohen aktivitetet për përfshirjen e institucioneve akademike e shkencore për avancimin e kualifikimeve profesionale të auditorëve

Ngritja e kapaciteteve në fushën e auditimit të përformancës diskutohet me pjesëmarrje të përfaqësuesve të institucioneve akademike e shkencore Me qëllim të realizimit të objektivës strategjike për të rritur cilësinë dhe zgjeruar portfolion e auditimeve të përformancës si dhe aftësimin e vazhdueshëm të auditorëve, sot në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit është mbajtur një takim i përbashkët me përfaqësues nga Universiteti i Kembrixhit dhe Kolegjit UBT. Diskutimi është fokusuar në gjetjen e modaliteteve të bashkëpunimit që ka për synim dizajnimin e një programi të edukimit profesional për auditorët e performancës. Programi do të fokusohet në fushat të cilat janë të nevojshme për t’i forcuar njohuritë dhe pritet të rezultoj me rritjen e kualitetit të raporteve të auditimit dhe që të mund të zbatohet gjerësisht në Kosovë, në mënyrë që zbatimi i rekomandimeve për të siguruar shërbime cilësore dhe vlerën për para të rritet.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Prezantimi i raportit të auditimit të performancës “Zhvillimi i Kapaciteteve në Procesin e Bërjes së Politikave dhe Koordinimit”

Prezantimi i raportit të auditimit të performancës “Zhvillimi i Kapaciteteve në Procesin e Bërjes së Politikave dhe Koordinimit”

Sot, Zyra Kombëtare e Auditimit, ka bërë prezantimin publik të raportit të perfomancës, “Zhvillimi i Kapaciteteve në Procesin e Bërjes së Politikave dhe Koordinimit”, projekt i financuar nga Sida dhe zbatuar nga Zyra e Kryeministrit”. Pjesëmarrës në këtë prezantim ishin zyrtarë të Ministrive, Zyrës së Kryeministrit, projektit SIDA, shoqërisë civile, mediave, organizatave ndërkombëtare si dhe përfaqësues të Ambasadës Suedeze në Kosovë dhe Universitetit të Kembrixhit. Me këtë rast, Ndihmës Auditorja e Përgjithshme Znj. Vlora Spanca, nën udhëheqjen e të cilës është kryer ky auditim, falënderoj Ambasadën Suedeze dhe Zyrën e Kryeministrit për besimin e dhënë që Zyra Kombëtare e Auditimit të kryej auditimin e një projekti kaq të rëndësishëm. Marrja përsipër e një angazhimi të tillë përveç që ishte privilegj kërkonte përgjegjësi dhe kompetence të lartë profesionale. Një angazhim si ky tregon po ashtu për besueshmërinë qe shtetet e tjera dhe institucionet publike kane ndaj Zyrës Kombëtare të Auditimit, shtoi ajo. Znj. Myrvete Gashi, drejtore e Departamentit për Auditime të Performancës, tha se Zyra Kombëtare e Auditimit vlerësoi objektivin e përgjithshëm të Projektit duke pasur për synim zhvillimin e qëndrueshëm të kapaciteteve në fushën e procesit të zhvillimit të politikave. Auditimi ka konkluduar se Projekti ka arritur rezultate të rëndësishme duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve në zhvillimin e politikave brenda qeverisë. Sidoqoftë, përkundër progresit të bërë nga Projekti në procesin e zhvillimit të politikave, ka disa të meta që mund të rrezikojnë efektivitetin dhe qëndrueshmërinë e procesit të zhvillimit të politikave, tha Gashi. Ndërsa, prezantimi detaj i raportit përfshirë gjetjet konkluzionet dhe rekomandimet e auditimit , është bërë nga  Fikret Ibrahimi udhëheqës i ekipit auditues. Në anën tjetër nga Zyra e Kryeministrit z. Arben Krasniqi, ka vlerësuar lartë kontributin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për ecurinë e projektit. Ai është zotuar se rekomandimet e dhëna në këtë raport do të adresohen dhe së shpejti do të dorëzohet edhe plani i veprimit për adresimin e tyre.  Ndërsa, përfaqësuesi nga Fondacioni Kosovar për shoqërinë civile (KCSF), Dren Puka, foli për rolin dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në procesin e hartimit të politikave. Zyra Kombëtare e Auditimit ka filluar të bëjë prezantimin publik të raporteve të auditimit dhe të bashkëbisedoj me palët përgjegjëse të përfshirë në proceset e auditimit, me anëtarë të komisioneve parlamentare, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave, për secilin raport të auditimit të performancës. Qëllimi është që të bëhet sa më transparente puna audituese dhe të sqarohen gjetjet dhe rekomandimet për publikun e gjerë, në mënyrë që të mos ketë keqkuptime dhe keqinterpretime.   Raportin e plotë mund ta lexoni në këtë vegzë.
Lexo më shumë
Shkëmbehen  përvojat mes Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve të rajonit për auditimin e pajtueshmërisë

Shkëmbehen  përvojat mes Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve të rajonit për auditimin e pajtueshmërisë

Në një punëtori të përbashkët të mbajtur në Podgoricë, Institucionet Supreme të Auditimit të Kosovës, Bosnjë Hercegovinës dhe Malit të Zi kanë shkëmbyer përvojat dhe praktikat në auditimin e pajtueshmërisë. Qëllimi i punëtorisë ishte shkëmbimi i përvojave praktike rreth auditimit te pajtueshmërisë, metodologjia e zbatuar si dhe dallimin me auditimin financiar. Gjatë kësaj vizite ne mes tjerash, u shkëmbyen përvojat e vendeve fqinjë lidhur me modelet e auditimit, listat kontrolluese dhe metodologjinë e auditimit, duke u pasqyruar me shembuj praktik në zbatim të kësaj metodologjie. Siç është paraparë edhe në Planin Strategjik 2018-2021, Zyra Kombëtare e Auditimit është në proces të futjes së metodologjisë së re të auditimit të pajtueshmërisë dhe përgatitjes për të filluar dhënien e opinionit të auditimit për pajtueshmërinë.  Prandaj, vizitat e tilla, ofrojnë mundësi që të shkëmbehen pikëpamjet, metodat dhe përvojat e punës me vendet e tjera që zbatojnë këtë qasje, me qëllim të ngritjes së mëtutjeshme të kapaciteteve profesionale në zhvillimin dhe avancimin e kësaj metodologjie.
Lexo më shumë