Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
3/17/2019 1:06:33 PM

Shkëmbehen  përvojat mes Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve të rajonit për auditimin e pajtueshmërisë

Në një punëtori të përbashkët të mbajtur në Podgoricë, Institucionet Supreme të Auditimit të Kosovës, Bosnjë Hercegovinës dhe Malit të Zi kanë shkëmbyer përvojat dhe praktikat në auditimin e pajtueshmërisë. Qëllimi i punëtorisë ishte shkëmbimi i përvojave praktike rreth auditimit te pajtueshmërisë, metodologjia e zbatuar si dhe dallimin me auditimin financiar. Gjatë kësaj vizite ne mes tjerash, u shkëmbyen përvojat e vendeve fqinjë lidhur me modelet e auditimit, listat kontrolluese dhe metodologjinë e auditimit, duke u pasqyruar me shembuj praktik në zbatim të kësaj metodologjie. Siç është paraparë edhe në Planin Strategjik 2018-2021, Zyra Kombëtare e Auditimit është në proces të futjes së metodologjisë së re të auditimit të pajtueshmërisë dhe përgatitjes për të filluar dhënien e opinionit të auditimit për pajtueshmërinë.  Prandaj, vizitat e tilla, ofrojnë mundësi që të shkëmbehen pikëpamjet, metodat dhe përvojat e punës me vendet e tjera që zbatojnë këtë qasje, me qëllim të ngritjes së mëtutjeshme të kapaciteteve profesionale në zhvillimin dhe avancimin e kësaj metodologjie.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Intensifikohen aktivitetet për përfshirjen e institucioneve akademike e shkencore për avancimin e kualifikimeve profesionale të auditorëve

Intensifikohen aktivitetet për përfshirjen e institucioneve akademike e shkencore për avancimin e kualifikimeve profesionale të auditorëve

Ngritja e kapaciteteve në fushën e auditimit të përformancës diskutohet me pjesëmarrje të përfaqësuesve të institucioneve akademike e shkencore Me qëllim të realizimit të objektivës strategjike për të rritur cilësinë dhe zgjeruar portfolion e auditimeve të përformancës si dhe aftësimin e vazhdueshëm të auditorëve, sot në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit është mbajtur një takim i përbashkët me përfaqësues nga Universiteti i Kembrixhit dhe Kolegjit UBT. Diskutimi është fokusuar në gjetjen e modaliteteve të bashkëpunimit që ka për synim dizajnimin e një programi të edukimit profesional për auditorët e performancës. Programi do të fokusohet në fushat të cilat janë të nevojshme për t’i forcuar njohuritë dhe pritet të rezultoj me rritjen e kualitetit të raporteve të auditimit dhe që të mund të zbatohet gjerësisht në Kosovë, në mënyrë që zbatimi i rekomandimeve për të siguruar shërbime cilësore dhe vlerën për para të rritet.
Lexo më shumë
Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani ka vizituar Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë dhe ka dhuruar pajisje kompjuterike për nevojat e shkollës

Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani ka vizituar Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë dhe ka dhuruar pajisje kompjuterike për nevojat e shkollës

Me rastin e dhurimit të këtij donacioni Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani, tha se ky është një akt simbolik për të përkrahur dhe për t’u solidarizuar me përpjekjet e personelit  arsimor dhe nxënësit në nxënien e njohurive të reja dhe sado pak për të përmirësuar kushtet e tyre  të punës. Në anën tjetër drejtori i Gjimnazit “Xhevdet Doda”, z. Azem Jaha  shprehu falënderimin e tij për këtë donacion duke theksuar se është shumë i mirëseardhur dhe do të jetë në shërbim të nxënësve të kësaj shkolle. Pajisjet janë të përdorura dhe me ndihmën e ekspertëve të TI-së të Zyrës Kombëtare të Auditimit janë funksionalizuar plotësisht duke i shtuar jetën e përdorimit edhe për një kohë optimale dhe mund të plotësojnë të gjitha nevojat e nxënësve. Ky aktivitet është duke u zhvilluar në kuadër të programit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për të njohur më mirë rëndësinë e auditimit dhe sensibilizimin e publikut që të mbajnë në përgjegjësi autoritetet publike për zbatimin e rekomandimeve sikurse për të shprehur edhe nevojën për një edukim më cilësor në Kosovë.
Lexo më shumë