Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
6/1/2019 6:00:53 AM

Fëmijët e punonjësve të Zyrës Kombëtare të Auditimit, mësojnë për rëndësinë e auditimi duke festuar

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Fëmijëve, në ambientet e Zyrën Kombëtare të Auditimit, është organizuar aktivitet kulturore - artistike me fëmijët e punonjësve të institucionit. Me këtë rast, fëmijët të shoqëruar nga prindërit e tyre punonjës të këtij institucioni, patën mundësi të njoftohen me vendin e punës së prindërve të tyre. Për të krijuar një përvojë të këndshme dhe atmosferë  të ngrohtë ishin të pranishëm personazhet e preferuar të  animuar për fëmijë, krijimi i lojërave të shumta të shoqëruara me muzikë dhe vallëzime. Aktivitete të ngjashme, ku fëmijët mësojnë për rëndësinë e auditimit duke festuar, tashmë janë bërë tradicionale nga ZKA. Ky aktivitet njëditor i organizuar, përveç argëtimit, iu ka mundësuar fëmijëve për tu njohur me botën dhe natyrën e të punuarit. Këto aktivitete shërbejnë edhe si një mundësi e mirë për prindërit për të nisur fillimet e diskutimeve për vlerat e punës, ndërsa institucionit iu ka mundësuar që të ndajnë njohurit, praktikat e mira dhe shkathtësitë përkatëse që kërkohen në vendin e punës. Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve mbështetet nga konventa ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve dhe u kushtohet të gjithë fëmijëve, ku në mbarë botën festohet me aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim të vënë në vëmendje rritjen e vetëdijesimit për mirëqenien e fëmijëve, respektimin e te drejtave të tyre, pa dallim moshe apo kombësie. Aktivitete me qëllim të promovimi të rëndësisë së veprimtarisë audituese do të organizohen në vazhdimësi në mënyrë që të sensibilizohet publiku për nevojën e përmirësimeve në administratën publike.  

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike shqyrton Raportin e Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2018

Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike shqyrton Raportin e Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2018

Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani, sot ka prezantuar para Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, Raportin Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2018 së bashku me PVF- të e audituara. Në fjalën e tij para këtij komisioni, Auditori i Përgjithshëm z Besnik Osmani, ka prezantuar rezultatet e punës për vitin 2018 dhe ka raportuar lidhur me përdorimin e buxhetit të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Më këtë rast ka nënvizuar tri sukseset kryesore që kanë të bëjnë me miratimin e Planit Strategjik 2018 – 2021, rritjen e portofolios së të gjitha llojeve të auditimeve dhe ngritjen e kapaciteteve humane e administrative të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Numri i auditimeve të rregullsisë është rritur për 20% në krahasim me sezonin 2015/16 dhe janë trefishuar auditimet e performancës. Po ashtu, auditimi i ndërmarrjeve publike ka filluar në sezonin auditues 2016/17 me 4 auditime dhe ky  numër është trefishuar në sezonin auditues 2018/19. Duke folur për sfidat, Auditori i Përgjithshëm, ka vendosur theksin në miratimin e paketës ligjore në fushën e administratës publike përmes së cilave është vendosur në rrezik pavarësia institucionale, administrative e financiare e ZKA-së dhe në nevojën e profilizimit të auditorëve sipas fushave të auditimit në sektorin e performancës. Në vazhdim të fjalës së tij, ka prezantuar Pasqyrat Vjetore Financiare dhe Raportin e Auditimit, duke prezantuar aspektet kryesore të menaxhimit që kanë të bëjnë me buxhetin e realizuar në shkallën 98%, nga të cilat 74% i përkasin kategorisë paga dhe mëditje, 23% mallrave e shërbimeve, 2% investime kapitale dhe 1% shpenzime komunale. Z. Driton Selmanaj, kryetar i Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike (KMFP), ka vlerësuar lartë punën e ZKA-së, dhe ka falënderuar Auditorin e Përgjithshëm për gatishmërinë dhe përkushtimin për t’iu përgjigjur gjithmonë këtij komisioni. Po ashtu, anëtarët e komisionit kanë përgëzuar Auditorin e Përgjithshëm për punën dhe raportet profesionale të ZKA-së.  Në këtë takim janë diskutuar edhe çështje tjera me interes si mundësia e rritjes së numrit të auditimeve të performancës dhe ndërmarrjeve publike, rritja e adresimit të rekomandimeve si dhe shqyrtimi i kërkesave për auditime të veçanta që vijnë nga Kuvendi. Të gjithë deputet pjesëmarrës në diskutim kanë nënvizuar rëndësinë e pavarësisë institucionale të Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe trajtimin me dinjitet të personelit profesional të angazhuar, përmes financimit të edukimit profesional dhe lartësisë së kompensimit.
Lexo më shumë
Ftesë për media

Ftesë për media

Të nderuara media, Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Zyra Kombëtare e Auditimit do të organizojnë tryezë me temën “ Mjedisi i sigurt dhe i shëndetshëm – e drejtë e njeriut dhe përgjegjësi kushtetuese”. Tryeza  do të mbahet:

të mërkuren, me 05 Qershor 2019

në ora 10:00

në Hotel Emerald,

Prishtinë

  Tryeza ka për qëllim të vë në pah rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve publike me Avokatin e Popullit dhe Auditorin e Përgjithshëm në zbatimin e rekomandimeve adresuar institucioneve të nivelit qendror dhe nivelit lokal me qëllim të përmirësimit të gjendjes së mjedisit në vend. Në këtë tryezë Avokati i Popullit, Auditori i Përgjithshëm, përfaqësues të legjislativit, ekzekutivit dhe të shoqërisë civile, do të diskutojnë për gjendjen, veprimet dhe sfidat në drejtim të mbrojtjes së mjedisit në vend. Diskutimi do të jetë i hapur për të gjithë pjesëmarrësit. Ju mirëpresim, Zyra për Informim e ZKA
Lexo më shumë