Fëmijët e punonjësve të Zyrës Kombëtare të Auditimit, mësojnë për rëndësinë e auditimi duke festuar
Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Fëmijëve, në ambientet e Zyrën Kombëtare të Auditimit, është organizuar aktivitet kulturore - artistike me fëmijët e punonjësve të institucionit.
Me këtë rast, fëmijët të shoqëruar nga prindërit e tyre punonjës të këtij institucioni, patën mundësi të njoftohen me vendin e punës së prindërve të tyre. Për të krijuar një përvojë të këndshme dhe atmosferë të ngrohtë ishin të pranishëm personazhet e preferuar të animuar për fëmijë, krijimi i lojërave të shumta të shoqëruara me muzikë dhe vallëzime.
Aktivitete të ngjashme, ku fëmijët mësojnë për rëndësinë e auditimit duke festuar, tashmë janë bërë tradicionale nga ZKA. Ky aktivitet njëditor i organizuar, përveç argëtimit, iu ka mundësuar fëmijëve për tu njohur me botën dhe natyrën e të punuarit. Këto aktivitete shërbejnë edhe si një mundësi e mirë për prindërit për të nisur fillimet e diskutimeve për vlerat e punës, ndërsa institucionit iu ka mundësuar që të ndajnë njohurit, praktikat e mira dhe shkathtësitë përkatëse që kërkohen në vendin e punës.
Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve mbështetet nga konventa ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve dhe u kushtohet të gjithë fëmijëve, ku në mbarë botën festohet me aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim të vënë në vëmendje rritjen e vetëdijesimit për mirëqenien e fëmijëve, respektimin e te drejtave të tyre, pa dallim moshe apo kombësie.
Aktivitete me qëllim të promovimi të rëndësisë së veprimtarisë audituese do të organizohen në vazhdimësi në mënyrë që të sensibilizohet publiku për nevojën e përmirësimeve në administratën publike.
Lexo më shumë

Avokati i Popullit, z.Hilmi Jashari, është shprehur se ndien kënaqësi të veçantë meqenëse rrallë herë ndodh që në Kosovë dy Insitucione të Pavarura, Avokati i Popullit dhe Auditori i Përgjithshëm, kanë dhënë kontribut lidhur me vlerësimin e gjendjes mjedisore në vend dhe për më tepër kane dalë me rekomandime konkrete drejtuar autoriteteve publike lidhur me veprimet që ata duhet të ndërmarrin për të përmirësuar dhe për të jetësuar garancinë kushtetuese, që vendi jonë i ka jetësuar në dispozitën 52 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Po ashtu, ai theksoi se zhvillimi ekonomik në Kosovë, nuk duhet të kushtëzohet dhe të shkoj në dëm të të drejtave të njeriut.
Përfaqësuesja nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Znj. Annette Fath Lihic, pasi ka folur për rëndësinë e mjedisit në jetën dhe shëndetin e popullsisë, ka ngritur çështjet e dala nga Raporti i Progresit për vendin, e që lidhen me çështjet e mjedisit. Ajo tha që sipas këtij raporti, Kosova ende është në fazat e hershme dhe asnjë progres nuk është arritur lidhur me këtë çështje. Problemet mjedisore në Kosovë dhe mungesa e vullnetit politik të institucioneve në ndërmarrjen e masave adekuate për mbrojtjen e mjedisit kanë ndikuar në mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve.
Në këtë tryezë u diskutua edhe lidhur me rolin e Kuvendit në drejtim të përmirësimit të gjendjes së mjedisit në vend, me ç’rast deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit anëtar i Komisionit të Kuvendit të Kosovës, për Bujqësi, Pylltari dhe Planifikim Hapësinor, z.Sali Zyba, ngriti shqetësimin e mosfunksionimit të te gjitha hallkave në zinxhirin e institucioneve.
Tema të tjera të diskutuara ishin: roli i shoqërisë civile në mbrojtjen e mjedisit, roli i prokurorisë në parandalimin e problemeve mjedisore, roli i Policisë së Kosovës në parandalimin e degradimit të mjedisit. Gjithashtu, edhe nga ana e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë u paraqiten veprimet e ndërmarra nga kjo ministri në drejtim të ushtrimit të kompetencave ligjore.
Kjo tryezë u organizuar në Ditën Botërore të Mjedisit. Qëllimi i kësaj tryeze ishte që të vihet në pah rëndësia dhe bashkëpunimit i institucioneve në zbatimin e rekomandimeve adresuar institucioneve të nivelit qendror dhe nivelit lokal me qëllim të përmirësimit të gjendjes së mjedisit në vend. Në tryezë morën pjesë dhe shprehën opinionet e tyre, përfaqësues të Kuvendit të Kosovës, të Zyrës së BE-së në Kosovë, të organeve të drejtësisë, Policisë së Kosovës, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, institucioneve tjera të nivelit qendror dhe lokal, të Organizatave Ndërkombëtare në vend si dhe përfaqësues nga shoqëria civile.
Të gjithë të pranishmit, u pajtuan që për të pasur një mjedis më të shëndetshëm, nevojitet një mobilizim, bashkëpunim dhe koordinim i mirëfilltë i të gjithë dikasterëve institucional, shoqërisë civile dhe qytetareve.