Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
7/4/2019 12:52:17 PM

Auditori i Përgjithshëm viziton Parlamentin e Japonisë, Bashkinë e Tokios dhe Bordin e Auditimit

Në kuadër të vizitës në Tokio të Japonisë, Auditori i Përgjithshëm z. Besnik Osmani dhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, z. Ilir Salihu të shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Japoni z. Leon  Malazogu mbajtën takime të veçanta në Parlamentin e Japonisë, Bashkinë e Tokios dhe Bordin e Auditimit të Japonisë. Në Parlamentin e Japonisë, Auditori i Përgjithshëm u prit në një takim të veçantë nga Kryetari i Komisionit për Auditim dhe Mbikëqyrje të Administratës z. Banri KAIEDA. Në takim u bisedua për rëndësinë e auditimit të jashtëm në menaxhimin e mirë të fondeve publike, me theks të veçantë për bashkëpunimin në mes të parlamenteve dhe Institucioneve Supreme të Audimit, sidomos në rolin e Parlamentit në zbatimin e rekomandimeve të auditimit, me qëllim të përmirësimit të qeverisjes dhe menaxhimit më të mirë të parasë publike. Ndërsa, në takimin e mbajtur në bashkinë e Tokios, Auditori i Përgjithshëm u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i  Sekretarisë për Auditim dhe Inspektim të Tokios si dhe përfaqësues nga Komiteti i Auditimit. Temë e këtij takimi ishte roli, mandati organizimi, llojet e auditimit dhe inspektimit që kryhen nga ky Institucion në subjektet publike të Tokios.  U biseduan çështje me interes për palët, ndërsa praktikat e veprimit dhe masat korrigjuese që ndërmerren nga institucionet japoneze, me qëllim të zbatimit të rekomandimeve, u vlerësuan si një mekanizëm i qëndrueshëm dhe i rëndësishëm për të rritur përgjegjësinë në menaxhimin me fondet publike. Po ashtu, u bisedua për përgatitjet për auditimin e fondeve për Olimpiadën “Tokyo 2020” dhe mundësitë që auditorët kosovarë të përfitojnë njohuri të reja nga kjo përvojë e veçantë. Auditori i Përgjithshëm, u mirëprit në takim edhe nga Auditorja e Përgjithshme e Japonisë Dr. Mari KOBYASHI, e cila ka shprehur kënaqësinë për rezultatet e mira dhe rritjen e kapaciteteve në Zyrën Kombëtare të Kosovës duke nënvizuar vullnetin e saj për t’i përkrahur institucionet e Kosovës në rrugëtimin për menaxhim efektiv të pasurisë publike. Nga delegacioni kosovar është informuar për rezultatet dhe synimet integruese në Institucionet ndërkombëtare të auditimit. Gjatë vizitës në Japoni, delegacioni nga Zyra Kombëtare e Auditimit, ka vizituar edhe Ambasadën e Kosovës në Japoni.  

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditori i Përgjithshëm po merr pjesë në takimin vjetor të Komitetit të INTOSAI-it për Ngritje të Kapaciteteve

Auditori i Përgjithshëm po merr pjesë në takimin vjetor të Komitetit të INTOSAI-it për Ngritje të Kapaciteteve

Në Tokio të Japonisë, po mbahet takimi vjetor i Komitetit të INTOSAI-it  për Ngritje të Kapaciteteve, ku po merr pjesë Auditori i Përgjithshëm i Kosovës z. Besnik Osmani dhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, z. Ilir Salihu. Temë kryesore e takimit është “Eksplorimi i kapaciteteve për të mbështetur profesionalizmin e Institucioneve Supreme të Auditimit”. Përveç temës kryesore, po diskutohet edhe për katër shtyllat kryesore të profesionalizmit: pavarësia e institucioneve supreme të auditimit dhe ndikimi i tyre në menaxhimin më të mirë të fondeve publike; rëndësia e standardeve për të udhëhequr me profesionalizëm; komponenta e Burimeve Njerëzore  si parakusht për një ISA profesionale; si dhe vlera dhe rëndësia e matjes së perfomancës së ISA-ve. Në margjinat e kësaj ngjarje, Auditori i Përgjithshëm, ka zhvilluar takime të veçanta me homologët e tij nga vende të ndryshme të botës siç janë: Auditori i Përgjithshëm i SHBA-ve, z. Gene Dodaro, atë të Japonisë, Dr. Mari Kobayashi, të Suedisë, znj. Helena Lindberg, të Arabisë Saudite, z. Al-Angari, të Kuvajtit, z. Adel Al-Sarawi, Drejtorin e Përgjithshëm të Iniciativës për Zhvillim të Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (IDI – INTOSAI), si dhe me Zëvendës-kryesuesin e Komitetit të INTOSAI-t për Ngritje të Kapaciteteve. Fokusi kryesor i bisedës gjatë këtyre takimeve ishte integrimi i Zyrës Kombëtare të Auditimit në organizatat globale dhe rajonale t? Institucioneve Supreme të Auditimit p?r sektorin publik. Po ashtu, është biseduar edhe për mundësitë e përfitimit nga programet profesionale si dhe mundësitë e shkëmbimit të përvojave bilaterale dhe ndërinstitucionale. Në takimin vjetor të Komitetit të INTOSA-it për Ngritje të Kapaciteteve po marrin pjesë përfaqësues të Institucioneve Supreme të Auditimit nga vende të ndryshme të botës. Komiteti për Ngritje të Kapaciteteve është një nga katër organet kryesore të INTOSAI-it, i cili mbështet iniciativat për ndërtimin e aftësive dhe zhvillimin e kapaciteteve të Institucioneve Supreme të Auditimit, përmes trajnimeve, asistencës teknike dhe aktiviteteve të tjera zhvillimore. INTOSAI vepron si një organizatë profesionale ombrellë për Insitucionet Supreme të Auditimit dhe ka të anëtarësuar rreth 190 Institucione Supreme të Auditimit.
Lexo më shumë
Delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit vizitë studimore në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Bullgarisë

Delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit vizitë studimore në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Bullgarisë

Në datat 15-16 Korrik, një grup auditorësh nga Zyra Kombëtare e Auditimit nën udhëheqjen e Ndihmës Auditorit të Përgjithshme z.Qerkin Morina morën pjesë në një vizitë studimore në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Bullgarisë. Gjatë qëndrimit në Sofie, delegacioni nga Zyra Kombëtare e Auditimit u prit nga Presidenti i Zyrës Kombëtare të Bullgarisë z.Tzvetan Tzvetkov, ku u bisedua për mandatin, organizimin dhe planifikimin strategjik të këtij insitucioni. Kjo vizitë i shërben thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional si dhe shkëmbimit të përvojave të auditimit në sektorin publik. Gjatë dy ditëve janë shkëmbyer përvojat në planifikimin strategjik dhe aktiviteteve të auditimit, planifikimin vjetor të auditimit, planifikimi i një auditimi individual dhe planifikimi i auditimit të performancës në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Bullgarisë. Delegacioni nga ZKA, përveç që kanë prezantuar përvojat dhe rezultatet e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, në mënyrë interaktive kanë marrë pjesë në diskutimet e përbashkëta me homologët bullgar, lidhur me planifikimin e auditimit, mënyrat dhe praktikat për përmirësimin e mëtejmë të planeve të auditimit. Të dyja palët u pajtuan që bashkëpunimi në fusha të ndryshme të auditimit të forcohet më tutje me qëllim të shkëmbimit të informatave, përvojave dhe praktikave të mira në interes të ngritjes së nivelit të cilësisë së auditimit të jashtëm në të dyja vendet.
Lexo më shumë