Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
7/16/2019 11:11:09 AM

Delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit vizitë studimore në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Bullgarisë

Në datat 15-16 Korrik, një grup auditorësh nga Zyra Kombëtare e Auditimit nën udhëheqjen e Ndihmës Auditorit të Përgjithshme z.Qerkin Morina morën pjesë në një vizitë studimore në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Bullgarisë. Gjatë qëndrimit në Sofie, delegacioni nga Zyra Kombëtare e Auditimit u prit nga Presidenti i Zyrës Kombëtare të Bullgarisë z.Tzvetan Tzvetkov, ku u bisedua për mandatin, organizimin dhe planifikimin strategjik të këtij insitucioni. Kjo vizitë i shërben thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional si dhe shkëmbimit të përvojave të auditimit në sektorin publik. Gjatë dy ditëve janë shkëmbyer përvojat në planifikimin strategjik dhe aktiviteteve të auditimit, planifikimin vjetor të auditimit, planifikimi i një auditimi individual dhe planifikimi i auditimit të performancës në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Bullgarisë. Delegacioni nga ZKA, përveç që kanë prezantuar përvojat dhe rezultatet e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, në mënyrë interaktive kanë marrë pjesë në diskutimet e përbashkëta me homologët bullgar, lidhur me planifikimin e auditimit, mënyrat dhe praktikat për përmirësimin e mëtejmë të planeve të auditimit. Të dyja palët u pajtuan që bashkëpunimi në fusha të ndryshme të auditimit të forcohet më tutje me qëllim të shkëmbimit të informatave, përvojave dhe praktikave të mira në interes të ngritjes së nivelit të cilësisë së auditimit të jashtëm në të dyja vendet.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditori i Përgjithshëm viziton Parlamentin e Japonisë, Bashkinë e Tokios dhe Bordin e Auditimit

Auditori i Përgjithshëm viziton Parlamentin e Japonisë, Bashkinë e Tokios dhe Bordin e Auditimit

Në kuadër të vizitës në Tokio të Japonisë, Auditori i Përgjithshëm z. Besnik Osmani dhe Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, z. Ilir Salihu të shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Japoni z. Leon  Malazogu mbajtën takime të veçanta në Parlamentin e Japonisë, Bashkinë e Tokios dhe Bordin e Auditimit të Japonisë. Në Parlamentin e Japonisë, Auditori i Përgjithshëm u prit në një takim të veçantë nga Kryetari i Komisionit për Auditim dhe Mbikëqyrje të Administratës z. Banri KAIEDA. Në takim u bisedua për rëndësinë e auditimit të jashtëm në menaxhimin e mirë të fondeve publike, me theks të veçantë për bashkëpunimin në mes të parlamenteve dhe Institucioneve Supreme të Audimit, sidomos në rolin e Parlamentit në zbatimin e rekomandimeve të auditimit, me qëllim të përmirësimit të qeverisjes dhe menaxhimit më të mirë të parasë publike. Ndërsa, në takimin e mbajtur në bashkinë e Tokios, Auditori i Përgjithshëm u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i  Sekretarisë për Auditim dhe Inspektim të Tokios si dhe përfaqësues nga Komiteti i Auditimit. Temë e këtij takimi ishte roli, mandati organizimi, llojet e auditimit dhe inspektimit që kryhen nga ky Institucion në subjektet publike të Tokios.  U biseduan çështje me interes për palët, ndërsa praktikat e veprimit dhe masat korrigjuese që ndërmerren nga institucionet japoneze, me qëllim të zbatimit të rekomandimeve, u vlerësuan si një mekanizëm i qëndrueshëm dhe i rëndësishëm për të rritur përgjegjësinë në menaxhimin me fondet publike. Po ashtu, u bisedua për përgatitjet për auditimin e fondeve për Olimpiadën “Tokyo 2020” dhe mundësitë që auditorët kosovarë të përfitojnë njohuri të reja nga kjo përvojë e veçantë. Auditori i Përgjithshëm, u mirëprit në takim edhe nga Auditorja e Përgjithshme e Japonisë Dr. Mari KOBYASHI, e cila ka shprehur kënaqësinë për rezultatet e mira dhe rritjen e kapaciteteve në Zyrën Kombëtare të Kosovës duke nënvizuar vullnetin e saj për t’i përkrahur institucionet e Kosovës në rrugëtimin për menaxhim efektiv të pasurisë publike. Nga delegacioni kosovar është informuar për rezultatet dhe synimet integruese në Institucionet ndërkombëtare të auditimit. Gjatë vizitës në Japoni, delegacioni nga Zyra Kombëtare e Auditimit, ka vizituar edhe Ambasadën e Kosovës në Japoni.  
Lexo më shumë
Zyra Kombëtare e Auditimit intensifikon bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile

Zyra Kombëtare e Auditimit intensifikon bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka organizuar tryezë me shoqërinë civile dhe shoqatat profesionale të auditimit, me qëllim të identifikimit dhe diskutimit të temave relevante dhe me prioritet që do të përfshihen në planin vjetor për auditime të performancës. Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani, ka theksuar se bashkëpunimi dhe komunikimi i ZKA-së me qytetarët nëpërmjet partneritetit me organizatat e shoqërisë civile dhe shoqatat profesionale të auditimit është shumë i rëndësishëm. Përmes këtyre organizatave, qytetarëve ju mundësohet qasje e plotë për të kontribuar në rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së zyrtarëve publik. Tutje z. Osmani ka ftuar të pranishmit që të paraqesin sfidat, të cilat kanë arritur t’i identifikojnë, me të cilat përballet shoqëria jonë, vështirësitë që hasin institucionet publike në përmbushjen e detyrave të tyre të cilat pastaj ndikojnë në performancën e tyre dhe rrjedhimisht ndikojnë në shërbimet e ofruara për qytetarët dhe mirëqenien e tyre në përgjithësi. Znj. Vlora Spanca, Ndihmës Auditore e Përgjithshme, ka prezantuar metodologjinë dhe procesin e përzgjedhjes së temave në auditimin e performancës, dhe ka prezantuar  temat e auditimit të identifikuara nga ZKA, për sezonin auditues 2019/2020. Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të pranishëm në këtë takim, kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim me ZKA-në dhe kanë vlerësuar kontributin e saj në forcimin e llogaridhënies dhe rritjen e transparencës në administratë publike. Ata kanë shprehur opinionet e tyre për temat e përzgjedhura nga ZKA dhe kanë dhënë propozime për tema të reja që mund të auditohen nga ZKA, në sezonin vijues. Zyra Kombëtare e Auditimit, në vazhdimësi mban një dialog kuptimplotë dhe efektiv me palët e interesit, me qëllim që t? siguroj ndikim m? t? madh t? rezultateve t? auditimit. Takime të tilla me organizatat e shoqërisë civile i ndihmojnë ZKA-së në identifikimin e fushave të mundshme ku ka nevojë për përmirësim dhe më shumë efikasitet në punë nga organizatat buxhetore. Angazhimi aktiv i shoqërisë civile ka një ndikim pozitiv te subjektet e audituara për të zbatuar rekomandimet e auditimit.
Lexo më shumë