Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
9/4/2019 11:51:46 AM

Zyra Kombëtare e Auditimit intensifikon bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka organizuar tryezë me shoqërinë civile dhe shoqatat profesionale të auditimit, me qëllim të identifikimit dhe diskutimit të temave relevante dhe me prioritet që do të përfshihen në planin vjetor për auditime të performancës. Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani, ka theksuar se bashkëpunimi dhe komunikimi i ZKA-së me qytetarët nëpërmjet partneritetit me organizatat e shoqërisë civile dhe shoqatat profesionale të auditimit është shumë i rëndësishëm. Përmes këtyre organizatave, qytetarëve ju mundësohet qasje e plotë për të kontribuar në rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së zyrtarëve publik. Tutje z. Osmani ka ftuar të pranishmit që të paraqesin sfidat, të cilat kanë arritur t’i identifikojnë, me të cilat përballet shoqëria jonë, vështirësitë që hasin institucionet publike në përmbushjen e detyrave të tyre të cilat pastaj ndikojnë në performancën e tyre dhe rrjedhimisht ndikojnë në shërbimet e ofruara për qytetarët dhe mirëqenien e tyre në përgjithësi. Znj. Vlora Spanca, Ndihmës Auditore e Përgjithshme, ka prezantuar metodologjinë dhe procesin e përzgjedhjes së temave në auditimin e performancës, dhe ka prezantuar  temat e auditimit të identifikuara nga ZKA, për sezonin auditues 2019/2020. Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të pranishëm në këtë takim, kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim me ZKA-në dhe kanë vlerësuar kontributin e saj në forcimin e llogaridhënies dhe rritjen e transparencës në administratë publike. Ata kanë shprehur opinionet e tyre për temat e përzgjedhura nga ZKA dhe kanë dhënë propozime për tema të reja që mund të auditohen nga ZKA, në sezonin vijues. Zyra Kombëtare e Auditimit, në vazhdimësi mban një dialog kuptimplotë dhe efektiv me palët e interesit, me qëllim që t? siguroj ndikim m? t? madh t? rezultateve t? auditimit. Takime të tilla me organizatat e shoqërisë civile i ndihmojnë ZKA-së në identifikimin e fushave të mundshme ku ka nevojë për përmirësim dhe më shumë efikasitet në punë nga organizatat buxhetore. Angazhimi aktiv i shoqërisë civile ka një ndikim pozitiv te subjektet e audituara për të zbatuar rekomandimet e auditimit.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit vizitë studimore në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Bullgarisë

Delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit vizitë studimore në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Bullgarisë

Në datat 15-16 Korrik, një grup auditorësh nga Zyra Kombëtare e Auditimit nën udhëheqjen e Ndihmës Auditorit të Përgjithshme z.Qerkin Morina morën pjesë në një vizitë studimore në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Bullgarisë. Gjatë qëndrimit në Sofie, delegacioni nga Zyra Kombëtare e Auditimit u prit nga Presidenti i Zyrës Kombëtare të Bullgarisë z.Tzvetan Tzvetkov, ku u bisedua për mandatin, organizimin dhe planifikimin strategjik të këtij insitucioni. Kjo vizitë i shërben thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional si dhe shkëmbimit të përvojave të auditimit në sektorin publik. Gjatë dy ditëve janë shkëmbyer përvojat në planifikimin strategjik dhe aktiviteteve të auditimit, planifikimin vjetor të auditimit, planifikimi i një auditimi individual dhe planifikimi i auditimit të performancës në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Bullgarisë. Delegacioni nga ZKA, përveç që kanë prezantuar përvojat dhe rezultatet e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, në mënyrë interaktive kanë marrë pjesë në diskutimet e përbashkëta me homologët bullgar, lidhur me planifikimin e auditimit, mënyrat dhe praktikat për përmirësimin e mëtejmë të planeve të auditimit. Të dyja palët u pajtuan që bashkëpunimi në fusha të ndryshme të auditimit të forcohet më tutje me qëllim të shkëmbimit të informatave, përvojave dhe praktikave të mira në interes të ngritjes së nivelit të cilësisë së auditimit të jashtëm në të dyja vendet.
Lexo më shumë
Auditori i Përgjithshëm shpreh ngushëllime për vdekjen e ish kolegut Z. Venhari

Auditori i Përgjithshëm shpreh ngushëllime për vdekjen e ish kolegut Z. Venhari

Të  nderuar kolegë të Zyrës Kombëtare të Auditimit Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen tragjike të ish kolegut të Zyrës Kombëtare të Auditimit z. Artan Venhari, i cili humbi jetën tragjikisht me datën 7 shtator 2019. Z. Artan Venhari, i lindur më 6 shkurt 1974, themeloi marrëdhënie pune në Zyrën Kombëtare të Auditimit në shtator të vitit 2012 në pozitën e punës “Zëvendës i Auditorit të Përgjithshëm” ku punoi deri në shkurt të vitit 2017. Me rastin e vdekjes se Artanit, Auditori i Përgjithshëm z. Besnik Osmani, në emrin e tij dhe të personelit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Venhari. Auditorit të Përgjithshëm z.Osmani, i kanë dërguar telegrame ngushëllimi Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nga Shqipëria z.Bujar Leskaj dhe ushtruesi i detyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut z. Naser Ademi. Përmes kësaj shkrese, Auditori i Përgjithshëm z. Osmani, të gjithë punonjësve të Zyrës Kombëtare të Auditimit iu përcjellë ngushëllimet më të sinqerta të tij si dhe të kryetarëve të  institucioneve homologe nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Artani, do të mbetet gjithnjë në kujtesen tonë si punonjës, kolegë i respektuar dhe mik i dashur.   Departamenti për Komunikim në ZKA
Lexo më shumë