Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
9/11/2019 9:23:24 AM

Thellohet bashkëpunimi bilateral në mes të institucioneve supreme të auditimit të Kosovës dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe

Me ftesë të Presidentit të Institucionit Shtetëror të Auditimit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Dr. Harib Saeed Al Amimi, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani po zhvillon vizitë zyrtare në këtë institucion. Qëllimi i kësaj vizite është intensifikimi i bashkëpunimit në mes të dy institucioneve dhe shkëmbimi i përvojave në fushën e auditimit të jashtëm të sektorit publik. Z. Osmani e ka njoftuar homologun e tij lidhur me progresin e arritur të Zyrës Kombëtare të Auditimit në zhvillimin e kapaciteteve institucionale e njerëzore për auditimin e institucioneve publike në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (SNISA). Presidenti i Institucionit Shtetëror të Auditimit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Dr. Harib Saeed Al Amimi, njëherësh edhe Kryesues i Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI) është shprehur se ka përcjellë me vëmendje të veçantë punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe ka vlerësuar arritjet e konsiderueshme të saj. Gjatë qëndrimit në Abu Dhabi, Auditori i Përgjithshëm i shoqëruar nga Qëndresa Mulaj, Udhëheqëse e Kabinetit të AP-së dhe Fitim Haliti, Drejtor për Auditimin e Ndërmarrjeve Publike do të bashkëbisedojnë me kolegët nga institucioni homolog i Emirateve të Bashkuara Arabe edhe për përvojën dhe sfidat për auditimin bazuar në rrezik, auditimet e Teknologjisë Informative si dhe menaxhimin e cilësisë në auditim.  

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditori i Përgjithshëm shpreh ngushëllime për vdekjen e ish kolegut Z. Venhari

Auditori i Përgjithshëm shpreh ngushëllime për vdekjen e ish kolegut Z. Venhari

Të  nderuar kolegë të Zyrës Kombëtare të Auditimit Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen tragjike të ish kolegut të Zyrës Kombëtare të Auditimit z. Artan Venhari, i cili humbi jetën tragjikisht me datën 7 shtator 2019. Z. Artan Venhari, i lindur më 6 shkurt 1974, themeloi marrëdhënie pune në Zyrën Kombëtare të Auditimit në shtator të vitit 2012 në pozitën e punës “Zëvendës i Auditorit të Përgjithshëm” ku punoi deri në shkurt të vitit 2017. Me rastin e vdekjes se Artanit, Auditori i Përgjithshëm z. Besnik Osmani, në emrin e tij dhe të personelit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Venhari. Auditorit të Përgjithshëm z.Osmani, i kanë dërguar telegrame ngushëllimi Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nga Shqipëria z.Bujar Leskaj dhe ushtruesi i detyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut z. Naser Ademi. Përmes kësaj shkrese, Auditori i Përgjithshëm z. Osmani, të gjithë punonjësve të Zyrës Kombëtare të Auditimit iu përcjellë ngushëllimet më të sinqerta të tij si dhe të kryetarëve të  institucioneve homologe nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Artani, do të mbetet gjithnjë në kujtesen tonë si punonjës, kolegë i respektuar dhe mik i dashur.   Departamenti për Komunikim në ZKA
Lexo më shumë
Auditori i Përgjithshëm priti në takim përfaqësuesen e Misionit Vëzhgues të Bashkimit Evropian në Kosovë për fushatën zgjedhore

Auditori i Përgjithshëm priti në takim përfaqësuesen e Misionit Vëzhgues të Bashkimit Evropian në Kosovë për fushatën zgjedhore

Auditor i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, ka pritur sot në takim znj. Elissavet Karagiannidou analiste e financave të fushatës zgjedhore nga Misioni Vëzhgues i Bashkimit Evropian në Kosovë. Në takim u diskutua lidhur me procesin e financimit dhe auditimit të partive politike në Kosovë, me theks të veçantë lidhur me ligjet në fuqi dhe draft ligjin e propozuar nga Qeveria mbi financimin e partive politike si dhe punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit në auditimin e fondeve publike. Z. Osmani njoftoi znj. Elissavet Karagiannidou për angazhimin e ZKA-së në kompletimin e kornizës ligjore në lidhje me transparencën në financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore. Auditori i Përgjithshëm nënvizoi se edhe korniza e ardhshme ligjore duhet të rregullojë këtë çështje në masën që këto kërkesa të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, me qëllim të avancimit të mëtejshëm të rregullave në aktivitetet dhe financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore.
Lexo më shumë