Të nderuar përfaqësues të medieve,
Ju ftojmë të ndiqni konferencën për media të Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës z. Besnik Osmani
të shtunën, me 05 Tetor 2019, në ora 10:00
në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit,
Lagjja Arbëria, Rr.Ahmet Krasniqi, 210 , Prishtinë
Konferenca ka për qëllim informimin lidhur me rezultatet e aplikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, në Organizatën Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI) dhe shpalosjen e Planit Vjetor të Auditimit për vitin 2019/2020.
Ju mirëpresim!
Departamenti për Komunikim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Auditim