Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
10/4/2019 1:51:27 PM

Ftesë për media

Të nderuar përfaqësues të medieve, Ju ftojmë të ndiqni konferencën për media të Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës z. Besnik Osmani

të shtunën, me 05 Tetor 2019, në ora 10:00

në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit,

Lagjja Arbëria, Rr.Ahmet Krasniqi, 210 , Prishtinë

  Konferenca ka për qëllim informimin lidhur me rezultatet e aplikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, në Organizatën Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI) dhe shpalosjen e Planit Vjetor të Auditimit për vitin 2019/2020. Ju mirëpresim! Departamenti për Komunikim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Auditim  

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditori i Përgjithshëm priti në takim përfaqësuesen e Misionit Vëzhgues të Bashkimit Evropian në Kosovë për fushatën zgjedhore

Auditori i Përgjithshëm priti në takim përfaqësuesen e Misionit Vëzhgues të Bashkimit Evropian në Kosovë për fushatën zgjedhore

Auditor i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, ka pritur sot në takim znj. Elissavet Karagiannidou analiste e financave të fushatës zgjedhore nga Misioni Vëzhgues i Bashkimit Evropian në Kosovë. Në takim u diskutua lidhur me procesin e financimit dhe auditimit të partive politike në Kosovë, me theks të veçantë lidhur me ligjet në fuqi dhe draft ligjin e propozuar nga Qeveria mbi financimin e partive politike si dhe punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit në auditimin e fondeve publike. Z. Osmani njoftoi znj. Elissavet Karagiannidou për angazhimin e ZKA-së në kompletimin e kornizës ligjore në lidhje me transparencën në financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore. Auditori i Përgjithshëm nënvizoi se edhe korniza e ardhshme ligjore duhet të rregullojë këtë çështje në masën që këto kërkesa të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, me qëllim të avancimit të mëtejshëm të rregullave në aktivitetet dhe financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore.
Lexo më shumë
Thellohet bashkëpunimi në mes të Institucioneve Supreme të Auditimit të Kosovës dhe Polonisë përmes projektit të binjakëzimit

Thellohet bashkëpunimi në mes të Institucioneve Supreme të Auditimit të Kosovës dhe Polonisë përmes projektit të binjakëzimit

Auditor i Përgjithshëm i Kosovës, z.Besnik Osmani ka pritur sot në takim udhëheqësin e projektit të binjakëzimit, z.Wojciech Kutyla nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë (NIK). Në takimin e parë të Komitet Drejtues të Projektit të Binjakëzimit “Forcimi i mëtutjeshëm i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës”, pjesëmarrës ishin përfaqësues të projektit nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë, ZKA-së dhe përfaqësues nga zyra e BE-së në Kosovë. Në këtë takim u bisedua për rëndësinë e projektit në ngritjen e bashkëpunimit ndërmjet Institucioneve Supreme të Auditimi dhe ndikimin e projektit në ngritjen e kapaciteteve në forcimin e mëtejmë të ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Po ashtu, është prezantuar e më pas është miratuar plani gjashtë mujor i projektit. Projekti “Forcimi i mëtutjeshëm i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës” financohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa zbatues i projektit është Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë (NIK). Projekti përbëhet nga tre  komponente kryesore; komunikimi me qytetarët, Parlamentin dhe palët e tjera të interesit; fuqizimi i kapacitete institucionale të ZKA-së; dhe përditësimi i manualeve të auditimit (financiar dhe të pajtueshmërisë) dhe letrave të punës, në përputhje me legjislacionin dhe standardet ndërkombëtare të auditimit.
Lexo më shumë