Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
11/9/2012 1:40:03 PM

Auditori i Përgjithshëm, z. Lage Olofsson, prezantoi Raportin vjetor të auditimit për vitin 2011 para Kuvendit të Kosovës

 

Në seancën plenare të - data- , Auditori i Përgjithshëm, z. Lage Olofsson prezantoi para anëtarëve të Kuvendit të Kosovës raportin e tij vjetor të auditimit për vitin 2011. Kjo ishte hera e parë që Auditori i Përgjithshëm iu adresua personalisht Kuvendit në seancë plenare.

Në fjalimin e tij, Auditori i Përgjithshëm theksoi se opinioni përmbledhës gjithëpërfshirës i auditimit ishte se:

“Pasqyrat financiare vjetore të Qeverisë mbi Buxhetin e Republikës së Kosovës prezantojnë, në të gjitha aspektet materiale, një pamje të drejtë dhe të vërtetë të financave dhe gjendjes financiare për vitin fiskal 2011”. 

Ky është një Opinion i pakualifikuar i auditimit në pajtim me SNISA 400, që nënkupton që PVF-të e Buxhetit të Kosovës janë hartuar në pajtim me standardet, ligjet dhe rregulloret e zbatueshme. 

Auditori i Përgjithshëm më pastaj përshkoi fushat e PVF-ve ku është rekomanduar ndërmarrja e masave për të siguruar një cilësi më të mirë të informatave si dhe një bazë më të mirë për vendimet dhe prioritetet buxhetore.       

Sfidat, kur kemi të bëjmë me futjen në përdorim të Menaxhimit të financave publike, përbëjnë pjesën më të madhe të raportit. Rekomandimi më i fuqishëm është i ndërlidhur me fuqizimin e pronësisë mbi reformën e Menaxhimit të financave publike. Një sërë rekomandimesh janë përdorur për t’i adresuar sfidat sistematike dhe strukturore në fjalë, duke ofruar parakushtet për një ekzekutim më ekonomik dhe efikas të buxhetit. 

Auditori i Përgjithshëm më tutje përshkoj disa sektor dhe fusha të ndryshme në administratën publike, duke u përpjekur ta vë theksin në sfidat specifike në organet qendrore; institucionet e pavarura; komunat; dhe aty ku shërbimet publike ofrohen në mënyra të tjera. “Rekomandimi im për Kuvendin është që së pari ta shqyrtojj kërkesën për ndryshimin e Raportit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2012 në pajtim me rekomandimet në raport si dhe vendimet e marra nga Kuvendi sot dhe së dyti, një raport të veçantë nga Qeveria me 31 mars të vitit 2013 i cili adreson masat e ndërmarra dhe rezultatet e tyre. 

Të gjitha partitë politike mbështetën Raportin vjetor të auditimit dhe i konsideruan rekomandimet e dhëna si shumë të rëndësishme për ambiciet që raportimi i jashtëm si dhe menaxhimi financiar dhe kontrolli të përmirësohen më tutje. 

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditori i Përgjithshëm, Lage Olofsson, në ligjëratën e tij për studentët e Universitetit të Prishtinës

Auditori i Përgjithshëm, Lage Olofsson, në ligjëratën e tij për studentët e Universitetit të Prishtinës

 

Ligjërata ishte e fokusuar në rolin e auditimit të jashtëm dhe Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, raportet e auditimit/llojet e opinioneve të dhëna, si dhe rezultatet dhe ndikimin në fuqizimin e qeverisjes së mirë dhe llogaridhënies.

 “Kosova është duke treguar rezultate në raportimin e jashtëm karshi kërkesave që kemi aktualisht. Por, ne duhet të zhvillohemi më tutje në rrugëtimin tonë drejt Evropës në mënyrë që të përmbushim edhe kërkesa më të mëdha që ne do t’i kemi në të ardhmen”. 

“Ju ftoj të vizitoni ueb-faqen tonë, ne publikojmë aty çdo gjë që bëjmë, të gjitha raportet tona. Mos hezitoni të kontaktoni personat përgjegjës në ZAP nëse ju jeni duke shkruar ndonjë ese ose ju intereson ndonjë rast dhe keni nevojë për ndonjë material dhe ne do të jemi të gatshëm t’iu përgjigjemi,“ theksoi Auditori i Përgjithshëm. Janë diskutuar pikëpamje të ndryshme në lidhje me menaxhimin e parasë publike si dhe përgjegjësitë dhe ndikimet e auditorëve. 

 

 

Lexo më shumë
Mbështetje e vazhdueshme për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm

Mbështetje e vazhdueshme për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm

 

David Goldsworthy, Artan Venhari, Lage Olofsson,  Christof Stock, Murselj Haljilji 

 

Dje Bashkimi Evropian ka lansuar zyrtarisht një projekt binjakëzimi për të mbështetur Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP). Ky është një projekt prej 1.5 milionë eurosh që ka për qëllim të forcoj mëtutje kapacitetet e zyrës përmes mësimit dhe mentorimit. Do të zgjas për 2.5 vjet dhe do të fokusohet që ta ndihmoj zyrën në ngritjen e cilësisë së auditimeve të ndërmarra, ngritjen e cilësisë së qeverisjes korporative, procese më efektive të auditimit dhe qëndrueshmëri dhe pronësim të zyrës. 

Ky projekt binjakëzimi është një bashkëpunim në mes të ZAP dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Mbretërisë së Bashkuar si partner kryesor dhe Gjykatës Holandeze të  Auditimit. 

Auditori i Përgjithshëm, Lage Olofsson ka cekur që: “Ky projekt do të mbështes zhvillimin e mëtutjeshëm të ZAP dhe do të ndihmojë që të sigurojë proceset e duhura organizative dhe stafin me përvojë për një institucion shtetëror të auditimit të qëndrueshëm i menaxhuar nga Kosovarët”. 

 

 

Lexo më shumë