Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
11/14/2019 12:15:13 PM

Auditori i Përgjithshëm viziton Gjykatën Evropiane të Auditorëve

Sot, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, i shoqëruar nga Zëvendësi i tij z. Ilir Salihu, zhvilluan një vizitë zyrtare në Gjykatën Evropiane të Auditorëve (ECA) në Luksemburg, ku u takuan me Kryetarin e ECA-së, z.Klaus Hainer Lehne. Bisedimet u fokusuan në vazhdimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në nivel profesional. Temë e bisedimeve ishte edhe pjesëmarrja e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës (ZKAK) në programet dhe aktivitetet e institucioneve evropiane të auditimit. Auditori i Përgjithshëm, z.Osmani, uroi z.Lehne për emërimin e tij edhe për një mandat tjetër si President i ECA-së dhe e falënderoi atë për mbështetjen e vazhdueshme dhënë ZKAK-së, veçanërisht për ofrimin e mundësive për auditorë e ZKAK-së që të marrin pjesë në programet e praktikës profesionale. Kjo paraqet një mundësi shumë të mirë për auditorët e ZKAK-së që të njoftohen me praktikat e mira evropiane për auditim dhe të mësojnë drejtpërsëdrejti nga ekspertët e ECA-së. Presidenti i Gjykatës Evropiane të Auditorëve, z.Lehne, i vlerësoi të arriturat e ZKAK-së dhe rikonfirmoi mbështetjen e ECA-së për ZKAK-në si në zhvillimin e kapaciteteve profesionale ashtu edhe në përfshirjen e ZKAK-së në programet e organizimet rajonale dhe evropiane të auditorëve.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Prezantimi i raportit të auditimit të performancës “Sistemi i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës”

Prezantimi i raportit të auditimit të performancës “Sistemi i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës”

Sot, Zyra Kombëtare e Auditimit, ka bërë prezantimin publik të raportit të perfomancës “Sistemi i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës”. Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, të Doganës së Kosovës, përfaqësues nga shoqata e naftarëve dhe Laboratorëve vendor, shoqëria civile, mediat dhe organizatat ndërkombëtare. Me këtë rast, Ndihmësja e Auditorit të Përgjithshme znj. Vlora Spanca, nën udhëheqjen e të cilës është kryer ky auditim, ka thënë se Zyra Kombëtare e Auditimit është obliguar ta kryejë këtë auditim duke e ditur rëndësinë e cilësisë së derivateve të naftës për një ambient të pastër dhe të shëndetshëm për vendin. Znj. Spanca me tej theksoi se përkundër përpjekjeve për të siguruar cilësinë e derivateve të naftës kontrolli dhe monitorimi i këtyre produkteve është përcjellë me mangësi dhe kjo ka ndikuar që të mos sigurohet cilësia e derivateve në import dhe në tregun e brendshëm. Për ta rritur sigurinë audituese në këtë auditim ZKA ka angazhuar edhe një ekspert të fushës i cili ka dhënë kontribut të mirë në këtë auditim. “Zbatimi i rekomandimeve të ZKA-së do të ndikojë sado pak në përmirësimin e gjendjes së kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës në Kosovë” është shprehur ajo. Udhëheqja e departamentit të auditimit të performancës, znj. Myrvete Gashi, ka thënë se ky raport i auditimit do t’iu ofrojë palëve të interesit informata dhe një vlerësim lidhur me kontrollin dhe monitorimin e cilësisë së derivateve të naftës në import dhe në tregun e brendshëm. Cilësia e derivateve të naftës përveç që ndikon në cilësinë e ajrit ajo ka ndikim edhe në performancën e automjeteve andaj kontrolli dhe monitorimi adekuat janë të rëndësishme  për të siguruar se derivatet e naftës i përmbushin të gjitha specifikimet dhe standardet e duhura, shtoi ajo. Prezantimi detaj i raportit përfshirë gjetjet konkluzionet dhe rekomandimet e auditimit, është bërë nga  Drilon Shala udhëheqës i ekipit dhe Shkurta Stublla, auditore. Në anën tjetër pjesëmarrësit kanë vlerësuar lartë kontributin e Zyrës Kombëtare të Auditimit në forcimin e llogaridhënies dhe rritjen e transparencës në administratë publike. Ata kanë shprehur opinionet e tyre lidhur me raportin e auditimit. Zyra Kombëtare e Auditimit në vazhdimësi mban një dialog kuptimplotë dhe efektiv me palët e interesit, me qëllim që t? siguroj ndikim m? t? madh t? rezultateve t? auditimit përmes organizimit të tryezave. Kjo me qëllim  që të bëhet sa më transparente puna audituese dhe të sqarohen gjetjet dhe rekomandimet për publikun e gjerë, në mënyrë që të mos ketë keqkuptime dhe keqinterpretime.
Lexo më shumë
Strategjitë dhe qasjet teknike për përforcimin e bashkëpunimimit mes Parlamenteve dhe Institucioneve Supreme të Auditimit

Strategjitë dhe qasjet teknike për përforcimin e bashkëpunimimit mes Parlamenteve dhe Institucioneve Supreme të Auditimit

Përfaqësues nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës morën pjesë në punëtorinë rajonale me temën “Strategjitë dhe qasjet teknike për përforcimin e bashkëpunimit mes Parlamenteve dhe Institucioneve Supreme të Auditimit (ISA)” të mbajtur në Podgoricë nga 12 deri më 14 nëntor. Punëtoria u organizua nga Parlamenti i Malit të Zi dhe Banka Botërore si dhe është mbështetur nga Fondi i Forcimit të Mjedisit të Përgjegjshmërisë dhe Mirëbesimit (FFMPM) i themeluar nga sekretariati shtetëror zviceran për çështje ekonomike dhe Komisioni Evropian. Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin deputetë nga parlamentet dhe përfaqësues nga Institucionet Supreme të Auditimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo punëtori ishte aktivitet përcjellës nga punëtoria e mbajtur në muajin maj në Tiranë, me temën “Fuqizimi i marrëdhënieve të Parlamentit dhe Institucioneve Supreme të Auditimit për të përmirësuar performancën e auditimit të jashtëm në Shtetet e Ballkanit Perëndimor”. Pjesëmarrësit e kanë njoftuar njëri-tjetrin lidhur me progresin në zbatimin e planeve të veprimit për të cilat janë pajtuar në punëtorinë e mbajtur në Tiranë. Përmes diskutimeve pjesëmarrësit shkëmbyen edhe përvojat e vendeve të tyre lidhur me rolin e parlamentit dhe komisioneve respektive për mbikëqyrjen  e financave publike, çështjen e shqyrtimit të raporteve të auditimit si dhe mënyrat e bashkëpunimit  për krijimin e një marrëdhënie më efektive. Tema të tjera të diskutimit dhe shkëmbimit të përvojave në kuadër të punëtorisë lidhen me memorandumin e bashkëpunimit në mes të Parlamentit dhe ISA-ve, kuptimi i raportit të auditimit, përdorimi i raportit të auditimit për të shqyrtuar performancën e qeverisë dhe subjekteve të audituara, monitorimi i rekomandimeve etj. Në këtë punëtori nga Zyra Kombëtare e Auditimit morën pjesë Ndihmës Auditori i Përgjithshëm z. Naser Arllati, Drejtori i Përgjithshëm z. Imri Semtishti, Udhëheqësja e Departamentit për Komunikim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Auditimi znj. Saranda Husaj-Baraliu dhe auditore/këshilltare për Kuvend znj. Violeta Smajlaj. Ndërsa në emër të Parlamentit të Kosovës morën pjesë stafi mbështetës i Komisionit për Buxhet dhe Financa dhe Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Po ashtu, pjesëmarrës ishin  edhe përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Në kuadër të kësaj punëtorie, pjesëmarrësit vizituan edhe Parlamentin e Malit të Zi, ku u mirëpritën nga  kryetari z. Ivan Brajovic, i cili i ka njoftuar lidhur me punën e parlamentit dhe komisioneve parlamentare. Po ashtu, pjesëmarrësit kanë vizituar edhe Institucionin Suprem të Auditimit të Malit të Zi ku janë pritur në një takim të veçantë nga presidenti i këtij institucioni, z. Milan Dabovic.
Lexo më shumë