Ftesë për media
të marten, me 12 nëntor 2019
në ora 10:00
në sallën Orion rr. Rexhep Luci,
Prishtinë
Në tryezë janë të ftuar përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Doganës së Kosovës, shoqërisë civile, mediave, organizatave ndërkombëtare. Tryeza është e hapur për publikun dhe ka karakter informues lidhur me përmbajtjen, gjetjet dhe rekomandimet e auditimit. Debati do të jetë i hapur për të gjithë pjesëmarrësit. Ju mirëpresim!
Prezantimi detaj i raportit përfshirë gjetjet konkluzionet dhe rekomandimet e auditimit, është bërë nga Drilon Shala udhëheqës i ekipit dhe Shkurta Stublla, auditore.
Në anën tjetër pjesëmarrësit kanë vlerësuar lartë kontributin e Zyrës Kombëtare të Auditimit në forcimin e llogaridhënies dhe rritjen e transparencës në administratë publike. Ata kanë shprehur opinionet e tyre lidhur me raportin e auditimit.
Zyra Kombëtare e Auditimit në vazhdimësi mban një dialog kuptimplotë dhe efektiv me palët e interesit, me qëllim që t? siguroj ndikim m? t? madh t? rezultateve t? auditimit përmes organizimit të tryezave. Kjo me qëllim që të bëhet sa më transparente puna audituese dhe të sqarohen gjetjet dhe rekomandimet për publikun e gjerë, në mënyrë që të mos ketë keqkuptime dhe keqinterpretime.
