30
Nis zbatimi i projektit të binjakëzimit në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe të Polonisë
Lexo më shumë
Të nderuar përfaqësues të mediave, Ju ftojmë të ndiqni tryezën e organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit për prezantimin e raportit të auditimit të performancës “Sistemi i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës”. Tryeza do të mbahet:
të marten, me 12 nëntor 2019
në ora 10:00
në sallën Orion rr. Rexhep Luci,
Prishtinë
Në tryezë janë të ftuar përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Doganës së Kosovës, shoqërisë civile, mediave, organizatave ndërkombëtare. Tryeza është e hapur për publikun dhe ka karakter informues lidhur me përmbajtjen, gjetjet dhe rekomandimet e auditimit. Debati do të jetë i hapur për të gjithë pjesëmarrësit. Ju mirëpresim!