Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
11/8/2019 7:45:46 PM

Nis zbatimi i projektit të binjakëzimit në mes të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës dhe të Polonisë

Sot, në kuadër të vizitës së Presidentit të Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë, është mbajtur konferenca për fillimin e zbatimit të Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë”. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe do të zbatohet nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë. Në konferencën hapëse të projektit, morën pjesë z. Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm i Kosovës, z. Marian Banas, Kryetar i Zyrës Supreme të Auditimit në Poloni, znj. Hillen Francke, Zëvendës Kryesuese e Bashkëpunimit, Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtarë në Kosovë. Prezantimi i projektit është bërë nga z. Ilir Salihu, Zëvendës Auditor i Përgjithshëm dhe Udhëheqës i Projektit nga pala kosovare. Me këtë rast, Auditori i Përgjithshëm z. Besnik Osmani, ka shprehur falënderimin e tij në radhë të parë për Bashkimin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar në zhvillimin e kapaciteteve të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës përmes projekteve të binjakëzimit. Binjakëzimi jep mundësi që të avancohet në auditimin dhe përmes këtij procesi të ndihmohet Kosova në integrime evropiane. “Shkëmbimi profesional i përvojave të auditorëve tonë me ata evropian na siguron neve që ne jemi kompetent dhe jemi të barabartë me dijen, ndikimin që e kemi në interes të publikut. Kjo për neve është shumë e rëndësishme”, shtoi ai, Z. Osmani po ashtu është shprehur shumë i kënaqur që Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë do të jetë partnerë në realizimin e këtij projekti, marrë parasysh përvojën dhe kredibilitetin e lartë që gëzon ky institucion. Projekti na siguron qe qëllimet tona në planin strategjik po zbatohen me sukses, theksoi Osmani. President i Zyrës Supreme të Polonisë z. Marian Banas, është shprehur se ndihet shumë i nderuar që ZKA për herë të dytë zgjedh Zyrën Supreme të Polonisë si partnere. “Ky projekt do të shërbejë për rritje të cilësisë në auditim dhe do t’i motivojë subjektet e audituara që të zbatojnë rekomandimet e auditorëve” shtoi ai, meqë rast uroj kolegët nga ZKA për anëtarësimin në INTOSAI. Ky është projekti i pestë i mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe jemi shumë të lumtur për atë që është arritur deri më tani është shprehur Zëvendës Kryesuesja e Bashkëpunimit nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, znj. Hillen Francke. Zyra e BE-së është e përkushtuar që në vazhdimësi ta mbështes ZKA-në në ngritjen e kapaciteteve të saj. ZKA në tri vitet e fundit ka arritur shumë suksese duke rritur mbulueshmërinë e auditimeve dhe  në raportet e auditimit po trajton tema me interes për qytetarët siç janë cilësia e ajrit, lista esenciale e barërave, përdorimi i pajisjeve mjekësore, grantet në bujqësi, punësimi etj. Ndërsa, Zëvendës Auditor i Përgjithshëm z. Ilir Salihu, tha se janë të interesuar të shtrijnë ndikimin pozitiv te institucionet publike. “Për të ndodhë kjo duhet të ngrisim kapacitetin dhe cilësinë e punës tonë. Besojmë qe përmes këtij projekti do të arrijmë një nivel evropian të punës dhe cilësisë”, theksoi ai Projekti i Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë” financohet nga Bashkimi Evropian dhe do të zbatohet nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë, me mbështetjen edhe të kolegëve ekspertë nga Institucionet Supreme të Auditimit të Kroacisë, të Republikës së Çekisë, të Letonisë, të Lituanisë dhe të Portugalisë. Ky është projekti i dytë që mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë”. Vlera e tërësishme e projektit është 700 000 € dhe pritet të realizohet brenda 18 muajve. Objektivë specifike e projektit është që të mbështetet Zyra Kombëtare e Auditimit në zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve të saj në realizimin e qëndrueshëm të objektivave dhe  të misionit të vet sipas Standardeve Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (SNISA) dhe rritjen e ndikimit të saj përmes komunikimit të intensifikuar me qytetarët, Parlamentin dhe palët tjera të interesit. Projekti përbëhet nga tri komponente kryesore: (i) Komunikimi me qytetarët, Parlamentin dhe palët e tjera të interesit; (ii) Fuqizimi i kapaciteteve institucionale të ZKA-së; dhe (iii) Përditësimi i doracakëve të auditimit (financiar dhe të pajtueshmërisë) dhe të letrave të punës, në përputhje me legjislacionin dhe SNISA-t.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Ftesë për media

Ftesë për media

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ju ftojmë të ndiqni konferencën e hapjes së Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë”.

Konferenca mbahet:

të premten, me 08 nëntor 2019, në ora 11:00

në EU House, Rr. UÇK nr.90, Prishtinë, Kosovë

Projekti do të financohet nga Bashkimi Evropian dhe do të zbatohet nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë me mbështetjen edhe të kolegëve ekspertë nga Institucionet Supreme të Auditimit të Kroacisë, të Republikës së Çekisë, të Letonisë, të Lituanisë dhe të Portugalisë. Vlera e tërësishme e projektit është 700 000 € dhe pritet të realizohet brenda 18 muajve.

Objektiva specifike e projektit është që ta mbështes Zyrën Kombëtare të Auditimit për zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve të saj në realizimin e qëndrueshëm të objektivave të misionit të vet sipas Standardeve Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (SNISA) dhe rritjen e ndikimit të saj përmes komunikimit të intensifikuar me qytetarët, Parlamentin dhe palët tjera të interesit.

Ju mirëpresim!

Lexo më shumë
Ftesë për media

Ftesë për media

Të nderuar përfaqësues të mediave, Ju ftojmë të ndiqni tryezën e organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit për prezantimin e raportit të auditimit të performancës “Sistemi i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës”.   Tryeza do të mbahet:

të marten, me 12 nëntor 2019

në ora 10:00

në sallën Orion rr. Rexhep Luci,

Prishtinë

  Në tryezë janë të ftuar përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Doganës së Kosovës, shoqërisë civile, mediave, organizatave ndërkombëtare. Tryeza është e hapur për publikun dhe ka karakter informues lidhur me përmbajtjen, gjetjet dhe rekomandimet e auditimit. Debati do të jetë i hapur për të gjithë pjesëmarrësit.   Ju mirëpresim!
Lexo më shumë