Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
11/19/2019 3:03:45 PM

Auditori i Përgjithshëm mori pjesë në takimin e Këshillit të Kryetarëve të Komunave të Kosovës

Sot, Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani, ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Kryetarëve të Komunave të Kosovës ku është diskutuar për raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për komunat e Kosovës. Me këtë rast z.Osmani, duke theksuar rëndësinë e procesit të auditimit të komunave dhe zbatimin e rekomandimeve në përmirësimin e qeverisjes në nivelin lokal, ai ka thënë se raportet e auditimit janë një lloj ekzaminimi shumë i mirë për kryetarët e komunave që të kuptojnë se çka duhet të përmirësojnë në të ardhmen. “Është një mundësi e mirë të diskutojmë së bashku me ju të gjeturat e raporteve tonë dhe në të njëjtën kohë të marrim edhe një vlerësim nga ana e juaj për punën tonë dhe për të gjitha shqetësimet që ju i keni në raport me Zyrën Kombëtare të Auditimit” theksoi Osmani. Tutje z.Osmani ka thënë se për t’u përmirësuar gjendja në komunat e Republikës së Kosovës janë shumë sfida, por ka zgjidhje. Sfidat kryesore kanë të bëjnë me shfrytëzimin e buxhetit. “Përderisa ende kemi komuna që shfrytëzojnë vetëm 50 për qind të buxhetit vjetor tregon se flasim për një performancë relativisht të dobët në menaxhimin e buxhetit dhe kjo e zë një vend të merituar në raportet e auditimit, sepse kjo tregon qoftë për planifikim të dobët buxhetor apo për mungesë të kapaciteteve për të shfrytëzuar buxhetin”, ka theksuar ai. Nga ana tjetër kryetarët e komunave  kanë vlerësuar punën e Auditorit të Përgjithshëm si dhe pavarësisht vështirësive ata kanë shprehur gatishmërinë për të zbatuar rekomandimet. Nga Ministria e Financave, Drejtori i Buxhetit z. Salvador Elmazi, ka theksuar se bazuar në rekomandimet e auditorit, jemi duke u munduar të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme për zbatimin e rekomandimeve, në mënyrë që ato mos të përsëriten. Në këtë takim që është organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) është diskutuar edhe për strategjinë e shtetit zvicerane në përkrahje të komunave të Kosovës të cilën e ka prezantuar drejtoresha e Zyrës zvicerane për bashkëpunim, Katharina Stocker.  Kurse strategjinë e shtetit suedez në përkrahje të komunave e ka prezantuar udhëheqësja për Bashkëpunim dhe zhvillim/zëvendës shefe e misionit të Ambasadës së Suedisë në Kosovë, Nasrin Pourghazia.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditori i Përgjithshëm viziton Zyrën Supreme të Auditimit të Çekisë

Auditori i Përgjithshëm viziton Zyrën Supreme të Auditimit të Çekisë

Sot, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës z. Besnik Osmani i shoqëruar nga Zëvendës Auditori i Përgjithshëm z. Ilir Salihu zhvilluan një vizitë pune në selinë e Zyrën Supreme të Auditimit të Çekisë, në Pragë ku u pritën në një takim të veçantë nga Presidenti i këtij institucioni, z. Miloslav Kala. Në këtë takim u bisedua për forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të dy Institucioneve Supreme të Auditimit; për procesin e zbatimit të marrëveshjes bilaterale, si dhe për involvimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit në institucione të rëndësishme të auditimit në nivel rajonal dhe evropian. Auditori i Përgjithshëm i Republikës Çeke, z. Kala ka shprehur gatishmërinë e institucionit të tij për të thelluar bashkëpunimin ndërinstitucional përmes zhvillimit të aktiviteteve bilaterale si dhe duke ofruar ekspertizën në kuadër të Projektit të binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë”, i cili zbatohet nga Zyra Supreme e Auditimit e Polonisë. Z. Osmani e ka falënderuar z. Kala për përkrahjen e tij të vazhdueshme dhe ka ritheksuar rëndësinë që ka bashkëpunimi bilateral me homologët Çekë në zhvillimin e mëtejmë profesional të personelit auditues të ZKA-së si dhe arritjen e standardit evropian të cilësisë së auditimeve, si parakushte për integrimin e ZKA-së në programet dhe organizatat rajonale dhe evropiane. Zyra Kombëtare e Auditimit e Kosovës dhe ajo e Republikës së Çekisë, në muajin maj të këtij viti, kanë nënshkruar memorandumin për bashkëpunim në fusha të rëndësishme profesionale midis dy institucioneve dhe synon shkëmbimin e praktikave të mira audituese, veçmas në lidhje me metodologjinë dhe procedurat e auditimit të jashtëm të sektorit publik; aktivitetet profesionale për zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve institucionale e njerëzore; përmirësimin e komunikimit me palët e jashtme, si dhe shkëmbimin e përvojave përmes auditimeve paralele.
Lexo më shumë
Përfaqësues nga Zyra Kombëtare e Auditimit morën pjesë në Punëtorinë “Çmimi ekonomikisht më i favorshëm – çfarë më tutje?”

Përfaqësues nga Zyra Kombëtare e Auditimit morën pjesë në Punëtorinë “Çmimi ekonomikisht më i favorshëm – çfarë më tutje?”

Me datat 16 dhe 17 nëntor, auditorët nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës, Arben Selimi dhe dhe Donjetë Dreshaj,  morën pjesë në punëtorinë  me temë “Çmimi ekonomikisht më i favorshëm- çfarë më tutje?”. Punëtoria u organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI). Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin përfaqësues nga institucionet vendore me njohuri në fushën e prokurimit publik nga aspekti rregullativ, zbatues dhe mbikëqyrës/llogaridhënës si: Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, Prokuroria e Shtetit, Agjencia Qendrore e Prokurimit, Agjencia Kundër Korrupsion dhe OJQ-të. Gjatë kësaj punëtorie janë shqyrtuar përvojat vendore dhe ato të Bashkimit Evropian sa i përket aplikimit në aktivitetet e prokurimit të kriterit çmimi ekonomikisht më të favorshëm. Po ashtu është diskutuar edhe për kapacitetet aktuale në nivelin zbatues dhe sfidat e pritshme gjatë zbatimit të këtij kriteri. Kjo temë u trajtua me ligjërata, punë në grupe, diskutime të hapura dhe në fund është bërë përmbledhja e mendimeve. Fillimisht janë prezantuar disa nga problemet aktuale në prokurimin publik. Më tutje është prezantuar Rregullorja 67 e Direktivës 2014/24 / KE, si vlerësohet tenderët bazuar në kriterin çmimi ekonomikisht më të favorshëm dhe cilat janë nën kriteret e këtij kriteri.  Pastaj u trajtuan çështja lidhur me kapacitetet që i ka Kosova për implementim dhe menaxhim e tenderëve që aplikojnë këtë kriter për të siguruar qëndrueshmërinë e furnizimit. Përfaqësuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit janë deklaruar se edhe pse përqindja aktuale e shfrytëzimit të kësaj procedure është e vogël (rreth 1% për vitet e kaluara) ka kapacitete për të mbuluar fushën e prokurimit që ka të bëjë me aplikimin e kriterit çmimi ekonomikisht më i favorshëm. Shumica e pjesëmarrëse kanë qenë të mendimit se kjo procedurë duhet të fillojë të aplikohet me pilot projekte deri në vitin 2022 në mënyrë që të ketë përgatitje të duhura për përdorim të kësaj procedura me kapacitete të plota. Megjithatë sipas pjesëmarrësve, mund të ketë sfida në aplikimin e këtij kriteri për shkak se zyrtarët e prokurimit mund të mos jenë kompetent për të zhvilluar këtë procedurë.
Lexo më shumë