Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
11/16/2019 2:27:53 PM

Përfaqësues nga Zyra Kombëtare e Auditimit morën pjesë në Punëtorinë “Çmimi ekonomikisht më i favorshëm – çfarë më tutje?”

Me datat 16 dhe 17 nëntor, auditorët nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës, Arben Selimi dhe dhe Donjetë Dreshaj,  morën pjesë në punëtorinë  me temë “Çmimi ekonomikisht më i favorshëm- çfarë më tutje?”. Punëtoria u organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI). Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin përfaqësues nga institucionet vendore me njohuri në fushën e prokurimit publik nga aspekti rregullativ, zbatues dhe mbikëqyrës/llogaridhënës si: Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, Prokuroria e Shtetit, Agjencia Qendrore e Prokurimit, Agjencia Kundër Korrupsion dhe OJQ-të. Gjatë kësaj punëtorie janë shqyrtuar përvojat vendore dhe ato të Bashkimit Evropian sa i përket aplikimit në aktivitetet e prokurimit të kriterit çmimi ekonomikisht më të favorshëm. Po ashtu është diskutuar edhe për kapacitetet aktuale në nivelin zbatues dhe sfidat e pritshme gjatë zbatimit të këtij kriteri. Kjo temë u trajtua me ligjërata, punë në grupe, diskutime të hapura dhe në fund është bërë përmbledhja e mendimeve. Fillimisht janë prezantuar disa nga problemet aktuale në prokurimin publik. Më tutje është prezantuar Rregullorja 67 e Direktivës 2014/24 / KE, si vlerësohet tenderët bazuar në kriterin çmimi ekonomikisht më të favorshëm dhe cilat janë nën kriteret e këtij kriteri.  Pastaj u trajtuan çështja lidhur me kapacitetet që i ka Kosova për implementim dhe menaxhim e tenderëve që aplikojnë këtë kriter për të siguruar qëndrueshmërinë e furnizimit. Përfaqësuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit janë deklaruar se edhe pse përqindja aktuale e shfrytëzimit të kësaj procedure është e vogël (rreth 1% për vitet e kaluara) ka kapacitete për të mbuluar fushën e prokurimit që ka të bëjë me aplikimin e kriterit çmimi ekonomikisht më i favorshëm. Shumica e pjesëmarrëse kanë qenë të mendimit se kjo procedurë duhet të fillojë të aplikohet me pilot projekte deri në vitin 2022 në mënyrë që të ketë përgatitje të duhura për përdorim të kësaj procedura me kapacitete të plota. Megjithatë sipas pjesëmarrësve, mund të ketë sfida në aplikimin e këtij kriteri për shkak se zyrtarët e prokurimit mund të mos jenë kompetent për të zhvilluar këtë procedurë.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditori i Përgjithshëm mori pjesë në takimin e Këshillit të Kryetarëve të Komunave të Kosovës

Auditori i Përgjithshëm mori pjesë në takimin e Këshillit të Kryetarëve të Komunave të Kosovës

Sot, Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani, ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Kryetarëve të Komunave të Kosovës ku është diskutuar për raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për komunat e Kosovës. Me këtë rast z.Osmani, duke theksuar rëndësinë e procesit të auditimit të komunave dhe zbatimin e rekomandimeve në përmirësimin e qeverisjes në nivelin lokal, ai ka thënë se raportet e auditimit janë një lloj ekzaminimi shumë i mirë për kryetarët e komunave që të kuptojnë se çka duhet të përmirësojnë në të ardhmen. “Është një mundësi e mirë të diskutojmë së bashku me ju të gjeturat e raporteve tonë dhe në të njëjtën kohë të marrim edhe një vlerësim nga ana e juaj për punën tonë dhe për të gjitha shqetësimet që ju i keni në raport me Zyrën Kombëtare të Auditimit” theksoi Osmani. Tutje z.Osmani ka thënë se për t’u përmirësuar gjendja në komunat e Republikës së Kosovës janë shumë sfida, por ka zgjidhje. Sfidat kryesore kanë të bëjnë me shfrytëzimin e buxhetit. “Përderisa ende kemi komuna që shfrytëzojnë vetëm 50 për qind të buxhetit vjetor tregon se flasim për një performancë relativisht të dobët në menaxhimin e buxhetit dhe kjo e zë një vend të merituar në raportet e auditimit, sepse kjo tregon qoftë për planifikim të dobët buxhetor apo për mungesë të kapaciteteve për të shfrytëzuar buxhetin”, ka theksuar ai. Nga ana tjetër kryetarët e komunave  kanë vlerësuar punën e Auditorit të Përgjithshëm si dhe pavarësisht vështirësive ata kanë shprehur gatishmërinë për të zbatuar rekomandimet. Nga Ministria e Financave, Drejtori i Buxhetit z. Salvador Elmazi, ka theksuar se bazuar në rekomandimet e auditorit, jemi duke u munduar të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme për zbatimin e rekomandimeve, në mënyrë që ato mos të përsëriten. Në këtë takim që është organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) është diskutuar edhe për strategjinë e shtetit zvicerane në përkrahje të komunave të Kosovës të cilën e ka prezantuar drejtoresha e Zyrës zvicerane për bashkëpunim, Katharina Stocker.  Kurse strategjinë e shtetit suedez në përkrahje të komunave e ka prezantuar udhëheqësja për Bashkëpunim dhe zhvillim/zëvendës shefe e misionit të Ambasadës së Suedisë në Kosovë, Nasrin Pourghazia.
Lexo më shumë
Auditori i Përgjithshëm priti në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë

Auditori i Përgjithshëm priti në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë

Sot, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, z. Nicholas Abbott.  Në këtë takim, Auditori i Përgjithshëm, e ka njoftuar diplomatin britanik për punën dhe rezultatet e Zyrës Kombëtare të Auditimit. Në veçanti është diskutuar për çështjet kryesore që kanë rezultuar nga puna audituese dhe ndikimin e rekomandimeve për të rritur llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë të institucioneve. Z. Osmani, ka falënderuar Ambasadën Britanike që në vazhdimësi e ka përkrahur Zyrën Kombëtare të Auditimit dhe është angazhuar që përmes projekteve konkrete të ngris kapacitetet tona. Ambasadori Abbott, ka inkurajuar Auditorin e Përgjithshëm dhe auditorët që të vazhdojnë punën e mirë dhe të japin kontributin për përmirësimin e vazhdueshëm në menaxhimin e mirë të financave publike, rritjen e transparencës në administratë publike dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.
Lexo më shumë