Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
11/22/2019 5:45:53 PM

Vetëqeverisja lokale duhet të ketë për qëllim zhvillimin ekonomik lokal dhe adresa e vetme duhet të jetë qytetari

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, të premten ka marrë pjesë në konferencën me temë “Vetëqeverisja lokale në Kosovë - 20 vjet”. Diskutimet u fokusuan në dy tema: Vetëqeverisja Lokale në Kosovë- progresi dhe sfidat si dhe orientimet strategjike dhe bashkëpunimi ndër-sektorial. Në këtë konferencë kanë marrë pjesë kontribues të zhvillimit të vetëqeverisjes lokale në Kosovë, Drejtorja e misionit- USAID në Kosovë, Kryetarë të Komunave, përfaqësues nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, përfaqësues nga akademia, shoqëria civile, institucionet shtetërore, organizatat ndërkombëtare, ekspertë nga kjo fushë si dhe anëtarët e TLP AA. Para të pranishmëve Auditori i Përgjithshëm ka adresuar çështjet kryesore dhe sfidat që e kanë përcjellë vetëqeverisjen lokale në Kosovë. Ai ka thënë se vetëqeverisja lokale duhet të ketë për qëllim zhvillimin ekonomik lokal dhe adresa e vetme duhet të jetë qytetari. “Është shumë e rëndësishme që vetëqeverisja lokale gradualisht nga ofrimi i shërbimeve ditore administrative t’ia lëshojë vendin qasjes që fokus e ka zhvillimin ekonomik lokal dhe adresë ka vetëm qytetarin”, ka deklaruar Osmani, duke shtuar se forcimi i sistemeve të kontrollit të brendshëm edhe të inspektimit do të rrisë qeverisjen e mirë si dhe do të pamundësonte zhvillimin e aktiviteteve të mashtrimit. Ai ka theksuar se progresi i vetëqeverisjes lokale karakterizohet me disa procese. Njëra prej tyre ka të bëjë me sistemin zgjedhor i cili ka ndikuar në zhvillimin e demokracisë në nivel lokal dhe kjo është një arritje shumë e madhe. Ai ka shtuar se ka një qeverisje efektive dhe të balancuar në mes të ekzekutivit dhe legjislativit  në nivelin komunal e cila ka mundësuar kompromise të nevojshme për zhvillimin e vet demokracisë lokale. Megjithatë z. Osmani ka theksuar se vetëqeverisja lokale është ballafaquar edhe me sfida dhe njëra ndër sfidat kryesore sipas tij, është ndërthurja e kompetencave të pushteteve, paqartësitë që ekzistojnë në mes të pushtetit qendror dhe lokal. Komunat nuk kanë kapacitet financiar dhe kjo është sfida më e madhe, prandaj duhet një ndryshim rrënjësor që lidhet me politikat fiskale, mënyrat e financimit të komunave si dhe pavarësinë e tyre, ka shtuar tutje Osmani. Z. Osmani ka theksuar nevojën për reformën zgjedhore në mënyrë që zgjedhja e kryetarëve të bëhet në raundin e parë, të ketë asamble me përbërje më të vogël dhe përfaqësim parësor të angazhimit të anëtarëve të zgjedhur që ata të luajnë rolin legjislativ në mënyrë aktive dhe të mos jenë anëtarë me korrespodencë në kuvendet komunale. Konferenca “Vetëqeverisja lokale në Kosovë - 20 vjet” është organizuar nga shoqata TLP AA- Programi për lidership transformues, Alumni Association, që është shoqatë vullnetare e rreth 300 studentëve të kthyer në Kosovë nga programi i studimeve në ShBA, ofruar nga TLP SP dhe mbështetur nga USAID dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditori i Përgjithshëm priti në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë

Auditori i Përgjithshëm priti në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë

Sot, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, z. Nicholas Abbott.  Në këtë takim, Auditori i Përgjithshëm, e ka njoftuar diplomatin britanik për punën dhe rezultatet e Zyrës Kombëtare të Auditimit. Në veçanti është diskutuar për çështjet kryesore që kanë rezultuar nga puna audituese dhe ndikimin e rekomandimeve për të rritur llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë të institucioneve. Z. Osmani, ka falënderuar Ambasadën Britanike që në vazhdimësi e ka përkrahur Zyrën Kombëtare të Auditimit dhe është angazhuar që përmes projekteve konkrete të ngris kapacitetet tona. Ambasadori Abbott, ka inkurajuar Auditorin e Përgjithshëm dhe auditorët që të vazhdojnë punën e mirë dhe të japin kontributin për përmirësimin e vazhdueshëm në menaxhimin e mirë të financave publike, rritjen e transparencës në administratë publike dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.
Lexo më shumë
Përfaqësues nga Zyra Kombëtare e Auditimit morën pjesë në punëtorinë “Auditimi Dixhital”

Përfaqësues nga Zyra Kombëtare e Auditimit morën pjesë në punëtorinë “Auditimi Dixhital”

Me datë 06 dhe 07 Nëntor, në Maqedoninë e Veriut është mbajtur punëtoria “Auditimi Dixhital”. Kjo punëtori u organizua në kuadër të Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISA-ve) të shteteve kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE dhe Gjykatës Evropiane të Auditorëve dhe është mbështetur nga  Institucioni Suprem i Auditimit të  Maqedonisë së Veriut, SIGMA-as dhe OECD-së. Objektivë e kësaj punëtorie ishte krijimi i një platforme për diskutim në mes të rrjetit të ISA-ve në lidhje me çështjet dhe sfidat me të cilat ata përballen gjatë zhvillimit të auditimit dixhital,  dhe të diskutojnë mundësit sesi t'i përgjigjemi sfidave në rritje të dixhitalizimit në gjithë sektorin publik. Gjatë punëtorisë dy ditore, pjesëmarrësit kanë  shkëmbyer praktikat e  tyre në auditimin e TI-së, auditimin e shërbimeve dixhitale dhe përdorimin e mjeteve dhe teknikave dixhitale. Në këtë punëtori  janë zhvilluar diskutime rreth çështjeve strategjike dhe sfidave që ISA-të duhet të adresojnë. Punëtoria  ishte interaktive dhe  ka  përfshirë prezantime të rasteve. Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës në këtë punëtori u përfaqësua nga auditorët dhe punonjësit e teknologjisë informative; Armend Salihu, Poliksena Berisha dhe Shqipe Azemi, të cilët kanë prezantuar temën “Auditimet e Teknologjisë Informative të kryera nga ZKA dhe ekipet e auditimit të TI-së”. Institucionet Supreme të Auditimit, pasi që adresojnë çështjet dhe rreziqet që janë të rëndësishme në sektorin publik dhe qytetarët duhet t'i përgjigjen epokës dixhitale. Prandaj, punëtoria ka shërbyer për të diskutuar mënyrat se si ISA-t duhet të reagojnë ndaj dixhitalizimit të operacioneve qeveritare dhe shërbimeve publike në planifikimin e punës së tyre, si ti përdorin mjetet dhe teknologjinë dixhitale për të mbështetur punën e auditimit dhe  si të ndërtojnë kapacitetin dhe aftësitë përkatëse në të gjithë institucionin.
Lexo më shumë