Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
11/7/2019 9:13:33 AM

Përfaqësues nga Zyra Kombëtare e Auditimit morën pjesë në punëtorinë “Auditimi Dixhital”

Me datë 06 dhe 07 Nëntor, në Maqedoninë e Veriut është mbajtur punëtoria “Auditimi Dixhital”. Kjo punëtori u organizua në kuadër të Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISA-ve) të shteteve kandidate dhe kandidate të mundshme për në BE dhe Gjykatës Evropiane të Auditorëve dhe është mbështetur nga  Institucioni Suprem i Auditimit të  Maqedonisë së Veriut, SIGMA-as dhe OECD-së. Objektivë e kësaj punëtorie ishte krijimi i një platforme për diskutim në mes të rrjetit të ISA-ve në lidhje me çështjet dhe sfidat me të cilat ata përballen gjatë zhvillimit të auditimit dixhital,  dhe të diskutojnë mundësit sesi t'i përgjigjemi sfidave në rritje të dixhitalizimit në gjithë sektorin publik. Gjatë punëtorisë dy ditore, pjesëmarrësit kanë  shkëmbyer praktikat e  tyre në auditimin e TI-së, auditimin e shërbimeve dixhitale dhe përdorimin e mjeteve dhe teknikave dixhitale. Në këtë punëtori  janë zhvilluar diskutime rreth çështjeve strategjike dhe sfidave që ISA-të duhet të adresojnë. Punëtoria  ishte interaktive dhe  ka  përfshirë prezantime të rasteve. Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës në këtë punëtori u përfaqësua nga auditorët dhe punonjësit e teknologjisë informative; Armend Salihu, Poliksena Berisha dhe Shqipe Azemi, të cilët kanë prezantuar temën “Auditimet e Teknologjisë Informative të kryera nga ZKA dhe ekipet e auditimit të TI-së”. Institucionet Supreme të Auditimit, pasi që adresojnë çështjet dhe rreziqet që janë të rëndësishme në sektorin publik dhe qytetarët duhet t'i përgjigjen epokës dixhitale. Prandaj, punëtoria ka shërbyer për të diskutuar mënyrat se si ISA-t duhet të reagojnë ndaj dixhitalizimit të operacioneve qeveritare dhe shërbimeve publike në planifikimin e punës së tyre, si ti përdorin mjetet dhe teknologjinë dixhitale për të mbështetur punën e auditimit dhe  si të ndërtojnë kapacitetin dhe aftësitë përkatëse në të gjithë institucionin.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Vetëqeverisja lokale duhet të ketë për qëllim zhvillimin ekonomik lokal dhe adresa e vetme duhet të jetë qytetari

Vetëqeverisja lokale duhet të ketë për qëllim zhvillimin ekonomik lokal dhe adresa e vetme duhet të jetë qytetari

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, z. Besnik Osmani, të premten ka marrë pjesë në konferencën me temë “Vetëqeverisja lokale në Kosovë - 20 vjet”. Diskutimet u fokusuan në dy tema: Vetëqeverisja Lokale në Kosovë- progresi dhe sfidat si dhe orientimet strategjike dhe bashkëpunimi ndër-sektorial. Në këtë konferencë kanë marrë pjesë kontribues të zhvillimit të vetëqeverisjes lokale në Kosovë, Drejtorja e misionit- USAID në Kosovë, Kryetarë të Komunave, përfaqësues nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, përfaqësues nga akademia, shoqëria civile, institucionet shtetërore, organizatat ndërkombëtare, ekspertë nga kjo fushë si dhe anëtarët e TLP AA. Para të pranishmëve Auditori i Përgjithshëm ka adresuar çështjet kryesore dhe sfidat që e kanë përcjellë vetëqeverisjen lokale në Kosovë. Ai ka thënë se vetëqeverisja lokale duhet të ketë për qëllim zhvillimin ekonomik lokal dhe adresa e vetme duhet të jetë qytetari. “Është shumë e rëndësishme që vetëqeverisja lokale gradualisht nga ofrimi i shërbimeve ditore administrative t’ia lëshojë vendin qasjes që fokus e ka zhvillimin ekonomik lokal dhe adresë ka vetëm qytetarin”, ka deklaruar Osmani, duke shtuar se forcimi i sistemeve të kontrollit të brendshëm edhe të inspektimit do të rrisë qeverisjen e mirë si dhe do të pamundësonte zhvillimin e aktiviteteve të mashtrimit. Ai ka theksuar se progresi i vetëqeverisjes lokale karakterizohet me disa procese. Njëra prej tyre ka të bëjë me sistemin zgjedhor i cili ka ndikuar në zhvillimin e demokracisë në nivel lokal dhe kjo është një arritje shumë e madhe. Ai ka shtuar se ka një qeverisje efektive dhe të balancuar në mes të ekzekutivit dhe legjislativit  në nivelin komunal e cila ka mundësuar kompromise të nevojshme për zhvillimin e vet demokracisë lokale. Megjithatë z. Osmani ka theksuar se vetëqeverisja lokale është ballafaquar edhe me sfida dhe njëra ndër sfidat kryesore sipas tij, është ndërthurja e kompetencave të pushteteve, paqartësitë që ekzistojnë në mes të pushtetit qendror dhe lokal. Komunat nuk kanë kapacitet financiar dhe kjo është sfida më e madhe, prandaj duhet një ndryshim rrënjësor që lidhet me politikat fiskale, mënyrat e financimit të komunave si dhe pavarësinë e tyre, ka shtuar tutje Osmani. Z. Osmani ka theksuar nevojën për reformën zgjedhore në mënyrë që zgjedhja e kryetarëve të bëhet në raundin e parë, të ketë asamble me përbërje më të vogël dhe përfaqësim parësor të angazhimit të anëtarëve të zgjedhur që ata të luajnë rolin legjislativ në mënyrë aktive dhe të mos jenë anëtarë me korrespodencë në kuvendet komunale. Konferenca “Vetëqeverisja lokale në Kosovë - 20 vjet” është organizuar nga shoqata TLP AA- Programi për lidership transformues, Alumni Association, që është shoqatë vullnetare e rreth 300 studentëve të kthyer në Kosovë nga programi i studimeve në ShBA, ofruar nga TLP SP dhe mbështetur nga USAID dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.
Lexo më shumë
Përfaqësues nga Zyra Kombëtare e Auditimit morën pjesë në seminarin për Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR)

Përfaqësues nga Zyra Kombëtare e Auditimit morën pjesë në seminarin për Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR)

Me datë 15 nëntor, në Larnaka të Qipros u mbajt seminari për Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR). Seminari u organizua nga Zyra e Auditimit të Republikës së Qipros. Qëllimi i seminari ishte  ndikimi i Rregullores  së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave në Institucionet Supreme të Auditimit (ISA) dhe në menaxhimin e të dhënave gjatë procesit të auditimit, për mbledhjen, transferimin, ruajtjen dhe shkatërrimin e të dhënave personale. Fokus i veçantë i është dhënë funksionit, rolit dhe detyrave të  Zyrtarit për Mbrojtjen e të Dhënave në Institucionit Supreme të Auditimit (ISA). Prezantues ishin zyrtarë me përvojë nga Gjykata Evropiane e Auditorëve (ECA) dhe nga Komisioni Evropian. Në seminar është prezantuar hulumtimi mbi zbatimin e kësaj rregullore nga ISA-të Evropiane, ndërsa përmes diskutimeve pjesëmarrësit kanë shkëmbyen përvojat e vendeve të tyre rreth ligjeve dhe rregulloreve të brendshme të ISA për trajtimin e të dhënave personale gjatë proceseve audituese. Në mënyrë të veçantë ISA e Hungarisë ka prezantuar përvojën dhe praktikën e saj në zbatimin e kësaj Rregulloreje. Po ashtu janë ngritur shqetësimet rreth nivelit të zbatimit të kësaj Rregulloreje. Në këtë seminar morën pjesë përfaqësues nga Institucionet Supreme të Auditimit të Shqipërisë, të Austrisë, të Çekisë, të Kroacisë, të  Estonisë, të Finlandës, Hungarisë, Holandës, Irlandës, Italisë, Qipros dhe Serbisë. Ndërsa Zyra Kombëtare e Auditimit u përfaqësua nga Udhëheqësi i Departamentit për Performancë dhe Teknologji Informative z. Samir Zymberi dhe auditorë e TI-së znj. Shqipe Mujku Hajrizi. Përfaqësuesit nga ZKA  zhvilluan biseda dhe takime jo formale me përfaqësues nga Holanda, Estonia, Kroacia, Shqipëria, Qipro, Finlanda, Austria, të cilët kanë shfaqur interesim për zhvillimin e Zyrën Kombëtare të Auditimit të cilët po ashtu kanë përshëndetur anëtarësimin e ZKA-së në INTOSAI si dhe kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim, sidomos në fushën e auditimeve të TI dhe performancës.
Lexo më shumë