Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
11/30/2012 11:26:06 AM

U mbajt seminari “Auditimi i Partneriteteve Publiko Private: Puna vazhdon”

 

Përfaqësuesit e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm në mesin e pjesëmarrësve  të tjerë 

Përfaqësuesit e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës,  Ganimete Dalloshi dhe Fikret Ibrahimi  morën pjesë në seminarin, “Auditimi i Partneriteteve Publiko Private: Puna vazhdon” nikoqir i të cilit ishte Gjykata e Auditimit të Holandës.  Seminari u mbajt në Hagë me datat 26 dhe 27 nëntor, pjesëmarrës të të cilit ishin rreth 60 Institucione Supreme të Auditimit nga mbarë bota si dhe përfaqësues nga Banka Botërore, Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD), Komisioni Ekonomik për Evropën i Kombeve të Bashkuara (UNECE), Instituti Evropian për Administratë Publike(EIPA) etj. 

Qëllimi i seminarit ishte ndarja e përvojave dhe informacionit mbi auditimin e Partneriteteve Publiko Private në mënyrë që Institucionet Supreme të Auditimit të kuptojnë çështjet specifike për të qenë efektiv dhe të kontribuojnë në vlerën për paratë dhe qëndrueshmërinë e investimeve publike. 

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Mbështetje e vazhdueshme për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm

Mbështetje e vazhdueshme për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm

 

David Goldsworthy, Artan Venhari, Lage Olofsson,  Christof Stock, Murselj Haljilji 

 

Dje Bashkimi Evropian ka lansuar zyrtarisht një projekt binjakëzimi për të mbështetur Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP). Ky është një projekt prej 1.5 milionë eurosh që ka për qëllim të forcoj mëtutje kapacitetet e zyrës përmes mësimit dhe mentorimit. Do të zgjas për 2.5 vjet dhe do të fokusohet që ta ndihmoj zyrën në ngritjen e cilësisë së auditimeve të ndërmarra, ngritjen e cilësisë së qeverisjes korporative, procese më efektive të auditimit dhe qëndrueshmëri dhe pronësim të zyrës. 

Ky projekt binjakëzimi është një bashkëpunim në mes të ZAP dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Mbretërisë së Bashkuar si partner kryesor dhe Gjykatës Holandeze të  Auditimit. 

Auditori i Përgjithshëm, Lage Olofsson ka cekur që: “Ky projekt do të mbështes zhvillimin e mëtutjeshëm të ZAP dhe do të ndihmojë që të sigurojë proceset e duhura organizative dhe stafin me përvojë për një institucion shtetëror të auditimit të qëndrueshëm i menaxhuar nga Kosovarët”. 

 

 

Lexo më shumë
Auditori i Përgjithshëm priti një delegacion nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të Shqipërisë

Auditori i Përgjithshëm priti një delegacion nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të Shqipërisë

Me 16 shkurt, Kosovën e vizitoi një delegacion i lartë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të Shqipërisë (KLSH) kryesuar nga Z. Bujar Leskaj. Qëllimi i vizitës ishte njohja për së afërmi me punën e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm dhe adresimi i mëtejmë i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Me këtë rast, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës mbajti një  ligjëratë për auditorët nga KLSH, duke u fokusuar në sfidat dhe përvojat e fituara dhe zbatimin i strategjive zhvillimore në Institucionet Supreme të Auditimit.

“Nëse duam të kemi sukses, ne duhet të përkushtohemi dhe t’i mobilizojmë të gjitha burimet tona. Ne duhet të dimë ku jemi, çfarë kemi arritur, dhe në një mënyrë të organizuar dhe të fokusuar duhet t’i adresojmë vështirësitë që ne i hasim. Duhet të jemi të aftë të tregojmë rezultate dhe të shtojmë vlerën për palët tona të interesit. I gjithë stafi duhet të jetë i aftë, komunikativ, i përkushtuar, kurioz dhe të ketë pasion atë çfarë bëjnë. Këto 5 veti janë jashtëzakonisht të rëndësishme, pa i zotëruar ato ndryshimi i vërtetë nuk mund të ndodhë” tha Auditori i Përgjithshëm gjatë ligjëratës.

Më tutje, mysafirët patën rastin të ndjekin edhe festimet me rastin e  5 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. 

 

 

Lexo më shumë