Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
3/11/2013 3:18:18 PM

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës merr pjesë në punëtorinë e organizuar nga Iniciativa për Zhvillim e ONISA, në Sarajevë

 

Nën organizimin e Iniciativës për Zhvillim të ONISA (Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit) në Sarajevë ka filluar punimet punëtoria “Programi global i menaxhimit të 3i” në të cilën po merr pjesë edhe Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Lage Olofsson. Kjo iniciativë ka lansuar programin zhvillimi i kapaciteteve krahasuese të quajtur Iniciativa për implementim (programi 3i) që do të mbështesë vendet në zhvillim në implementimin e nivelit 2 dhe 4 të SNISA (ISSAI)

Kjo punëtori është paraparë për Menaxhmentin e lartë të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISA) dhe synon: 

  • Ngritjen e vetëdijesimit mbi çështjet që lidhen me zbatimin e SNISA;
  • Ofrimin e një platforme për shkëmbimin e përvojave në lidhje me zbatimin e SNISA;
  • Të kujdeset për diskutimet mbi çështjet strategjike për zbatim si dhe rreziqet dhe sfidat;
  • Prezantimin e mjeteve të SNISA-ve për vlerësimin e pajtueshmërisë (MVP); dhe 
  • Angazhimin për zbatimin e  MVP-ve në institucionet supreme të auditimit si dhe diskutimin rreth tyre. 

Punimet do të zhvillohen nga sot 11 deri me 13 mars. Pjesëmarrëse do të jenë Kosova, Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Gjeorgjia, Kazakistani, Moldavia, Mali i Zi, Serbia, Turqia dhe Ukraina. 

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditori i Përgjithshëm priti një delegacion nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të Shqipërisë

Auditori i Përgjithshëm priti një delegacion nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të Shqipërisë

Me 16 shkurt, Kosovën e vizitoi një delegacion i lartë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të Shqipërisë (KLSH) kryesuar nga Z. Bujar Leskaj. Qëllimi i vizitës ishte njohja për së afërmi me punën e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm dhe adresimi i mëtejmë i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Me këtë rast, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës mbajti një  ligjëratë për auditorët nga KLSH, duke u fokusuar në sfidat dhe përvojat e fituara dhe zbatimin i strategjive zhvillimore në Institucionet Supreme të Auditimit.

“Nëse duam të kemi sukses, ne duhet të përkushtohemi dhe t’i mobilizojmë të gjitha burimet tona. Ne duhet të dimë ku jemi, çfarë kemi arritur, dhe në një mënyrë të organizuar dhe të fokusuar duhet t’i adresojmë vështirësitë që ne i hasim. Duhet të jemi të aftë të tregojmë rezultate dhe të shtojmë vlerën për palët tona të interesit. I gjithë stafi duhet të jetë i aftë, komunikativ, i përkushtuar, kurioz dhe të ketë pasion atë çfarë bëjnë. Këto 5 veti janë jashtëzakonisht të rëndësishme, pa i zotëruar ato ndryshimi i vërtetë nuk mund të ndodhë” tha Auditori i Përgjithshëm gjatë ligjëratës.

Më tutje, mysafirët patën rastin të ndjekin edhe festimet me rastin e  5 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. 

 

 

Lexo më shumë
Auditori i Përgjithshëm dekorohet nga Presidenti i Shqipërisë

Auditori i Përgjithshëm dekorohet nga Presidenti i Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Z. Bujar Nishani, do të dekorojë Auditorin e Përgjithshëm me 

“Medaljen e Mirënjohjes”.

 

Ceremonia e dekorimit do të zhvillohet me 4 qershor, në Presidencën e Shtetit të Shqipërisë ku të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues nga institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit. 

 

 

 

Lexo më shumë