Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
6/3/2013 4:03:10 PM

Auditori i Përgjithshëm dekorohet nga Presidenti i Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Z. Bujar Nishani, do të dekorojë Auditorin e Përgjithshëm me 

“Medaljen e Mirënjohjes”.

 

Ceremonia e dekorimit do të zhvillohet me 4 qershor, në Presidencën e Shtetit të Shqipërisë ku të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues nga institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit. 

 

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës merr pjesë në punëtorinë e organizuar nga Iniciativa për Zhvillim e ONISA, në Sarajevë

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës merr pjesë në punëtorinë e organizuar nga Iniciativa për Zhvillim e ONISA, në Sarajevë

 

Nën organizimin e Iniciativës për Zhvillim të ONISA (Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit) në Sarajevë ka filluar punimet punëtoria “Programi global i menaxhimit të 3i” në të cilën po merr pjesë edhe Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Lage Olofsson. Kjo iniciativë ka lansuar programin zhvillimi i kapaciteteve krahasuese të quajtur Iniciativa për implementim (programi 3i) që do të mbështesë vendet në zhvillim në implementimin e nivelit 2 dhe 4 të SNISA (ISSAI)

Kjo punëtori është paraparë për Menaxhmentin e lartë të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISA) dhe synon: 

  • Ngritjen e vetëdijesimit mbi çështjet që lidhen me zbatimin e SNISA;
  • Ofrimin e një platforme për shkëmbimin e përvojave në lidhje me zbatimin e SNISA;
  • Të kujdeset për diskutimet mbi çështjet strategjike për zbatim si dhe rreziqet dhe sfidat;
  • Prezantimin e mjeteve të SNISA-ve për vlerësimin e pajtueshmërisë (MVP); dhe 
  • Angazhimin për zbatimin e  MVP-ve në institucionet supreme të auditimit si dhe diskutimin rreth tyre. 

Punimet do të zhvillohen nga sot 11 deri me 13 mars. Pjesëmarrëse do të jenë Kosova, Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Gjeorgjia, Kazakistani, Moldavia, Mali i Zi, Serbia, Turqia dhe Ukraina. 

 

 

Lexo më shumë
Konferenca e Pestë Vjetore e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm

Konferenca e Pestë Vjetore e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm

Në datat 3,4 dhe 5 korrik, në Ohër të Maqedonisë, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm mbajti Konferencën e Pestë Vjetore, një ngjarje me rëndësi kjo për të festuar arritjet dhe për të analizuar më thellësisht se si të përmirësohemi tutje.  

Miqtë dhe partnerët tanë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike (KMFP) nga Kuvendi i Kosovës, përfaqësues nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë dhe Zyra Kombëtare e Auditimit të Britanisë së Madhe si dhe përfaqësues nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK), na nderuan me pjesë marrjen dhe kontributin e tyre gjatë punimeve të konferencës. 

Sesione në grupe punuese dhe plenumet e zhvilluara shërbyen si një forum për ndërveprim dhe siguruan një platformë për të gjithë anëtarët e stafit që të prezantojnë pikëpamjet e tyre lidhur me zhvillimin e ZAP në një perspektivë strategjike dhe taktike, mësimet e mësuara nga sezoni që shkoi dhe mundësitë për inovacione. 

Auditori i Përgjithshëm Z. Lage Olofsson në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve tha “Shikuar në një përspektivë afatgjate nga tani deri në vitin 2020, për deri kur duhet të jetë edhe strategjia jonë zhvillimore,  kemi një bazë të mirë për të ardhmen dhe ku dëshirojmë të jemi në të ardhmen. Unë po shoh një Institucion Suprem Auditimi që funksionon totalisht në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit dhe praktikat e mira. Një Institucion Suprem Auditimi që punon për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe i kontribuon transparencës dhe qeverisjes së mirë. 

Ne po kontribuojmë në agjendën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian  dhe po luajmë një rol aktiv në sferën ndërkombëtare duke qenë më të mirët në regjion. 

Por është me rëndësi të kuptojmë se ne nuk mund të largohemi shumë nga administrata publike, duhet të mbajmë distancën e duhur në mënyrë që t’i ndihmojmë atyre në rrugën e qeverisjes së mirë. Nëse ne duam të kemi sukses, anwtarwt e stafit tonë duhet të jenë të aftë, komunikues, të përkushtuar, kurioz, konkurrues dhe cilësor. ” 

Në ditën e dytë të konferencës Kryetari i KMFP-së, Z. Ali Sadriu shpalosi para të pranishmëve pritshmërinë nga ana e komisionit dhe prezantoi situatën aktuale të shqyrtimit të raporteve të auditimit në komision.  

Kryetari KLSH-së, Z. Bujar Leskaj, në fjalimin e tij paraqiti zhvillimet aktuale në Institucionin Suprem të Auditimit të Shqipërisë dhe punët në proces. 

Bashkëpunimi në mes të ZAP-së dhe SHKÇAK-së dhe si dhe zhvillimi i Skemës së re të Certifikimit, u prezantua nga Znj. Ardiana Bunjaku, drejtore ekzekutive e SHKÇAK-së. 

Pikëpamjet lidhur me “Vlerësimet e Jashtme; Perceptimet e jashtme dhe të brendshme dhe të priturat nga ZAP”, u prezantua nga Marcus Popellwell ekspert nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Britanisë së Madhe. 

Ndërsa David Golsworthy, Udhëheqës i Projektit të Binjakëzimit “Mbështetje e mëtutjeshme për ZAP-në” mbajti prezantimin lidhur me “Zhvillimet nëpër Institucionet Supreme të Auditimit, qasjet dhe sfidat e përbashkëta”.

Diskutimet e zhvilluara do të analizohen duke u konsideruar si një bazë për përpilimin e Strategjisë Zhvillimore Korporative 2013-2020 të Zyrës dhe planifikimit tonë për sezonin e ardhshëm. 

 

Lexo më shumë