Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
7/8/2013 3:38:44 PM

Konferenca e Pestë Vjetore e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm

Në datat 3,4 dhe 5 korrik, në Ohër të Maqedonisë, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm mbajti Konferencën e Pestë Vjetore, një ngjarje me rëndësi kjo për të festuar arritjet dhe për të analizuar më thellësisht se si të përmirësohemi tutje.  

Miqtë dhe partnerët tanë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike (KMFP) nga Kuvendi i Kosovës, përfaqësues nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë dhe Zyra Kombëtare e Auditimit të Britanisë së Madhe si dhe përfaqësues nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK), na nderuan me pjesë marrjen dhe kontributin e tyre gjatë punimeve të konferencës. 

Sesione në grupe punuese dhe plenumet e zhvilluara shërbyen si një forum për ndërveprim dhe siguruan një platformë për të gjithë anëtarët e stafit që të prezantojnë pikëpamjet e tyre lidhur me zhvillimin e ZAP në një perspektivë strategjike dhe taktike, mësimet e mësuara nga sezoni që shkoi dhe mundësitë për inovacione. 

Auditori i Përgjithshëm Z. Lage Olofsson në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve tha “Shikuar në një përspektivë afatgjate nga tani deri në vitin 2020, për deri kur duhet të jetë edhe strategjia jonë zhvillimore,  kemi një bazë të mirë për të ardhmen dhe ku dëshirojmë të jemi në të ardhmen. Unë po shoh një Institucion Suprem Auditimi që funksionon totalisht në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit dhe praktikat e mira. Një Institucion Suprem Auditimi që punon për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe i kontribuon transparencës dhe qeverisjes së mirë. 

Ne po kontribuojmë në agjendën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian  dhe po luajmë një rol aktiv në sferën ndërkombëtare duke qenë më të mirët në regjion. 

Por është me rëndësi të kuptojmë se ne nuk mund të largohemi shumë nga administrata publike, duhet të mbajmë distancën e duhur në mënyrë që t’i ndihmojmë atyre në rrugën e qeverisjes së mirë. Nëse ne duam të kemi sukses, anwtarwt e stafit tonë duhet të jenë të aftë, komunikues, të përkushtuar, kurioz, konkurrues dhe cilësor. ” 

Në ditën e dytë të konferencës Kryetari i KMFP-së, Z. Ali Sadriu shpalosi para të pranishmëve pritshmërinë nga ana e komisionit dhe prezantoi situatën aktuale të shqyrtimit të raporteve të auditimit në komision.  

Kryetari KLSH-së, Z. Bujar Leskaj, në fjalimin e tij paraqiti zhvillimet aktuale në Institucionin Suprem të Auditimit të Shqipërisë dhe punët në proces. 

Bashkëpunimi në mes të ZAP-së dhe SHKÇAK-së dhe si dhe zhvillimi i Skemës së re të Certifikimit, u prezantua nga Znj. Ardiana Bunjaku, drejtore ekzekutive e SHKÇAK-së. 

Pikëpamjet lidhur me “Vlerësimet e Jashtme; Perceptimet e jashtme dhe të brendshme dhe të priturat nga ZAP”, u prezantua nga Marcus Popellwell ekspert nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Britanisë së Madhe. 

Ndërsa David Golsworthy, Udhëheqës i Projektit të Binjakëzimit “Mbështetje e mëtutjeshme për ZAP-në” mbajti prezantimin lidhur me “Zhvillimet nëpër Institucionet Supreme të Auditimit, qasjet dhe sfidat e përbashkëta”.

Diskutimet e zhvilluara do të analizohen duke u konsideruar si një bazë për përpilimin e Strategjisë Zhvillimore Korporative 2013-2020 të Zyrës dhe planifikimit tonë për sezonin e ardhshëm. 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Auditori i Përgjithshëm dekorohet nga Presidenti i Shqipërisë

Auditori i Përgjithshëm dekorohet nga Presidenti i Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Z. Bujar Nishani, do të dekorojë Auditorin e Përgjithshëm me 

“Medaljen e Mirënjohjes”.

 

Ceremonia e dekorimit do të zhvillohet me 4 qershor, në Presidencën e Shtetit të Shqipërisë ku të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues nga institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit. 

 

 

 

Lexo më shumë
Zyra e Auditorit të Përgjithshëm e përkushtuar drejt zhvillimit të mëtutjeshëm profesional

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm e përkushtuar drejt zhvillimit të mëtutjeshëm profesional

Me qëllim të avancimit në sferën profesionale, më 9 korrik 2013, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKCAK). 

Kjo marrëveshje ka për qëllim bashkëpunimin institucional ndërmjet palëve të lartpërmendura, në zhvillimin e profesionit të kontabilitetit dhe auditimit të sektorit publik në Kosovë.

Sipas marrëveshjes është krijuar një skemë e re e certifikimit të auditimit për auditorët në sektorin publik e cila është e bazuar në Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISSAI) të vendosura nga Organizata Ndërkombëtare e institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI). 

Bazuar në këtë marrëveshje  ne do të jemi vendi i parë në rajon dhe më gjerë që ka zhvilluar programin e certifikimit të auditorëve të sektorit publik. Sipas skemës së re të certifikimit të sektorit publik, për të fituar thirrjen Auditor i Certifikuar i Sektorit Publik (AC/SP), auditorët e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm duhet kaluar tri nivele të certifikimit të cilat janë të ndara në tri vite. Pas fazës së certifikimit, të gjithë anëtarët, do t’i nënshtrohen obligimeve për edukim të vazhdueshëm profesional në lëmin e sektorit publik, që nënkupton azhurnimin e tyre me të gjitha ndryshimet në ISSAI, IPSAS, legjislacionin vendor përkatës, etj.

Si i tillë, ky certifikim do ta ngritë nivelin e cilësisë dhe profesionalizmit të auditorëve të ZAP-së të cilët shërbejnë si auditor të jashtëm për të gjitha institucionet e financuara nga buxheti dhe atyre në pronësi publike. 

Me qëllim të ngritjes së mëtutjeshme të cilësisë edhe të auditimit të performancës, ZAP në partneritet me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë, dhe disa Institucione Supreme të Auditimit në rajon, është në proces të zhvillimit të një skeme të zhvillimit profesional dhe certifikimit edhe për auditorët e performancës.

Në muajin maj të këtij viti Komisioni Evropian publikoi një raport duke theksuar se aplikimi i standardeve të kontabilitetit të sektorit publik (të bazuara në parimin akrual) brenda BE-së do të ketë efekt "të madh" në secilin shtet anëtarë, dhe se janë duke u bërë përgatitjet e nevojshme për implementimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit të sektorit publik të cilat janë të bazuara në IPSAS. Prandaj, programi i ri i certifikimit i dizajnuar nga ZAP së  bashku me ShKCAK është plotësisht në linjë me zhvillimet e fundit në Evropë dhe më gjerë sa i përket profesionit të kontabilitet dhe auditimit.

Tanimë ka filluar edhe implementimi i kësaj skeme dhe grupi i parë i ZAP ka filluar trajnimet sipas skemës së re. Në të njëjtën kohë ka filluar edhe muaji i trajnimeve që përmban tema të ndryshme të fazës përgatitore dhe atyre të edukimit të vazhdueshëm profesional. 

 

Lexo më shumë