Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
2/28/2020 1:53:55 PM

Osmani: Bashkëpunimi mes dy institucioneve simotra, ZKA-së e KLSH-së, shembull për institucionet e tjera

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, po merr pjesë në një konferencë dyditore, të organizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në Shqipëri. Konferenca ka për qëllim prezantimin e “Analizës Vjetore të KLSH-së për vitin 2019”. Aty po marrin pjesë, pos përfaqësuesve më të lartë të KLSH-së, edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme në Shqipëri. Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, mbajti një fjalë rasti në hapje të punimeve të konferencës. Ai i falënderoi drejtuesit e KLSH-së për ftesën, si dhe i lavdëroi për punën dhe rezultatet e arritura të këtij institucioni. “KLSH-ja dhe ZKA-ja  janë shembulli më i mirë i bashkëpunimit të organizatave simotra midis Shqipërisë e Kosovës, i cili duhet të ndiqet si model edhe nga institucionet e tjera të të dy vendeve. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje bashkëpunimin e ndërsjellë, në shumë projekte në të ardhmen”, tha Osmani gjatë konferencës. Pos kësaj, Auditori i Përgjithshëm, bëri edhe një prezantim të shkurtër për punën dhe rezultatet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) ndër vite, si dhe të projekteve aktuale të këtij institucioni. Me theks të veçantë, Osmani përmendi anëtarësimin e fundit të ZKA-së në Organizatën Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI), i cili ndodhi muajt e fundit, duke e konsideruar si arritje kulminante, jo vetëm për ZKA-në, por edhe për Kosovën. Ai e falënderoi KLSH-në dhe kryetarin e saj, Bujar Leskajn, për kontributin dhe lobimin rreth këtij anëtarësimi. Konferenca është duke u mbajtur në qytetin e Vlorës dhe do të vazhdojë punimet edhe nesër, ku pritet të ketë disa aktivitete promovuese.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Rritja e ndikimit të auditimit përmes bashkëpunimit në mes të Institucioneve Supreme të Auditimit dhe Parlamenteve

Më  20 dhe 21 shkurt 2020, në Mal të Zi, u mbajt konferenca “Puna me Parlamentin për të përmirësuar ndikimin e auditimit” nën organizimin e OECD/SIGMA, ndërsa nikoqir ishte Institucioni Shtetëror i Auditimit të Malit të Zi. Kjo konferencë u organizua në kuadër të Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve kandidate dhe kandidate të mundshme për Bashkimin Evropian (BE) dhe Gjykatës Evropiane të Auditorëve. Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin përfaqësues të Parlamenteve si deputetë, stafi i komisioneve parlamentare përkatëse si dhe përfaqësues të Institucioneve Supreme të Auditimit nga Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia. Kosova në këtë konferencë u përfaqësua nga Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, kryetari i Komsisionit Parlamentar për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati, Sekretari i Pergjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi dhe Qëndresa Mulaj, Udhëheqëse e Kabinetit të Auditorit të Përgjithshëm. Kryetari i Komsisionit Parlamentar për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati, ka prezantuar në panelin “Organizimi i seancave dëgjimore përfshirë sistemin e raportimit” ku foli për rolin e komisioneve parlemnetare në rritjen e ndikimit të auditimit. Më këtë rast ai shprehu perkushtimin e tij për të intensifikuar bashkpëunimin me Zyrën Kombëtare të Audititmit të Kosovës me qëllim të rritjes së përgjegjësisë në institucionet publike për menaxhimin e parasë publike. Konferenca ishte interaktive dhe u bazua në prezantime të rasteve. Ekspertët nga vendet anëtare të BE-së informuan pjesëmarrësit për praktikat në vendet e tyre, ndërsa përfaqësues nga ISA-t pjesë e Rrjetit dhe Parlamentet shkëmbyen përvojat e tyre se cilat janë praktikat për organizimin e takimeve për shqyrtimin parlamentar të raporteve të auditimit. Pjesëmarrësit e konferencës ranë dakord se është e rëndësishme që parlamentet të marrin rolin e tyre të mbikëqyrjes financiare mbi shpenzimet e qeverisë dhe të angazhohen me ISA-të për mënyrat më të mira për të përfituar nga pasuria e informacionit mbi menaxhimin e financave publike që ISA-të mbledhin gjatë punës së tyre të auditimit.
Lexo më shumë