Përurohet Salla e Bibliotekës së KLSH-së me emrin ‘Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës’
Në shenjë respekti për bashkëpunimin e pandërprerë e të frytshëm përgjatë viteve 2012-2019, në mes të Kontrollit të Lartë Shtetëror të Shqipërisë (KLSH) dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës (ZKA), si dhe në kuadër të pranimit të saj si anëtare me të drejta të plota në INTOSAI, më 17 shkurt në KLSH u përurua Salla e Bibliotekës dhe leximit në katin e parë të ndërtesës së KLSH-së, në krah të Muzeut të Historikut të KLSH-së, me emrin “Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës”.
Në këtë sallë janë vendosur Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, faksimile, dokumente pune, botime të KLSH-së dhe të ZKA-së, fotografi të presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova, presidentit Hashim Thaçi, foto e dekorimit të ish-Auditorit të Përgjithshëm Lars Lage Olofsson nga ish-presidenti Bujar Nishani, foto të drejtuesve të ZKA-së, të aktiviteteve të përbashkëta mes KLSH-së dhe ZKA-së, etj.
Në këtë ceremoni nga ZKA-ja morën pjesë Ndihmës Auditorët e Përgjithshëm, Qerkin Morina dhe Naser Arllati, si dhe drejtues dhe auditues të KLSH-së.
Në hapjen e kësaj ceremonie, Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, nënvizoi bashkëpunimin e veçantë me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës, duke theksuar se marrëveshjen e parë të bashkëpunimit në cilësinë e kryetarit të KLSH-së e ka nënshkruar me ish-Auditorin e Përgjithshëm të kësaj zyre, Lars Lage Olofsson.
Ai tregoi se që nga viti 2012 e deri tani dy institucionet Supreme të Auditimit të Kosovës dhe Shqipërisë kanë realizuar shumë aktivitete të përbashkëta, si auditime paralele, trajnime, workshope, vizita pune, etj.
Tutje Leskaj theksoi se me dhjetëra auditues të KLSH-së kanë marrë pjesë në analizat vjetore të ZKA-së, ashtu sikurse shumë auditues të ZKA-së kanë marrë pjesë në analizat vjetore dhe në Konferencat Shkencore vjetore të KLSH-së.
Leskaj tha se pas pranimit të ZKA-së si anëtare me të drejta të plota në INTOSAI, bashkëpunimi i fortë dhe frytdhënës në mes institucioneve tona, i ndërtuar ndër vite do të vijojë në të njëjtën linjë, duke rritur dhe forcuar bashkëpunimin tonë, veçanërisht në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta trajnuese dhe të qenit aktiv në aktivitetet e organizuara nga INTOSAI.
Ndërsa Ndihmës Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Qerkin Morina, në emër të Auditorit të Përgjithshëm, Besnik Osmani, falënderoi kryetarin Leskaj për respektin dhe vlerësimin e treguar për Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës.
Ai tha se bashkëpunimi në mes të dy institucioneve do të vazhdojë të forcohet, veçanërisht në fushën e auditimit dhe të realizimit të botimeve të përbashkëta, sepse fatmirësisht kanë një gjuhë të përbashkët që u ndihmon për të përfituar nga eksperienca e njëri-tjetrit.
Leskaj mbylli këtë ceremoni duke theksuar se ky është vetëm fillimi dhe se salla që mban këtë emër të nderuar do të vazhdojë të pasurohet me dokumente të reja, duke bashkëpunuar ngushtë në këtë drejtim me ZKA-në.
Salla ka marrë emrin e ZKA-së, mbështetur në vendimin e Kryetarit të KLSH-së nr.967, datë 26/11/2019 me motivacionin: “Në respekt të Institucioneve më të larta publike të Republikës së Kosovës dhe veçanërisht të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), me të cilën Kontrolli i Lartë i Shtetit ka pasur bashkëpunim të pandërprerë e të frytshëm përgjatë viteve 2012-2019, në drejtim të rritjes së kapaciteteve audituese përmes trajnimeve dhe botimeve të përbashkëta, auditimeve paralele dhe të përbashkëta dhe pjesëmarrjes aktive në konferencat vjetore të të dyja institucioneve, si dhe në respekt dhe mirënjohje të thellë ndaj drejtuesve dhe audituesve të ZKA-së në 15 vitet e krijimit të saj”. (Marrë nga web faqja e Kontrollit të Lartë Shtetëror të Shqipërisë (KLSH)).
Lexo më shumë

Ndërkohë Udhëheqësi i Departamentit të Auditimi, Fatlinda Ramosaj, tha se auditimi ka përfshirë institucionet përgjegjese: Bordin menaxhues të Fondit Zhvillimor të Mirëbesimit, Ministrinë e Financave, Doganën e Kosovës dhe katër komunat përfituese Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zveçanin dhe Zubin Potokun.
Ramosaj tregoi se ky auditim ka mbuluar projektet e zhvilluara gjatë viteve 2017-2019, dhe për qëllim ka pasur vlerësimin e zbatimit të rekomandimeve dhe realizimin e projekteve në të mirë të qytetarëve.
“Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë 13 rekomandime, 4 për Bordin e Fondit Zhvillimor të Mirëbesimit, 3 për Ministrinë e Financave, 1 rekomandim për Doganën e Kosovës dhe 5 rekomandime për komunat në veri. Objektivë tjetër e këtij auditimi ka qenë efekti i këtij fondi, pra se sa projektet e e financuara nga ky fond janë realizuar dhe janë venë në dispozicion të qytetarëve”, tha Ramosaj, duke shtuar se janë 3 rekomandime të reja për komunat veriore dhe 2 rekomandime për Bordin menaxhues të FZhM-së.
Më tutje udhëheqësi i ekipit, Arben Selimi dhe anëtari i ekipit, Armin Bushati prezantuan në detaje gjetjet e raportit të performancës “Zbatimi i rekomandimeve të raportit ‘Fondi Zhvillimor’ dhe efektet e fondit”.
Ndërkaq përfaqësuesit e komunave në veri të vendit përkatësisht ata të Mitorovicës së Veriut dhe të komunës së Leposaviqit u zotuan se do t’i marrin parasysh vërejtjet dhe rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës në mënyrë që mjetet e fondit të përdorën për projekte në dobi të qytetarëvë të komunave veriore.
Fondi Zhvillimor i Mirëbesimit është themeluar në vitin 2013 me marrëveshjen në mes të Bashkimit Evropian (BE) dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. Fondi ka për qëllim të promovoj zhvillimin social dhe ekonomik në komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.