Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
2/18/2020 8:38:07 AM

Përurohet Salla e Bibliotekës së KLSH-së me emrin ‘Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës’

Në shenjë respekti për bashkëpunimin e pandërprerë e të frytshëm përgjatë viteve 2012-2019, në mes të Kontrollit të Lartë Shtetëror të Shqipërisë (KLSH) dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës (ZKA), si dhe në kuadër të pranimit të saj si anëtare me të drejta të plota në INTOSAI, më 17 shkurt në KLSH u përurua  Salla e Bibliotekës dhe leximit në katin e parë të ndërtesës së KLSH-së, në krah të Muzeut të Historikut të KLSH-së, me emrin “Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës”. Në këtë sallë janë vendosur Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, faksimile, dokumente pune, botime të KLSH-së dhe të ZKA-së, fotografi të presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova, presidentit Hashim Thaçi, foto e dekorimit të ish-Auditorit të Përgjithshëm Lars Lage Olofsson nga ish-presidenti Bujar Nishani, foto të drejtuesve të ZKA-së, të aktiviteteve të përbashkëta mes KLSH-së dhe ZKA-së, etj. Në këtë ceremoni nga ZKA-ja morën pjesë Ndihmës Auditorët e Përgjithshëm, Qerkin Morina dhe Naser Arllati, si dhe drejtues dhe auditues të KLSH-së. Në hapjen e kësaj ceremonie, Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, nënvizoi bashkëpunimin e veçantë me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës, duke theksuar se marrëveshjen e parë të bashkëpunimit në cilësinë e kryetarit të KLSH-së e ka nënshkruar me ish-Auditorin e Përgjithshëm të kësaj zyre, Lars Lage Olofsson. Ai tregoi se që nga viti 2012 e deri tani dy institucionet Supreme të Auditimit të Kosovës dhe Shqipërisë kanë realizuar shumë aktivitete të përbashkëta, si auditime paralele, trajnime, workshope, vizita pune, etj. Tutje Leskaj theksoi se me dhjetëra auditues të KLSH-së kanë marrë pjesë në analizat vjetore të ZKA-së, ashtu sikurse shumë auditues të ZKA-së kanë marrë pjesë në analizat vjetore dhe në Konferencat Shkencore vjetore të KLSH-së. Leskaj tha se pas pranimit të ZKA-së si anëtare me të drejta të plota në INTOSAI, bashkëpunimi i fortë dhe frytdhënës në mes institucioneve tona, i ndërtuar ndër vite do të vijojë në të njëjtën linjë, duke rritur dhe forcuar bashkëpunimin tonë, veçanërisht në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta trajnuese dhe të qenit aktiv në aktivitetet e organizuara nga INTOSAI. Ndërsa Ndihmës Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Qerkin Morina, në emër të  Auditorit të Përgjithshëm, Besnik Osmani, falënderoi kryetarin Leskaj për respektin dhe vlerësimin e treguar për Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Ai tha se bashkëpunimi në mes të dy institucioneve do të vazhdojë të forcohet, veçanërisht në fushën e auditimit dhe të realizimit të botimeve të përbashkëta, sepse fatmirësisht kanë një gjuhë të përbashkët që u ndihmon për të përfituar nga eksperienca e njëri-tjetrit. Leskaj mbylli këtë ceremoni duke theksuar se ky është vetëm fillimi dhe se salla që mban këtë emër të nderuar do të vazhdojë të pasurohet me dokumente të reja, duke bashkëpunuar ngushtë në këtë drejtim me ZKA-në. Salla ka marrë emrin e ZKA-së, mbështetur në vendimin e Kryetarit të KLSH-së nr.967, datë 26/11/2019 me motivacionin: “Në respekt të Institucioneve më të larta publike të Republikës së Kosovës dhe veçanërisht të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), me të cilën Kontrolli i Lartë i Shtetit ka pasur bashkëpunim të pandërprerë e të frytshëm përgjatë viteve 2012-2019, në drejtim të rritjes së kapaciteteve audituese përmes trajnimeve dhe botimeve të përbashkëta, auditimeve paralele dhe të përbashkëta dhe pjesëmarrjes aktive në konferencat vjetore të të dyja institucioneve, si dhe në respekt dhe mirënjohje të thellë ndaj drejtuesve dhe audituesve të ZKA-së në 15 vitet e krijimit të saj”. (Marrë nga web faqja e Kontrollit të Lartë Shtetëror të Shqipërisë  (KLSH)).

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Osmani: Bashkëpunimi mes dy institucioneve simotra, ZKA-së e KLSH-së, shembull për institucionet e tjera

Osmani: Bashkëpunimi mes dy institucioneve simotra, ZKA-së e KLSH-së, shembull për institucionet e tjera

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, po merr pjesë në një konferencë dyditore, të organizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në Shqipëri. Konferenca ka për qëllim prezantimin e “Analizës Vjetore të KLSH-së për vitin 2019”. Aty po marrin pjesë, pos përfaqësuesve më të lartë të KLSH-së, edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme në Shqipëri. Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, mbajti një fjalë rasti në hapje të punimeve të konferencës. Ai i falënderoi drejtuesit e KLSH-së për ftesën, si dhe i lavdëroi për punën dhe rezultatet e arritura të këtij institucioni. “KLSH-ja dhe ZKA-ja  janë shembulli më i mirë i bashkëpunimit të organizatave simotra midis Shqipërisë e Kosovës, i cili duhet të ndiqet si model edhe nga institucionet e tjera të të dy vendeve. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje bashkëpunimin e ndërsjellë, në shumë projekte në të ardhmen”, tha Osmani gjatë konferencës. Pos kësaj, Auditori i Përgjithshëm, bëri edhe një prezantim të shkurtër për punën dhe rezultatet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) ndër vite, si dhe të projekteve aktuale të këtij institucioni. Me theks të veçantë, Osmani përmendi anëtarësimin e fundit të ZKA-së në Organizatën Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI), i cili ndodhi muajt e fundit, duke e konsideruar si arritje kulminante, jo vetëm për ZKA-në, por edhe për Kosovën. Ai e falënderoi KLSH-në dhe kryetarin e saj, Bujar Leskajn, për kontributin dhe lobimin rreth këtij anëtarësimi. Konferenca është duke u mbajtur në qytetin e Vlorës dhe do të vazhdojë punimet edhe nesër, ku pritet të ketë disa aktivitete promovuese.
Lexo më shumë
Ftesë për publikun

Ftesë për publikun

Ju ftojmë që të merrni pjesë në tryezën e organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit, ku do të prezantohet raporti i auditimit përcjellës “Zbatimi i rekomandimeve të raportit ‘Fondi Zhvillimor’ dhe efektet e fondit”. Tryeza do të mbahet:

Të martën me datën  03 mars  2020 në ora 10:00,

në ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit,

Lagjja Arbëria, Rr.Ahmet Krasniqi, 210

Prishtinë

  Në tryezë janë të ftuar përfaqësues nga Bordi Menaxhues i Fondit Zhvillimor të Mirëbesimit, Dogana e Kosovës, Ministria e Financave dhe Transfereve, Komuna e Mitrovicës së Veriut, Komuna e Zubin Potokut, Komuna e Zveçanit, Komuna e Leposaviqit si dhe përfaqësues nga shoqëria civile, organizatat ndërkombëtare dhe mediat.   Jeni të mirëseardhur.
Lexo më shumë