3/23/2020 1:59:38 PM
Zyra Kombëtare e Auditimit vazhdon punën online
Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia me virusin COVID-19 dhe me qëllim të zbatimit të të gjitha masave mbrojtëse të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), këtë javë do të vazhdoj aktivitetin e punës online.
Për këtë qëllim janë ndërmarrë të gjitha veprimet administrative dhe teknologjike për të ofruar asistencën e nevojshme për të gjithë stafin dhe për të mundësuar punën nga shtëpia.
Zyra Kombëtare e Auditimit ka pasur të zhvilluara disa metoda të telekomunikacionit dhe punës në distancë edhe para kësaj krize, prandaj synon që për aq sa lejojnë rrethanat, të ruaj të gjitha funksionet e saj punuese përmes angazhimit online.
Për rrjedhojë, puna në zyre do të kryhet vetëm nga një numër i kufizuar i stafit esencial. Pjesa tjetër do të punojnë nga shtëpia.
Kësisoj, me të gjitha palët e interesit dhe entitetet e audituara do të vazhdojë komunikimi online përmes postës elektronike dhe platformave tjera komunikuese, për të siguruar vazhdimësinë e punës audituese deri në atë shtrirje që organizatat mund të përgjigjen dhe situata lejon.
Përsa i përket institucioneve publike shëndetësore dhe atyre të sigurisë, si përgjegjëse të drejtpërdrejta për të menaxhuar situatën, do të bëhet një riaranzhim kohor i auditimit.
Me qëllim të sigurimit të komunikimit sa më efektiv ne kemi vendosur pikat e kontaktit sipas funksioneve ku ju mund të na kontaktoni:
| Funksioni në ZKA |
Kontaktet |
| Kabineti i Auditorit të Përgjithshëm |
Qendresa Mulaj
U.D. Udhëheqëse e Kabinetit të AP
Tel. +38345109000
E-mail. Qendresa.Mulaj@oagks.org |
| Zyra për Komunikim me Publikun |
Shqipe Hetemi
Zyrtare për Komunikim
Tel. +38344599362
E-mail. shqipe.hetemi@oagks.org |
| Administrata e Përgjithshme |
Imri Semetishti
Drejtor i Përgjithshëm
Tel. +38345109118
E-mail. Imri.Semetishti@oagks.org |
| Divizioni i Auditimit I – Institucionet nën auditim:
- Ministria e Financave
- ATK
- Dogana
- Administrata e Kuvendit
- Zyra e Kryeministrit
- Ministria e Diasporës
- Komisioni për Miniera dhe Minerale
- Ministria e Administratës Publike
- Ministria për Komunitete dhe Kthim
- Ministria e Mbrojtjes
- Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë
- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
- Ministria e Kulturës , Rinisë dhe Sportit
- Ministria e Infrastrukturës
- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
- Ministria e Integrimit Evropiane |
Qerkin Morina
Ndihmës Auditor i Përgjithshëm
Tel. +38345109160
E-mail. Qerkin.Morina@oagks.org
|
| Divizioni i auditimit II – Institucionet nën auditim:
- Ministria e Shëndetësisë
- Fondi i Sigurimeve Shëndetësore
- Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës
- Agjencia Kosovare e Privatizimit
- Fondet në Mirëbesim
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
- Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë
- Universiteti i Prishtinës
- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
- Komuna e Prizrenit
- Komuna e Dragashit
- Komuna e Mamushës
- Komuna e Pejës
- Komuna e Klinës
- Komuna e Istogut
- Komuna e Gjakovës
- Komuna e Deçanit
- Komuna e Junikut
- Komuna e Mitrovicës së Veriut
- Komuna e Kllokotit |
Emine Fazliu
Ndihmës Auditor i Përgjithshëm
Tel. +38345109079
E-mail. Emine.Fazliu@oagks.org
|
| Divizioni i auditimit III – Institucionet nën auditim:
- Ministria e Zhvillimit Ekonomik
- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal
- Ministria e Zhvillimit Rajonal
- Ministria e Drejtësisë
- Këshilli Prokurorial i Kosovës
- Këshilli Gjyqësor i Kosovës
- Ministria e Punëve të Jashtme
- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
- Ministria e Punëve të Brendshme
- Trainkos
- Hortikultura Prishtinë
- KRU Hidromorava
- KRM Uniteti
- KUR Hidroregjioni Jugor
- Stacioni i Autobusëve – Prishtinë
- Ndërmarrja e Re Energjetike
- KUR Prishtina
- KUR Drini i Bardhë
- KRM Pastrimi
- Vala dhe Telekomi i Kosovës
- Posta e Kosovës
- Bifurkacioni |
Arvita Zyferi – Hashani
Ndihmës Auditor i Përgjithshëm
Tel. +38345109073
E-mail. Arvita.Zyferi@oagks.org
|
| Divizioni i auditimit IV – Institucionet nën auditim:
- Komuna e Prishtinës
- Komuna e Obiliqit
- Komuna e Graçanicës
- Komuna e Mitrovicës
- Komuna e Suharekës
- Komuna e Fushë Kosovës
- Komuna e Leposaviqit
- Komuna e Zubin Potokut
- Komuna e Zveçanit
- Komuna e Vushtrrisë
- Komuna e Drenasit
- Komuna e Skenderajt
- Komuna e Lipjanit
- Komuna e Rahovecit
- Komuna e Shtimes
- Komuna e Ferizajt
- Komuna e Kaçanikut
- Komuna e Hanit të Elezit
- Komuna e Podujevës
- Komuna e Malishevës
- Komuna e Novobërdës
- Komuna e Gjilanit
- Komuna e Kamenicës
- Komuna e Ranillugut
- Komuna e Vitisë
- Komuna e Shtërpcës
- Komuna e Parteshit
|
Naser Arllati
Ndihmës Auditor i Përgjithshëm
Tel. +38345109097
E-mail. Naser.Arllati@oagks.org |
| Institucionet që auditohen nga firma e kontraktuar:
- Gjykata Kushtetuese e Kosovës
- Komisioni i Pavarur i Mediave
- Institucioni i Avokatit të Popullit
- Komisioni Rregullativ i Prokurimit
- Organi Shqyrtues i Prokurimit
- Akademia për Drejtësi (Instituti Gjyqësor i Kosovës)
- Autoriteti Kosovar i Konkurrencës
- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa
- Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
- Zyra Rregullative për Energji
- Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare
- Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit
- Agjencia për Ndihmë Juridike Falas
- Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronave
- Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale
- Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore
- Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave
- Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës
- Agjencia për Shërbimet të Aviacionit Ajror
- Akademia e Shkencave dhe Arteve
- Agjencia Kundër Korrupsionit
- Autoriteti i Aviacionit Civil |
Mujë Gashi
Drejtor i Metodologjisë dhe Cilësisë në Auditim
Tel. +38344421720
E-mail. Muje.Gashi@oagks.org |
| Divizioni i Auditimeve të Performancës dhe TI-së |
Vlora Mehmeti - Spanca
Ndihmës Auditor i Përgjithshëm
Tel. +38345109170
E-mail. Vlora.Mehmeti@oagks.org
|
| Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar |
Qendresa Mulaj
Drejtor i Departamentit
Tel. +38345109000
E-mail: Qendresa.Mulaj@oagks.org |